LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

30 mln $ kompani/SPAK pyet të moshuarit, Kryemadhi: Thërrisni kryeministrin. PD: Rama të dorëhiqet

• SPAK është vënë në lëvizje një ditë pas denoncimit të bërë nga kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. • SPAK ka marrë në pyetje dy të moshuarit Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi, të cilët u denoncuan një ditë më parë nga kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi si pronarë të një kompanie që ka raportuar për një xhiro prej 19.5 milionë dollarësh. Edhe pse, sipas Kryemadhit, njëra jeton në azil, ndërsa tjetri është 94 vjeç. • Sot, Kryemadhi tha se SPAK duhet të marrë sa më parë në pyetje Edi Rama dhe jo të moshuarit në pronësi të të cilëve rezultojnë kompani miliona dollarëshe. Ajo shtoi se pensionistëve u është vjedhur identiteti dhe firma dhe për këtë nuk kanë pasur dijeni. Kryemadhi tha se do të dërgojë në SPAK, me qindra e mijëra fatura që faktojnë vjedhjen 180 mln dollarëshe. • Për këtë çështje, Kryemadhi tha se ka folur dhe me fëmijët e të moshuarve, të cilët janë shprehur se nuk dine t’i japin shpjegim se si këto kompani përfunduan në duart e prindërve të tyre. • Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e Edi Ramës. Deputeti Belind Këlliçi tha se SPAK duhet të hetojë kokën e aferës qindra milionë euroshe. Vetë kryedemokrati Sali Berisha kërkoi gjithashtu që kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj të vihen para përgjegjësisë. • Kryemadhi tha një ditë më parë se janë disa kompani, që së bashku, kanë kryer evazion fiskal në vlera të mëdha parash. Monika Kryemadhi denoncoi 24 kompani të cilat në funksion të kompanisë së inceneratorit të Tiranës bëjnë evazion fiskal miliona euro përmes faturave fiktive. Kryemadhi tha se një prej kompanive që në librat e blerjes shihej se furnizohej me fruta, në librin e shitjes faturonte hekur e beton. Për të humbur gjurmët sipas kryemadhit këto kompani shiteshin tek persona që s’kishin lidhje me to.

14 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

VOA: Thellohet afera e incineratorëve, LSI nxjerr sërish fatura dhe transaksione (VIDEO)

30 mln $ kompani/SPAK pyet të moshuarit, Kryemadhi: Thërrisni
Monika Kryemadhi

Lëvizja Socialiste për Integrim pritet që të dorëzojë në SPAK një shtesë padie për korrupsion të dyshuar në incineratorin e Tiranës. Përfaqësues të saj po shfaqin në media prej dy ditësh dokumente të ndryshme dhe deklarojnë se kanë siguruar disa qindra fatura false, me të cilat është realizuar evasion fiskal masiv.

Skandali i incineratorëve në Shqipëri, dyshime për fatura false dhe evazion fisakl. Në padinë shtesë që po përgatitet, pritet të bashkangjiten fatura, që sipas LSI, përbëjnë evasion fiskal në afro 189 milionë dollarë.

Afera e incineratorëve në Shqipëri po kthehet në qendër të vëmendjes me dokumentet që po shfaq LSI prej dy ditësh. Sipas drejtuesve të saj, dokumentet provojnë një evazion fiskal deri 189 milionë dollarë me fatura false, të marra nga buxheti i shtetit dhe të përvetësuara nga skema korruptive me pjesëmarrje të zyrtarëve dhe privatëve.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, deklaroi sot se në kryeqytet nuk ekziston një incinerator, se atje është vetëm një landfill i zakonshëm, ndonëse kryeministri Rama i tha komisionit hetimor parlamentar se në incineratorin e kryeqytetit janë bërë 128 milionë euro investime dhe se tani do të merrnim shërbimin me 29 euro për ton mbetje.

Ajo theksoi se ende nuk e ka dorëzuar shtesën e padisë në SPAK, por edhe me dokumentet e depozitura atje më herët autoritetet mund të ndërhyjnë për të frenuar një skemë korruptive të ngritur në incineratorin e kryeqytetit, i cili është një investim që nuk ekziston, sipas saj.

“Fusha e betejës tonë është SPAK-u. ne jemi në SPAK dhe do të vazhdojmë të gjithë dokumentet në SPAK. Nga ana e tij SPAK është një momentin që të dëshmojë se është një arbitër i drejtë dhe është fryt i asaj reforme në drejtësi, për të cilën kanë votuar 140 deputetë të Kuvendit” – tha zonja Kryemadhi.

Por si funksionojnë skemat mashtruese me rimbursimin e tvsh dhe investimet false në Shqipëri?

Vëzhguesit e ekonomisë pohojnë se në rastin e shfaqur dy ditët e fundit ka dy lloj abuzimesh: mashtrim me rimbursimet e skemës së TVSH-së si dhe transaksione false, se gjoja janë bërë blerje dhe investime. Specialistët vërejnë se 24 firmat, që kanë bërë biznes me kompaninë e incineratorit të kryeqytetit, kanë kryer vetëm transaksione, por nuk kishin punonjës të punësuar dhe aktivitet ekonomik, por edhe ndryshonin pronësi dhe status, nga aktive në pasive, për periudha të shkurtëra kohe.

Sipas tyre, në këtë mënyrë edhe investimi i pretenduar për incineratoret nuk është kryer, edhe pse paratë janë lëvruar nga buxheti i shtetit. Ekspertë të ekonomisë pohojnë se skemat e mashtrimit me rimbursimin e tvsh-së janë shumë më të përhapura në bizneset e mëdha të Shqipërisë.

Kjo konfirmohet edhe nga një raport i fundit i FMN-së, në të cilin thuhet se, sektori i ndërtimit, nxjerrjes dhe eksporti i kromit janë fushat kryesore ku po përdoret kjo skemë.

Fillimisht krijohen kompani false, që lëshojnë befas fatura me tvsh në shuma të mëdha, dhe me vonë pezullojnëaktivitetin dhe zhduken nga sistemi elektronik tatimor.

Kompanitë e mëdha deklarojnë se u detyrohen rimbursime tvsh-je këtyre kompanive të vogla, dhë bëjnë kërkesë për rimbursim. Shenja e parë që bien në sy këto falsifikime është fakti se kompanitë e reja shfaqen papritur dhe lëshojnë fatura shumë të mëdha, në mënyrë që edhe rimbursimi i tyre 20 për qind të jetë i madh. Sistemi elektronik i tatimeve mban në database të vet gjurmët e këtyre firmave, edhe pse ato zhduken. Ky sistem ka një numër të madh kriteresh për vlerësimin e riskut, dhe sapo këto shkelen, kompanitë bëhen subjekt i dyshimit, analizës së detajuar, e në disa raste edhe i hetimit tatimor.

Nëse një kompani e panjohur deri dje, pohojnë ekspertët, kryen veprimin e parë me 2 milionë euro, për shembull, sistemi tatimor ka të gjitha mundësitë teknike dhe profesionale për ta gjurmuar, duke filluar me një flamur dyshues mbi të, që ta ndjekë me kujdes. Sistemi është shumë bashkëkohor dhe shquan shpejt rastet e dyshuara për t’u ndjekur sipas procedurave përkatese kundër evazionit fiskal, i cili edhe në Shqipëri është vepër penale, theksojnë ata.

Qeveria Rama i ka hedhur poshtë si të pavërteta pretendimet e opozitës për korrupsion 430 milionë euro gjatë ndërtimit të tre incineratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Edhe kur u arrestua ish ministri i mjedisit Lefter Koka në dhjetor, edhe kur arrestua ish deputeti Alqi Bllako në mars, kryeministri Rama tha se ata kanë llogari personale me drejtësinë, dh eps nuk është strehë as zyrë avokatie e askujt. Të pandehurit Koka dhe Bllako, të akuzuar për korruosion dhe shpërdorim detyre, nuk i kanë pranuar akuzat, duke thënë përmes avokatëve se kanë zbatuar vetëm ligjin dhe presin proces gjyqësor për të shpjeguar saktësinë e veprimeve të tyre./ VOA

1 VITE ME PARE

U denoncua si milioner, flet djali i Thanas Çanit: Skenar filmash, ne e morëm vesh nga media

30 mln $ kompani/SPAK pyet të moshuarit, Kryemadhi: Thërrisni
Thanas Çani

TIRANË- Thanas Çani është i moshuari biznesmen me pasuri marramendëse në vendin tonë. Sot, "ABCNews" kontaktoi me familjarët e Thanas Çanit, pensionistit tjetër të përfshirë në skemën e kompanive që pasi kryenin evazion fiskal shisnin kompanitë e tyre. Djali i tij, Ardjan Çani deklaron se familja e tij dhe babai i tij, gjithë skandalin e kanë marrë vesh nga mediat  Ndërsa shtoi se vetë ata nuk kanë marrë asnjë qindarkë. 

“Kjo që ka ndodhur jo vetëm është si skenar filmash, por është e ngjashme me episode humoristike. Nuk na ka njoftuar as krim ekonomik dhe askush. Ne e kemi marrë vesh vetëm kur gjetëm emrin e babait dhe foton e tij nëpër portale. S’ka ardhur asnjë letër që të na njoftoi as tek unë dhe as tek babai im. Nuk jemi njoftuar për asgjë nga këto që kanë ndodhur gjithë këto vite”.

Djali i pensionistit që u përfshi në skemën e kompanive që bashkëpunonin me inceneratorin e Tiranës thotë se do të ndjek të gjithë rrugën ligjore për zbardhjen e ngarjes.

“Unë do ta ndjek çështjen ligjërisht. Këto janë çështje të cilat ne si familje po i konsultojmë. Ana morale, i takon të gjithëve të bëjnë pjesën e tyre. Ju si media bëjeni pjesën tuaj të tregoni se çfarë ndodh në këtë vend”.

Emrat e pensionistëve 90 vjeçar pa lidhje mes tyre, Haxhire Gurakuqi dhe Thanas Çanit u denoncuan nga LSI, si persona që kishin marrë në zotërim 3 kompani që kishin qarkulluar rreth 30 milionë dollarë. Kryemadhi tha një ditë më parë se janë disa kompani, që së bashku, kanë kryer evazion fiskal në vlera të mëdha parash.

Po ashtu, Monika Kryemadhi denoncoi 24 kompani të cilat në funksion të kompanisë së inceneratorit të Tiranës bëjnë evazion fiskal miliona euro përmes faturave fiktive. Kryemadhi tha se një prej kompanive që në librat e blerjes shihej se furnizohej me fruta, në librin e shitjes faturonte hekur e beton. Për të humbur gjurmët sipas Kryemadhit këto kompani shiteshin tek persona që s’kishin lidhje me to. Ky denoncim ka sjellë edhe reagime nga Partia Demokratike me në krye Sali Berishën, që kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Vetë Shoqëria Koncensionare Integrated Energy (IEBV) ka përgënjeshtruar deklaratat e Kryemadhit duke deklaruar se kompania nuk ka asnjë furnitor nga subjektet që u përmendën nga Kryemadhi si dhe nuk ekziston asnjë shkëmbim tregtar.

1 VITE ME PARE

Mashtrimi ‘sheshit’! Evazioni fiskal, pronarët u dënuan me 17 vite burg në 2020, skandal si i regjistronin kompanitë

30 mln $ kompani/SPAK pyet të moshuarit, Kryemadhi: Thërrisni
Monika Kryemadhi

TIRANË- Zbulohen detaje të reja lidhur me skemën dhe skandalin e evazionit fiskal dhe mashtrimi nga 24 kompani. Nga të dhënat e publikuara nga gazetari Adriatik Doçi në Report Tv, bie në sy fakti që kompanitë janë regjistruar me nga një kapital minimalist, madje dhe me nga 100 lekë, e më pas janë shitur për shuma marramendëse. Që të pesta kompanitë pothuajse janë themeluar në vitet 2016-2018 dhe kanë pothuajse objekt të njëjtë aktiviteti, si gërmime dhe përpunim inerte.

KOMPANITë DHE PRONARëT:

"Lumi 06"- Kryemadhi pretendon se ka bërë  rreth 6 milionë euro evazion fiskal. Është themeluar në 17 nëntor 2016 në Tiranë, nga Lumturije Murati me kapital 100 mijë lekë. Në vitin 2018, kjo kompani është hetuar nga Prokuroria për një skemë mashtrimi me fatura fiktive, me kosto 34 milionë euro. Lumturije Murati u arrestua në janar të vitit 2019 dhe u dënua me vitin 2020 me 1.8 vite burg. Në korrik të vitit 2019, pronar i kompanisë bëhet Thanas Çani.

“EL ZA”- Pronar është Emiljano Frroku. Kompania ka qarkulluar rreth 2 milion USD përmes skemës së mashtrimit. Prokuroria e ka hetuar në vitint 2019. Mashtrimi kap shumën e 36 mln eurove. Kapitali fillestari ishte 100 lekë. Edhe Frroku është dënuar me 1.8 vite burg në vitin 2020, bashkë me Lumturije Muratin.

"Leli 17"- Dyshohet se kanë kryer 5 mln dollarë evazion fiskal. Ender Sheshi është hetuar nga Prokuroria në vitin 2018 si pjesë e skemës me mashtrimin e TVSH me kompanitë Lumi 06 dhe EL ZA. Ender Sheshi është dënuar me 6 vite burg në 2022, Apeli ende nuk ka marrë vendim. 

“R.S.I&T GROUP”- Pronari Lirim Jella është dënuar në vitin 2020 me 1.4 vite burg për mashtrim me TVSH.  “R.S.I&T GROUP” është themeluar në mars të vitin 2018 nga Robert Shabani, i dënuar për evazion fiskal me 4.8 vite burg, bashkë me Lirim Jellën, të cili i kaloi kompaninë më pas.

"AA-117"- E themeluar nga Drita Frangaj akuzohet për evazion fiskal në vlerë rreth 6 milionë USD. Kompania u themelua në vitin 2017 me 100 lekë, ndërsa sot Drita Frangaj është dënuar në vitin 2020 me 1.8 vite burg.

"AL-BER CO&CO"- Në pronësi të Santiljano dhe Esmeralda Çifligut është denoncuar për rreth 5 milionë euro evazion fiskal, por është dënuar për pastrim me TVSH në vitin 2020 me 1 vit burg.

Kryemadhi tha një ditë më parë se janë disa kompani, që së bashku, kanë kryer evazion fiskal në vlera të mëdha parash. Monika Kryemadhi denoncoi 24 kompani të cilat në funksion të kompanisë së inceneratorit të Tiranës bëjnë evazion fiskal miliona euro përmes faturave fiktive. Kryemadhi tha se një prej kompanive që në librat e blerjes shihej se furnizohej me fruta, në librin e shitjes faturonte hekur e beton. Për të humbur gjurmët sipas Kryemadhit këto kompani shiteshin tek persona që s’kishin lidhje me to. Një prej tyre ishte edhe rasti i dy të moshuarve Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi. Ky denoncim ka sjellë edhe reagime nga Partia Demokratike me në krye Sali Berishën, që kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Vetë Shoqëria Koncensionare Integrated Energy (IEBV) ka përgënjeshtruar deklaratat e Kryemadhit duke deklaruar se kompania nuk ka asnjë furnitor nga subjektet që u përmendën nga Kryemadhi si dhe nuk ekziston asnjë shkëmbim tregtar.

1 VITE ME PARE

DOKUMENTAT- Shit dhe bli, si u kalua dorë më dorë, "Sopotania", pensionistja e bleu për 100 mijë lekë

30 mln $ kompani/SPAK pyet të moshuarit, Kryemadhi: Thërrisni
Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi

TIRANË- Një nga kompanitë e përfshira në evazion fiskal nga kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Intergim është edhe "Sopotania". Siç bëhet me dije nga “OraNews”, kompania është e krijuar në vitin 2014 në Fushë Krujë ka pasur të ardhura dhe fitime të pakta, vetëm 253 mijë lekë. Përpos kësaj, 2 vite më pas, në vitin 2016 në dokumentet e QKB, ky subjekt ka zgjeruar aktivitetin ndërsa një vit më pas ndryshon emrin nga "XH.Y" në "Sopotania", për ta shitur më pas tek Klevis Murati. Në këtë moment Kreshnik Ymeraj ka dorëzuar të gjitha aksionet e Kreshnik Ymerajt.

Por edhe pse i pezulluar, ai u rikthye në aktivitet në mars të vitit 2017. Me rikthimin e tij, vijnë edhe fitimet, të cilat kapin shifrat e rreth 5 milionë lekë. Edhe pse me fitim, kompania kërkon pezullimin e aktivitetit dhe pas një muaji rihapet sërisht, por ortak shtohet i moshuari, i linduri në vitin 1939 Thanas Çani.

Më 16 mars 2018, në dokument paraqitet edhe firma e të moshuarit që bëhet aksionar dhe pronar i gjysmës së kompanisë në moshën 79-vjeçare me një vlerë kapitali 50 mijë lekë. Pastaj nga Çani, i cili merr kompaninë për 11 muaj, hyn në “lojë” Haxhire Gurakuqi, e cila blen pronën. Për 100 mijë lekë.

Ajo ka blerë kompaninë tashmë të shumëpërfolur për lëvizjet fiktive me incineratorët, dhe vetëm një muaj me pas me kërkesën e saj, "Sopotania" kalon me statusin pezulluar dhe me një bilanc me humbje prej 21 milionë lekësh. Megjithatë ende nuk dihet nëse prokuroria do të verifikojë dokumentet e regjistruara në zyrat e shtetit apo do të marrë në mbrojtje të moshuarit e kthyer në qendër të vëmendjes për evazionin fiskal.

1 VITE ME PARE

DOKUMENTAT- Loja me kompanitë e 90-vjeçarëve, e bleu Gurakuqi, e shiti 2 herë, fitimi mbi 30 mijë euro

30 mln $ kompani/SPAK pyet të moshuarit, Kryemadhi: Thërrisni
Thanas Çani

TIRANË- Mbi 90 vjeç, por superbiznesmenë. Vitet 2017 dhe 2019 kanë qenë mjaft aktivë për dy bashkëmoshatarët Haxhire Gurakuqi dhe Thanas Çani, të paktën kështu duket sipas dokumenteve që janë në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Siç duket edhe në dokumentet e grumbulluara nga "OraNews", si Haxhire Gurakuqi, edhe Thanas Çani, ishin pronarë të kompanisë "Lumi 06", e krijuar në vitin 2016 prej Lumturie Muratit.

Kjo e fundit në vitin e parë të aktivitetit ka krijuar 135 mijë lekë fitim, ndërsa në 12 dhjetor 2017 ia ka shitur Haxhire Gurakuqit. Dhe jo me pak, por me 30 mijë euro fitim. Në datën 27 nëntor 2018 aksionet i kalojnë sërisht Lumturie Muratit, por kësaj here, kompania del me humbje kur themeluesja e merr në menaxhim. 

Pak muaj më pas, më 10 korrik 2019, Murati ia shet aksionet Thanas Çanit, i cili gjithashtu bëhet edhe administrator i kompanisë deri në vitin 2024, ndësa në bilanc nuk deklarohet as humbje e as fitim.Thanas Çani është kërkuar të parqitet në policinë e Tiranës në seksionin e krimit ekonomik. Duket se as atëherë i moshuari nuk ka pasur dijeni për kompaninë e tij, por ka ndryshime. 

Prej atij momenti edhe në Qendrën e Regjistrimit të Biznesit nuk ka më as të dhëna, madje subjekti kalon në statusin pasiv. Ndoshta nga frika e zbulimit. 

1 VITE ME PARE

E moshuara Rruzhdije Meta rrëfen për 30 mln eurot e saj: Jetoj në shtëpinë e vëllait, nuk e di kush mi ka marrë të dhënat e mia!

30 mln $ kompani/SPAK pyet të moshuarit, Kryemadhi: Thërrisni
Rruzhdije Meta

TIRANË- Një tjetër çift të moshuarish rezultojnë të përfshirë padrejtësisht në evazionin gjigand financiar të inceneratorëve. Sipas dokumentave figuron se çiftit Rruzhdije e Shkëlqim Meta i është shitur kompania që ka kryer rreth 30 mln euro evazion fiskal. Për Syri Tv, Meta mohon njohjen me përsonat që mund t’i kenë përfshirë, duke theksuar se janë në gjendje të vështirë ekonomike.

90-vjeçarja Haxhire Gurakuqi nuk është e vetmja pre e skemës gjigande financiare të inceneratorëve, ku dëmi i shkaktuar nga evazioni fiskal përllogaritet në 189 milionë dollarë. Edhe çifti i të moshuarve Ruzhdije e Shkëlqim Meta, rezultojnë të jenë viktimë e kësaj skeme. Syri Tv ka arritur të kontaktojë me çiftin e të moshuarve, të cilët rezultojnë në kushte të vështira ekonomike, e për më tepër pa një shtëpi ku mund të strehohen. Ruzhdije Meta pohoi se lajmin se ishte biznesmene që kishte blerë kompani që kishte kryer transaksione 30 milionë euro e kishte mësuar vetëm nga televizori, e nuk kishte dijeni se kush mund të jenë personat që kanë bërë këto veprime.

Por teksa çifti i të moshuarve, janë të detyruar nga kushtet ekonomike që të strehohen në shtëpinë e të afrmit të tyre, e në pamundësi për të ngrysur jetën, në dokumentet shtetërore rezultojnë biznesmenë të suksesshëm, të paktën sipas falsifikimit që iu ngarkoi atyre kompanitë me vlerë 30 milionë euro. Nga ekstraktet e siguruara nga Qendra Kombëtar e Biznesit, rezulton se Ruzhdije e Shkëlqim Meta kanë blerë dhe më pas shitur aksione të kompanive "ELVIS-03 GROUP" dhe “ELVIS CO”.

Shitjet në fjalë sipas dokumetave të QKB, rezultojnë të kenë ndodhur në vitin 2020 (dokumenti 1 faqja 6). Kompanitë janë regjistruar me adresë në Lezhë, Laç e Mamurras, teksa vazhdojnë të jenë aktive, por listuar me flamur të kuq. E për më tepër Ruzhdie Meta rezulton e punësuar dhe i janë paguar kontributet nga kompania Elvis 03 për periudhat janar-gusht 2017 dhe në muajin janar 2020, që janë edhe periudhat kur janë kryer këto transaksione./Syri

 

1 VITE ME PARE

Afera e inceneratorëve, Berisha: Mafia Rama-Veliaj vodhi 60 milion euro

30 mln $ kompani/SPAK pyet të moshuarit, Kryemadhi: Thërrisni
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me skandalin e inceneratorëve ku 2 pensionistë që jetonin në azil figuronin si pronarë të 30 milion euro që sipas Berishes i ishin kaluar nga mafia Rama-Veliaj.

Teksa ka ndarë dhe videon e intervistëse në Syri TV ku 2 pernsionistët reagojnë pasi emri i tyre figuronte në listën e pagesave Berisha shkruan se kjo është e pashembullt dhe se dyshja Rama-Veliaj duhet të mbajnë përgjegjësi.

“E pashembullt!!!

Mafia Rama-Veliaj vodhi 60 milionë euro para të taksapaguesve që gjoja do të përdoreshin për ndërtimin e djegësit të Tiranës.

Nga kjo shumë vendosi 30 milionë euro në bankë në emër të pensionistes 89 vjeçare Haxhire Gurakuqi, e cila prej dy vjetësh ndodhet në azil dhe nuk ishte marrë kurrë me biznes.

Sapo sigurimet shoqërore u njoftuan për milionat e saj, Haxhires papritmas i ndërpritet pensioni.

Ndiqeni intervistën e saj më poshtë:” shkruan Berisha.

Kryemadhi tha një ditë më parë se janë disa kompani, që së bashku, kanë kryer evazion fiskal në vlera të mëdha parash. Monika Kryemadhi denoncoi 24 kompani të cilat në funksion të kompanisë së inceneratorit të Tiranës bëjnë evazion fiskal miliona euro përmes faturave fiktive. Kryemadhi tha se një prej kompanive që në librat e blerjes shihej se furnizohej me fruta, në librin e shitjes faturonte hekur e beton. Për të humbur gjurmët sipas kryemadhit këto kompani shiteshin tek persona që s’kishin lidhje me to.

8 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

'Mafia mbërriti në azil'/ Këlliçi: PD kërkon sot dorëheqjen e menjëhershme të Ramës

30 mln $ kompani/SPAK pyet të moshuarit, Kryemadhi: Thërrisni
Belind Këlliçi

TIRANË- Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ditën e sotme, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi mori rastin e dy të moshuarve në azilin e pleqve. Ai u shpreh se mafia e inceneratorëve ka mbërritur deri në azil duke shtuar se aty kanë shkuar dy prokurorë faket të cilët i kanë marrë firmën për t'i zhbllokuar lekët e pensionit.

Në emër të PD-së, Këlliçi u bën thirrje të gjithëve, të djathtë e të majtë, të ngrihen në protestë.

DEKLARATA E KËLLIÇIT:

Haxhire Gurakuqi është një shqiptare e moshuar që jeton në azil. Ajo priste që Edi Rama dhe Arben Ahmetaj t’i ndërtonin shtëpinë e shembur nga tërmeti. Për Mafian e inceneratorëve nuk dinte gjë, sepse nuk i ndiqte lajmet. Deri ditën kur mafia mbërriti edhe në azilin e saj, dhe zonja Gurakuqi u bë vetë lajmi. Dy prokurorë ‘fake’ shkojnë dhe i marrin firmën për ‘t’i zhbllokuar’ lekët e pensionit. Letrat e firmosura prej saj janë, në fakt, leja që ata të përdorin llogarinë bankare të së moshuarës dhe të qarkullojnë 30 milionë eurot e inceneratorëve të ‘biznesmenëve fake’ Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja.  ‘Fake’ sepse, pas tyre janë Gjiknuri, Ahmetaj, Veliaj dhe Rama. Partia Demokratike përçmon me neveri mashtrimin e një të moshuare, të braktisur në azil nga inkompetenca e pushtetit, dhe dënon me forcë vjedhjen e radhës në serialin “Mafia e inceneratorëve’. Ne i bëjmë thirrje SPAK-ut të hetojë kokën e aferës qindra milionë euroshe dhe të mos merret më me bishtat. Deklarata e këtij institucioni, pas skandalit të fundit, se po ndjek paratë, kur hetimet kanë filluar prej 1 viti, nuk është serioze. Nën dritën e fakteve të reja, skandalit të radhës dhe traditës në hajdutëri të kësaj qeverie, Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës. Partia Demokratike i bën thirrje të gjithëve, të djathtë e të majtë, të ngrihen në mbrojtje të dinjiteti të tyre dhe të Shqipërisë. Duhet menjëherë ndalur marshimi mbi shpinat e shqiptarëve i bandës në pushtet.  Pasi çon 500 mijë shqiptarë në azilet e botës në 9 vjet qeverisje, ordinerët e tij u shkojnë atyre që kanë mbetur, deri në azilet e pleqve, dhe u marrin kacidhet e shpenzimeve funerale. Ju rikujtojmë shprehjen famëkeqe “Nuk keni parë asgjë, akoma!”. Pas Haxhire Gurakuqit nuk ka mbetur më asgjë për të pare. Hiq dorëheqjen e Edi Ramës dhe fundin e qeverisë më të korruptuar në historinë e Europës. Ndaj,Të nderuar qytetarë,Bashkohuni me shoqërinë civile dhe Partinë Demokratike më 7 korrik! Për një Shqipëri në rrezik. Për një Shqipëri që kalon nga duart e hajdutëve në të shqiptarëve.

1 VITE ME PARE

Kryemadhi paralajmëron: SPAK ta thërrasë urgjent dhe ta kthejë nga Holanda Edi Ramën

30 mln $ kompani/SPAK pyet të moshuarit, Kryemadhi: Thërrisni
Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) që të marrrë në pyetje kryeministrin Edi Rama në lidhje me inceneratorët. Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi tha se SPAK-u duhet ta thërrasë urgjent dhe ta kthejë nga Holanda pako postale Edi Ramën dhe ta pyesi me ç'të drejtë ke vjedhur firmat e dy pensionistëve. 

"Dua të njoftoj dhe të gjithë gazetarët që të mos hedhin shashka sikur qenkan thirrur në SPAK pensionistët nuk është e vërtetë sepse ne ende nuk e kemi dorëzuar padinë në SPAK për këtë çështje. Nuk mendoj që SPAK-u është kaq urgjent të thërriska pensionistët por bëhet për shfokusuar vëmendjen. Vëmendja është tek shteti, po SPAK-u duhet ta thërrasë urgjent dhe ta kthejë nga Holanda pako postale Edi Ramën dhe ta pyesi me ç'të drejtë ke vjedhur firmat e dy pensionistëve. Sepse nuk janë dy pensionistë, do të mësoni akoma më shumë. Do të dali që shumë firma fiktive të krijuara pronarët e tyre nuk janë në dijeni të firmave të tyre që kanë krijuar. Pra, ju është marrë karta identitetit, ju është vjedhur karta identitetit dhe më pas kanë kryer veprime të tjera. Megjithatë, kjo është në dorë të SPAK-ut,"- tha Kryemadhi.

Kryemadhi tha një ditë më parë se janë disa kompani, që së bashku, kanë kryer evazion fiskal në vlera të mëdha parash. Monika Kryemadhi denoncoi 24 kompani të cilat në funksion të kompanisë së inceneratorit të Tiranës bëjnë evazion fiskal miliona euro përmes faturave fiktive. Kryemadhi tha se një prej kompanive që në librat e blerjes shihej se furnizohej me fruta, në librin e shitjes faturonte hekur e beton. Për të humbur gjurmët sipas kryemadhit këto kompani shiteshin tek persona që s’kishin lidhje me to.

1 VITE ME PARE

Kryemadhi zbulon bisedën me djalin e pensionistit 30 mln USD pasuri: Kontrata s'ka firmën e tij, Krimi Ekonomik e thirri në 2019

30 mln $ kompani/SPAK pyet të moshuarit, Kryemadhi: Thërrisni
Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka treguar se ka folur me djalin e Thanas Qanit, një prej të moshuarve që rezulton të ketë 30 milionë dollarë pasuri. Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi thotë se i riu i ka thënë se nuk kishte dijeni në lidhje me asnjë procedurë të tillë. Kryemadhi shton se akti i regjistrimit në QKR që është në emër të Thanas Çanos është regjistruar në 8 korrik 2019 dhe është administrator deri në 2024. 

"Tani dua të bëj dhe një sqarim tjetër përsa i përket pensionistëve që janë edhe të shqetësuar dhe duhet të mbrohen dhe nuk duhet të ndihen të kërcënuar qoftë dhe nga opinioni publik. Në dijeninë time sapo jam ndarë me djalin e Thanas Çanit isha në një bisedë me të, diskutuam dhe jo vetëm që nuk kanë dijeni për një gjë të tillë si zonja Haxhire më përpara, jo vetëm që nuk kanë firmosur një kontratë të tillë por në vitin 2019 janë thirrur nga Krimi Ekonomik në Drejtorinë e Tiranës. Dhe janë thirrur për një faturë rreth 300 mijë euro që është quajtur evazion fiskal. Zotëria, më bëri të ditur, ky është akti i regjistrimit në QKR që është në emër të Thanas Çanos është regjistruar në 8 korrik 2019 dhe është administrator deri në 2024. Edhe pse Krimi Ekonomik e ka thirrur në 2019 dhe ka marrë dijeni për çështjen, pra çështja ishte referuar në prokurori, ka marrë dijeni që zotëria nuk ishte në dijeni, nuk është njoftuar që jeni administrator i kësaj firme, nuk i kanë bërë të ditur që zotëri ju keni firmosur një kontratë, nuk i kanë bërë të ditur asgjë, vetëm e kanë thirrur për të kryer veprime dhe është larguar. Ndërsa, problemi tjetër që implikon dhe përsëri këtu duhet të fillojë çdo gjë të hetohet sepse këtë kontrollon qeveria shqiptare e kontrollon Edi Rama. Këtë institucion që regjistron kontratat është që të dy kontratat e zotit Thanas Çani njëra me ‘Lumi 6’ dhe tjetra me ‘SOPOTONINË’ janë të pa notërizuara, më gjeni një biznes që regjistrohet në QKR pa një kontratë të noterizuar. Kjo është njëra kontratë, kjo është kontrata tjetër. Firma nuk është e zotit Thanas Çani, absolutisht. Dhe po të shikosh është e njëjta firmë që firmos por megjithatë këtë e ka vetë prokuroria çëshjet për t’i ekspertuar. Në fakt është ajo që kemi thënë dhe më përpara, në 2019 është bërë sikur është hetuar për ta mbuluar evazionin fiskal tek Lumi 6 që Integrated, pra kompania e inceneratorëve ka bërë evazion fiskal 1 milionë dollarë. Pra tek ‘Lumi 6’, fatura të prera nga Lumturi Murati nga ‘Lumi 6’ janë 1 milionë dollarë për Integrated. Dhe ju bëj me dije siç janë këto fatura që janë për ja 4-5 milionë lekë të reja ka fatura pa fund të Klodian Zotos, të Integrated të inceneratorëve të cilat janë faturuar në këto 24 kompani fiktive të cilat kanë bërë evazion fiskal. Në fakt nuk është evazion fiskal është krim financiar sepse janë grabitur paratë e buxhetit të shtetit, janë grabitur paratë të cilat kanë qenë mbështetje buxhetore për inceneratorin e Tiranës, kanë qenë para të buxhetit të shtetit për Inceneratorin e Elbasanit për Inceneratorin e Fierit e të gjitha me radhë. Prandaj këtu jemi do shikohemi përsëri, do jemi përsëri prezent me fakte të reja me dokumenta të reja,"- tha Kryemadhi. 

Kryemadhi tha një ditë më parë se janë disa kompani, që së bashku, kanë kryer evazion fiskal në vlera të mëdha parash. Monika Kryemadhi denoncoi 24 kompani të cilat në funksion të kompanisë së inceneratorit të Tiranës bëjnë evazion fiskal miliona euro përmes faturave fiktive. Kryemadhi tha se një prej kompanive që në librat e blerjes shihej se furnizohej me fruta, në librin e shitjes faturonte hekur e beton. Për të humbur gjurmët sipas kryemadhit këto kompani shiteshin tek persona që s’kishin lidhje me to.

1 VITE ME PARE

VD-SPAK thirri të moshuarit? Kryemadhi: Shashka, s'është aspak e vërtetë

30 mln $ kompani/SPAK pyet të moshuarit, Kryemadhi: Thërrisni
Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi është shprehur se nuk është aspak e vërtetë që Prokuroria e Përgjithshme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë në pyetje dy të moshuarit që sipas saj gëzojnë 30 milionë dollarë kompani. Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi thotë se SPAK s'i ka pyetur të moshuarit për asgjë. 

"Dua të njoftoj dhe të gjithë gazetarët që të mos hedhin shashka sikur qenkan thirrur në SPAK pensionistët nuk është e vërtetë sepse ne ende nuk e kemi dorëzuar padinë në SPAK për këtë çështje. Nuk mendoj që SPAK-u është kaq urgjent të thërriska pensionistët por bëhet për shfokusuar vëmendjen. Vëmendja është tek shteti, po SPAK-u duhet ta t hërrasë urgjent dhe ta kthejë nga Holanda pako postale Edi Ramën dhe ta pyesi me cc'të drejtë ke vjedhur firmat e dy pensionistëve. Sepse nuk janë dy pensionistë, do të mësoni akoma më shumë. Do të dali që shumë firma fiktive të krijuara pronarët e tyre nuk janë në dijeni të firmave të tyre që kanë krijuar. Pra, ju është marrë karta identitetit, ju është vjedhur karta identitetit dhe më pas kanë kryer veprime të tjera. Megjithatë, kjo është në dorë të SPAK-ut,"- tha Kryemadhi. 

Kryemadhi tha një ditë më parë se janë disa kompani, që së bashku, kanë kryer evazion fiskal në vlera të mëdha parash. Monika Kryemadhi denoncoi 24 kompani të cilat në funksion të kompanisë së inceneratorit të Tiranës bëjnë evazion fiskal miliona euro përmes faturave fiktive. Kryemadhi tha se një prej kompanive që në librat e blerjes shihej se furnizohej me fruta, në librin e shitjes faturonte hekur e beton. Për të humbur gjurmët sipas kryemadhit këto kompani shiteshin tek persona që s’kishin lidhje me to.

1 VITE ME PARE

VD-Kryemadhi: Kam qindra fatura për SPAK-un, Rama ka vjedhur 189 mln dollarë

30 mln $ kompani/SPAK pyet të moshuarit, Kryemadhi: Thërrisni
Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialite për Integrim, Monika Kryemadhi ka deklaruar se ka grumbulluar qindra fatura në lidhje me aferën e inceneratorëve, të cilat do t'i depozitojë në SPAK. Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi tha se vetë kryeministri Edi Rama është përfshirë në vjedhjen e 189 milionë dollarëve. Ajo shtoi se kreu i qeverisë është futur në një sulm të vërtetë për të çorientuar objektivin kryesor të zbardhjes së çështjes së inceneratorëve, jo vetëm të Elbasanit dhe të Fierit për të cilët ka filluar një hetim dhe ka disa veprime, por për të nxitur sistemin e drejtësisë për të ndaluar apo edhe për të frenuar skemën më korruptive që është në inceneratorin e Tiranës, i cili sipas saj ka të bëjë më një angazhim financiar të gjithë qytetarëve të Tiranës për 30 vjet në një investim i cili nuk ekziston. 

"Të nderuar qytetarë dhe gazetarë. Jam në një komunikim me një komunikim mediatik me ju për shkak të shumë ngjarjeve që kanë ndodhur nga dje dhe sot. Dizinformacion, mund t’i quajmë, mund t’i quajmë mashtrime dhe strembërime në kuadrin e panikut që zyra e shtypit e zotit Rama, qeveria vetë dhe vetë zoti Rama është futur në një sulm të vërtetë për të çorientuar objektivin kryesor të zbardhjes së çështjes së inceneratorëve, jo vetëm të Elbasanit dhe të Fierit për të cilët ka filluar një hetim dhe ka disa veprime por për të nxitur sistemin e drejtësisë për të ndaluar apo edhe për të frenuar skemën më korruptive që është në inceneratorin e Tiranës i cili ka të bëjë më një angazhim financiar të gjithë qytetarëve të Tiranës për 30 vjet në një investim i cili nuk ekziston. E ripërsëris dhe një herë që kryeministri Edi Rama në komisionin hetimor gënjeu kur tha që ka një investim prej 128 milionë eurosh nga kompania e inceneretorëve dhe që ne do të merrnim shërbimin prej me 29 euro tonin e plehrave. Megjithatë, sapo u njoha me një deklaratë të kompanisë së inceneratorëve e cila është një kompani që ka përfituar mbi 100 milionë dollarë nga buxheti i shtetit pa përmendur farë se çfarë ka përfituar nga kompanitë private që derdhin dherat dhe mbeturinat në landfillin e Tiranës se incinerator atje nuk ka. Dhe qenkan shumë të shqetësuar sepse nuk qenka e vërtëtë. Kjo është një histori që SPAK-u do ta zbardhi sepse çdo gjë po bëhet gati por të nderuar gazetarë nuk mund t’ju jap dot fatura deri në momentin sa të dorëzoj në SPAK me qindra mijëra fatura. Po ju nxjerr vetëm një nga faturat e njerës kompani AM & CO në librin e shitjeve ku i ka shitur Integrated Technology Service, një nga faturat, një nga faqet e librit të shitjeve. Dhe të gjitha janë fatura që vlerat shkojnë 220 milionë lekë, 57 milionë lekë, 89 milionë lekë dhe në fakt janë fatura të cilat janë në sistemin fiskal, janë fatura të hedhura në sistemin e Drejtorisë së Tatimeve. Prandaj të nderuar inceneratoristë të cilët merrni frymëzimin shpirtëror nga kryeministri juaj, hajduti me server Edi Rama fusha e betejës sonë është SPAK-u. Ne jemi në SPAK, do të vazhdojmë të dorëzojmë të gjitha dokumentet në SPAK, SPAK-u është në momentin që të tregojë që është një arbitër i drejtë dhe është ajo reform në drejtësi për të cilën kanë votuar deputetët shqiptarë me 140 vota dhe mbi të gjitha historia është që Edi Rama nuk mund të vjedhë 189 milionë dollarë më fatura, me letra, me fakte të marra nga buxheti i shtetit dhe të future në xhepat e tij për të blerë edhe deklaratën e inceneratorëve që doli sot. Për të blerë media, për të blerë gazetarë dhe për të blerë çdo gjë tjetër që i duhet për të larguar vëmendjen nga korrupsioni. Po të kishte drejtësi dhe shtet Edi Rama do të ishte koleg me Alqi Bllakon dhe Leftër Kokën,"- tha Kryemadhi. 

Kryemadhi tha një ditë më parë se janë disa kompani, që së bashku, kanë kryer evazion fiskal në vlera të mëdha parash. Monika Kryemadhi denoncoi 24 kompani të cilat në funksion të kompanisë së inceneratorit të Tiranës bëjnë evazion fiskal miliona euro përmes faturave fiktive. Kryemadhi tha se një prej kompanive që në librat e blerjes shihej se furnizohej me fruta, në librin e shitjes faturonte hekur e beton. Për të humbur gjurmët sipas kryemadhit këto kompani shiteshin tek persona që s’kishin lidhje me to.

1 VITE ME PARE

Denoncimi i Kryemadhit për inceneratorët, SPAK merr në pyetje dy të moshuarit

30 mln $ kompani/SPAK pyet të moshuarit, Kryemadhi: Thërrisni
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë në pyetje dy të moshuarit Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi, të cilët u denoncuan një ditë më parë nga kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi si pronarë të një kompanie që ka raportuar për një xhiro prej 19.5 milionë dollarësh. Edhe pse, sipas Kryemadhit, njëra jeton në azil, ndërsa tjetri është 94 vjeç.

Një ditë pas denoncimit të Kryemadhit në lidhje me evazionin fiskal me inceneratorët, SPAK po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme. 

Kryemadhi deklaroi dje se 24 kompani që kanë bashkëpunuar me Inceneratorin e Tiranës, duke përfituar 189 milion dollarë. Sipas Kryemadhit, për inceneratorin është kryer evazion fiscal prej 30 milion dollarësh. Shembull ka marrë kompaninë Am co&co. Kjo kompani, sipas kryetares së LSI-së, furnizohet me fruta, ushqime e ujë të pijshëm pijshëm dhe ka 18 milion euro blerje.

1 VITE ME PARE

Inceneratori i Tiranës përgënjeshtron Kryemadhin: Shpifje e qëllimshme, nuk ka asnjë rast të ngjashëm

30 mln $ kompani/SPAK pyet të moshuarit, Kryemadhi: Thërrisni
Inceneratori, Monika Kryemadhi

TIRANË- Shoqëria Koncensionare Integrated Energy (IEBV) ka përgënjeshtruar deklaratat e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhit se me Inceneratorin e Tiranës bashkëpunojnë 24 kompani. Përmes një deklarate publike, IEBV deklaron se kompania nuk ka asnjë furnitorë nga subjektet që u përmendën nga Kryemadhi si dhe nuk ekziston asnjë shkëmbim tregtar. 

REAGIMI:

Deklaratë e Shoqërisë Koncesionare Integrated Energy B. V. SPVDitën e djeshme opinioni publik ra preh e dizinformimit të qëllimshëm, me akuzat e hedhura kundrejt Shoqërisë tonë nga kryetarja e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) Znj. Monika Kryemadhi. Sipas saj një skemë mashtrimi me TVSH, e disa kompanive fiktive që kanë operuar në Shqipëri ka përfshirë Integrated Energy B. V. SPV (IEBV). Po sipas saj këto kompani kanë pasur marrëdhënie tregtare me Shoqërinë Koncesionare Integrated Energy B.V. SPV. e cila ndërton dhe menaxhon Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë.

Në interes të publikut deklarojmë se:IEBV, nuk ka furnitorë asnjë nga subjektet e përmendura nga Znj. Kryemadhi. Për rrjedhojë nuk ka asnjë shkëmbim tregtar me asnjë prej tyre. Kompanitë që përmend Znj. Kryemadhi nuk janë bashkëpunëtore në veprimtaritë tona. Asnjë shpifje dhe baltosje nuk mbulon investimin dhe punën e Shoqerisë Koncesionare IEBV. Dokumentet dhe e vërteta janë të aksesueshme. Investimi dhe puna e përditshme po ashtu. Ne refuzojmë çdo shpifje, hamendje, apo dashakeqësi që keqinformon publikun për qëllime politike apo çfarëdo qëllimi tjetër. Ftojmë mediat të vijnë pranë Zonës së Trajtimit të Mbetjeve, jemi të hapur për çdo sqarim dhe të gatshëm për të hedhur dritë mbi të vërtetën. Integrated Energy B.V. SPV

Ditën e djeshme, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi ditën e djeshme se 24 kompani që kanë bashkëpunuar me Inceneratorin e Tiranës, duke përfituar 189 milion dollarë.

monika kryemadhi belind kellici sali berisha afera e inceneratorëve

Sondazh

Poll

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?