LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

4 ditë para zgjedhjeve/ Digjet makina e kandidatit të PS për Bashkinë Has, Mulaj: Kam tensione me rivalët

•Incident tjetër në fushatën elektorale. •Kandidatit të Partisë Socialiste për bashkinë e Hasit, Beqir Mulaj, i është djegur gjatë natës automjeti brenda garazhit. •Aludohet se ngjarja të jetë e qëllimshme, pasi ky incident vjen vetëm pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve më 14 maj. •Vetë Mulaj ka pranuar se ka tensione me rivalët në politikë, mirëpo sërish s'ka persona të dyshuar. •Ende nuk dihen arsyet se përse mund t’i jetë vënë flaka kandidatit socialist për Hasin, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e ngjarjes. •Grupi hetimor po vëzhgon kamerat e sigurisë për të bërë të zbardhur dinamikën e ngjarjes, si edhe për të identifikuar autorin/ët.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

"Pres ekspertizën"/ I dogjën makinën brenda garazhit, kandidati i PS në Has: S'kam konflikte

4 ditë para zgjedhjeve/ Digjet makina e kandidatit të PS për
Beqir Mulaj

KUKËS- Kandidati i PS për bashkinë Has, Beqir Mulaj nuk dyshon te asnjë person për zjarrëvënien në mjetin e tij. Për gazetarët, Mulaj u shpreh se nuk ka konflikte me askënd, nuk beson të ketë ardhur nga dora e njeriut dhe pret përgjigjen e organeve kompetente për të mësuar çfarë ka ndodhur.

Në orët e para të mëngjesit jemi njoftuar përmes telefonit se po digjej magazina. Kemi ardhur këtu, kemi gjetur zjarrfikësen që ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Makina dhe të gjitha materialet që ndodheshin në magazinë janë djegur komplet.

Ky zjarr përkon me fushatën elektorale. Unë në cilësinë e kandidatit për kryetar bashkie s’kam koment se s’dua ta besoj, ta dyshoj apo keqpërdor, por të jem shumë i sinqertë se policia ka ardhur. Është bërë praktika e duhur dhe do pres me qetësi ekespertizën. Uroj që të mos ketë dorë njeriu. Dua të jem shumë korrekt, s’dua ta përdor dhe as mendja s’më shkon atje.

Gjithsesi i besoj organeve kompetente. Nuk kam asnjë konflikt. Edhe fushatën jam munduar ta bëj në mënyrë të qetë, qytetare, larg ngatërresave e zhurmës. Jam fokusuar te hallet e problemet e qytetarëve të Hasit se ky popull këtu ka nevojë për qetësi, për rregull. Unë nuk bëj pjesë te ata njerëz që vë gishtin. Po të mos ishte fushatë elektorale, as ju s’do ishit këtu dhe s’dua ta keqpërdor këtë. Nuk kam dyshime. Nëse ekspertiza do e nxirrte që është dora e njeriut, do më vinte keq”, tha Mulaj.

3 VITE ME PARE

I dogjën makinën në garazh, kandidati i PS në Has: Kam pasur tensione në fushatë me rivalitetin

4 ditë para zgjedhjeve/ Digjet makina e kandidatit të PS për
Beqir Malaj

TIRANË- Kandidatit të PS në Bashkinë e Hasit, Beqir Mulaj i është djegur  makina brenda garazhit të tij. Ky i fundit ka dhënë një intervistë për Euronews Albania, ku u shpreh se ngjarja ka ndodhur në mesnatë dhe lajmin e ka marrë nëpërmjet një telefonate.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:00. Jam telefonuar përmes telefonit, kam shkuar në vendngjarje dhe kam parë që makina po digjet. Menjëherë ka ardhur policia dhe zjarrfikësja dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Po bëhet ekspertiza në lidhje me ngjarjen. Kam pasur tensione në fushatë me rivalitetin por nuk mund ta lidh ngjarjen me këtë. Automjeti ishte i parkuar prej tre vitesh. Ambienti ku ishte i parkuar makina ishte magazina”- tha ai.

Çfarë ndodhi?

Gjatë natës është djegur makina e kandidatit socialist për kryebashkiak në Has, Beqir Mulaj. Makinës i është vënë zjarri, dyshohet qëllimisht në parkingun e banesës, e cila ndodhet rpanë aksit 'Krume-Golaj'. 

Paraprakisht dyshohet se ngjarja është e qëllimshme dhe vjen vetëm 4 ditë përpara zgjedhjeve lokale të së dielës./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Djegia e makinës së kandidatit socialist në Has, Policia: Zjarri nisi brenda pronës së Mulajt, kemi nisur hetimet

4 ditë para zgjedhjeve/ Digjet makina e kandidatit të PS për
Policia

KUKËS- Policia e Kukësit ka dhënë detaje nga zjarrëvënia në makinën e kandidatit socialist për zgjedhjet e '14 Majit', Beqir Mulajt. Sipas forcave blu, zjarri ra rreth orës 00;04, në banesën që ndodhet pranë aksit 'Krume-Golaj'. 

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku është bërë i mundur neutralizimi i flakëve, me qëllim mospërhapjen e zjarrit. Si pasojë e flakëve, është djegur plotësisht automjeti në pronësi të Mulajt.

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 00:04, salla operative e Komisariatit të Policisë Has është njoftuar se ka rënë zjarr në garazhin në pronësi të shtetasit B. M., në aksin rrugor “Krume-Golaj”. Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku është bërë i mundur neutralizimi i flakëve, me qëllim mospërhapjen e zjarrit.

Si pasojë e flakëve, është djegur plotësisht automjeti në pronësi të shtetasit B. M. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, vijon veprimet hetimore, me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Çfarë ndodhi?

Gjatë natës është djegur makina e kandidatit socialist për kryebashkiak në Has, Beqir Mulaj. Makinës i është vënë zjarri, dyshohet qëllimisht në parkingun e banesës, e cila ndodhet rpanë aksit 'Krume-Golaj'. Paraprakisht dyshohet se ngjarja është e qëllimshme dhe vjen vetëm 4 ditë përpara zgjedhjeve lokale të së dielës./Dosja.al

3 VITE ME PARE

NDODH në FUSHATË- Kandidatit të PS për kryetar Bashkie në Has i digjet makina brenda në garazh (FOTO)

4 ditë para zgjedhjeve/ Digjet makina e kandidatit të PS për
Beqir Mulaj

KUKËS- Kandidatit të Partisë Socialiste për bashkinë e Hasit, Beqir Mulaj, i është djegur automjeti brenda garazhit. 

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa makina e cila është shkrumbuar totalisht ka qenë brenda garazhit.

4 ditë para zgjedhjeve/ Digjet makina e kandidatit të PS për

Ende nuk dihen arsyet se përse mund t’i jetë vënë flaka kandidatit socialist për Hasin, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e ngjarjes. Grupi hetimor po vëzhgon kamerat e sigurisë për të bërë të zbardhur dinamikën e ngjarjes, si edhe për të identifikuar autorin/ët.

Paraprakisht dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme. Ky incident vjen vetëm pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve më 14 maj.

beqir mulaj fushata 2023

Sondazh

Poll

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet