Sherr për disa degë ullinj, kërcet arma në Fushë Krujë. Vdes në spital i plagosuri, Policia kërkon autorin
Plagosja në Fushë-Krujë, kush është autori (EMRI) 10 Gusht, 10:48 U plagos për disa ullinj, vdes...
Plagosja në Fushë-Krujë, kush është autori (EMRI) 10 Gusht, 10:48 U plagos për disa ullinj, vdes...
IDENTIFIKOHET xhaxhai që vrau aksidentalisht nipin në Shkodër, u plagos dhe vetë 9 Gusht, 22:55 Xhaxhai v...
Sërish zjarr në pyllin e Kolonjës, zjarrfikësit në luftë me flakët deri në orët e para të m&eu...
Donald Trump FBI kontrollon shtëpinë e Donald Trump në Mar-a-Lago dhe sekuestron disa dokumente 9 Gusht, 08:59 ...
• Zbulohet skandali me evazionin fiskal. •Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ashtu siç kishte paralajmëruar, ka dalë sot në një konferencë për mediat. •Sipas saj janë 24 kompani që kanë bashkëpunuar me Inceneratorin e Tiranës, duke përfituar 189 milion dollarë. • Për inceneratorin janë kryer evazion fiskal 30 milion dollarë fiktive. • Shembull është marrë kompania Am co&co. Kjo kompani ka produkte fruta ushqime dhe uji i pijshëm dhe ka 18 milion euro blerje. • Pronarë kompanish janë edhe dy të moshuar 94 dhe 95 vjeç, kanë blerë një biznes 30 milionë dollarë. Të moshuarit janë Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi. •Kjo e fundit jeton në një azil. • Kryemadhi tha se do të dërgojë dokumentat në SPAK për të nisur edhe hetimet.
9 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha se kartat e identitetit të pensionistëve përdoren për të nënshkruar kontrata që bëhen milionerë, ndërkohë jetojnë në azil, pra të moshuarit përdoren.
E ftuar në "Task Force', Kryemadhi komentoi edhe rastin që denoncoi me 90-vjeçaren Haxhire Gurakuqi e cila figuron pronare e një kompanie 30 mln dollarë dhe që ka përfituar deri në 5 mln euro si punë e paguar nga inceneratorët. Sipas Kryemadhit, Rama përdor të moshuarit përmes këtyre skemave ndërsa shtoi se SPAK është nën presionin e kryeministrit.
"Merren njerëz, u faturohen miliona euro. Problemi fillon te Ministria e Financave. Ose drejtësi e kapur, e pranoj që SPAK-u është nën presionin e Ramës e Veliajt. Nëse bie Veliaj bie Edi Rama, asnjëri nuk e mban njëri-tjetrin. Skema e evazionit fiskal janë para të buxhetit të shtetit, për të pastruar paratë e drogës. Rama merr 90-vjeçaren e bën pronare të 30 mln eurove e cila është pa shtëpi,"-tha Kryemadhi.
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialise për Integrim, Monika Kryemadhi, denoncoi sot fakte të reja për aferën e pastrimit të parave. Kryemadhi tha se janë disa kompani, që së bashku, kanë kryer evazion fiskal në vlera të mëdha parash. Mes të tjerash, kryetarja e LSI tregoi rastin kur një çift 94 dhe 95 vjeç kanë blerë një biznes 30 milionë dollarë.
Bëhet fjalë pikërisht për dy të moshuarit në foto, me emrat Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi, të cilët rezultojnë me pasuri marramendëse. Edhe pse në fakt, njëra jeton në azil, ndërsa tjetri është 94 vjeç.
“I gjithë sistemi ka funksionuar me një mbikëqyrje perfekte nga kryeministri. Nëse do kishim hetim tatimor që do hetonte do shikonte që frutat ekzotike janë shndërruar në asfalt. Të gjithë materialin ia kemi bërë gati prokurorisë së posaçme. Për të 24 kompanitë do të informojmë prokurorinë në mënyrë që ata të mos bëjnë asgjë tejtër, por vetëm të verifikojnë. Të verifikojnë edhe këta 94-95 vjeçarët që kanë blerë biznese 30 milionë dollarë”, tha Kryemadhi.
Haxhire Gurakuqi, 90-vjeçarja që figuron të ketë një pasuri 30 milionë dollarë, si pjesë e një skeme evazioni fiskal nga inceneratorët një vit më parë i bënte thirrje të birit përmes ekranit të News 24 që të kujdesej për të.
“Këtu kam një vit e tetë muaj. Në fillim e kisha shumë të vështirë për shkak të mentalitetit. Kur ra tërmeti u shemb shtëpia. Isha me qira nëna. Dola e pastrehë. Deri në vitin 1997 kam jetuar me djalin. Por djali u martua dhe do nusen më tepër. Por nusja ka xhepin e vet. Unë kam xhepin tim. Kisha 20 vite që isha ndarë. Isha me qira. Me pensionin tim paguaja ujë dhe drita dhe qiranë”, shprehej ajo një vit më parë.
Në një denoncim publik, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi publikoi edhe rastin e dy të moshuarve, Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi, të cilët rezultojnë me pasuri marramendëse.
“I gjithë sistemi ka funksionuar me një mbikëqyrje perfekte nga kryeministri. Nëse do kishim hetim tatimor që do hetonte do shikonte që frutat ekzotike janë shndërruar në asfalt. Të gjithë materialin ia kemi bërë gati prokurorisë së posaçme. Për të 24 kompanitë do të informojmë prokurorinë në mënyrë që ata të mos bëjnë asgjë tjetër, por vetëm të verifikojnë. Të verifikojnë edhe këta 94-95 vjeçarët që kanë blerë biznese 30 milionë dollarë”, tha Kryemadhi./Syri.net
“I gjithë Përrenjasi më mori në telefon. Më thanë; ‘S’dimë gjë që ke qenë biznesmene’”. Kështu deklaron në një intervistë për ‘News24’ e moshuara Haxhire Gurakuqi, 90-vjeçarja e cila rezulton bashkë me një bashkëmoshtar të saj Thanas Çani, pronarë të një biznesi me vlerë 30 milionë euro, si pjesë e një kompanie qe bënte evazion fiskal me inceneratorët.
E moshuar tha për gazetarin Mario Merhori se ajo tërë jetën ka qenë ndihmësmjeke dhe se nuk kishte pasur kurrë një biznes. Madje ajo tregoi se shumë miq të saj në Përrenjas ishin çuditur, madje e kishin marrë në telefon për ta pyetur me habi se si qëndronte e vërteta.
“Kam pasur telefonata. I gjithë Përrenjasi më mori në telefon. Më thanë; ‘ç’është ky muhabet?! S’dimë gjë që ke qenë biznesmene. Ti ke qenë mjekja jonë’-më thanë. Më thanë; ‘mos ki merak se ne të besojmë’.”, pohoi e moshuara.
Mes të tjerash e moshuara tha se si puna e saj mund të ketë edhe persona të tjerë.
“I shkruajta dhe i thashë; kështu ma kanë bërë. S’kam marrë përgjigje nga Rama. I shkruajta me zarf dhe ia çova. Shkova në Poste me rekomande ia çova. I çova dhe drejtorit të Tatimeve, se; nuk jam biznesmene. As ai nuk mu përgjigj. Shkova dhe te këto Tatimet këtu te 9-Katëshet. Më ndihmuan, më dhanë; shko te drejtori të Stadiumi Dinamo. Shkova atje dhe s’më futën brenda fare. Më thanë; mos firmosje! Flisja me atë si roje aty. Ata më thanë se ishin të prokurorisë. Ju ktheva atyre dhe i thashë kështu, kështu; ata më thanë; O moj nënë, ti je viktimë. I thashë; ‘E di dhe vetë që jam viktimë’. Ça të bëj. Pështy përpjete më bie syve, pështy poshtë më bie kraharorit, t’i themi derrit dajë. Por i thashë; se lë me kaq, se do t’i hedh në gjyq. Ai Shina më vjen të shoh, që jam biznesmene, po ai është hajdut. Po të rrëmohet do ketë dhe të tjerë si puna ime! I ka futur ato dhe ndajnë lekët sëbashku.”, pohoi e moshuara./BW
TIRANË- Zbulohet një skemë mashtimi me anë të TVSH-së, që u ka vjedhur miliona euro taksapaguesëve shqiptarë. Skema është më e thjeshtë sa nuk bëhet. Denoncimi u bë sot nga kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Në një konferencë për shtyp, në prani të gazetarëve, Kryemadhi e cilësoi investigimin e sotëm si rastin më flagrant kur kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij janë kapur me "presh në dorë". Janë hapur 24 kompani fantazmë, që kanë blerë kanë shitur duke bërë xhiro marramendëse.
Psh; kompania AMPP, e themeluar nga dy persona të moshuar, ka raportuar për një xhiro prej 19.5 milionë dollarësh. Duke marrë librin e shitjeve dhe blerjeve zbulohet mashtrimi. Kompania blen fruta ekzotikë, ujë dhe shet zhavorr, hekur madje dhe bitum. Frutat janë shkëmbyer me inerte, ushqimi, vaji janë shkëmbyer me asfalt dhe uji i pijshëm janë kthyer në beton.
Faturat janë nën 3 milionë lekë në mënyrë të tillë që lëvizja financiare të mos bëhet nëpërmjet llogarive bankare, ndërsa shitja e produktit beton është bërë me faturë bankare por rezulton që pagesat bankare nuk janë kryer. Përveçse nuk kryhen, kompanitë që kanë bërë blerjet nga këto kompanitë fiktive marrin dhe rimbursimin e TVSH-së. Kompanitë që kanë blerë fruta dhe ujë, i kanë pastruar 30 mln euro inceneratorit të Tiraanës. Ndërkohë, kompanitë e ndërtimit që kanë fituar koncesionet e ndërtimit dhe të rrugëve janë ato që kanë marrë 99.99% të tenderave publikë, pjesa kryesore janë kompani që kanë fituar të gjitha punët publike, ku i kanë shërbyer këto fatura për të rritur në mënyrë fiktive shpenzimet po përveç kësaj shërben dhe shërben pasi marrin dhe 20% e TVSH-së. Përveçse marrin para nga buxheti i shtetit këto kompani përfitojnë nga buxheti i shtetit dhe 20% e TVSH-së.
Për të humbur gjurmët, kompanitë shiten tek persona të tjerë, tek të moshuar si psh. Thanas Canit dhe Haxhire Gurakuqit, por edhe persona të tjerë që nuk kanë lidhje me botën e biznesit, si pensionistë dhe kamarierë. Këtë janë respektivisht 95 dhe 94 vjeç, por pretendohet se kanë blerë biznese me 35 milionë, gati 30 milionë dollarë.
Këto kompani janë përdorur edhe për në procesin e rindërtimit në mënyrë që të rriteshin fiktivisht kostot. Shumë kompani që kanë bërë blerje në këto kompani fiktive për të justifikuar kostot e rindërtimit, të cilat kanë ardhur si rezultat i përfitimit të pagesave përpara tenderave apo gjëra të tjera apo dhe përfitimin e tenderave të tjerë që kanë të bëjnë. Ka edhe kompani që kanë bërë tenderat e rrugëve.
Në total, evazioni fiscal kap shifrën e 189 milionë dollarësh , të cilat janë para të cilat kanë dalë nga buxheti i shtetit. Sepse pjesa më e madhe e tyre janë para që vijnë nga kompanitë që kanë marrë para nëpërmjet prokurimeve publike dhe nëpërmjet koncesioneve. Të gjitha dokumentat janë bërë publike për mediat, ndërsa Monika Kryemadhi premton një padi në SPAK për skandalin e publikuar sot. Ndërsa tregoi edhe mënyrën sesi kanë përfunduar në gjurmët e këtij hetimi.
Sipas saj, hetimi është bërë nga LSI dhe ekspertë të fushës, të cilët janë të paktë në numër për të mos dekonspiruar aksionin dhe hetimet e tyre. Ndërkohë që në Shqipëri ka plasur skandali, kryeministri Edi Rama dhe asnjë prej anëtarëve të kabinetit nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me çfarë pretendohet.
Haxhire Gurakuqi, e moshuara 90 vjecare qe jeton ne azil, rezulton pronare e tre kompanive. Pervec kesaj Lumi 2006, Haxhireja ne kohe te ndryshme rezulton pronare e kompanise Koleci 2003 dhe Sopotonia. Madje edhe administratore.
Haxhireja nuk e ka patur asnjehere idene se ishte pronare.
Tek te njejtat kompani dalin here aksionere, here administratore edhe cifti i ketyre te moshuarve 95 vjecare.
Edhe keta nuk e kane pasur idene qe kane patur ndonjehere kompani. U jane falsifikuar firmat ose jane mashtruar nga pronaret e vertete te kompanive, te cilet pasi benin mashtrim me tvsh benin kontrate sikur ja u shisnin kompanine ketyre te moshuarve.
Nje pjese e atyre pronareve, qe kane bere kete pune jane arrestuar dhe denuar me burg nga 1 vit e gjysme deri ne 4 vjet. Por problemi eshte tjeter kund.
Kujt i kane dhene fatura keta? Ose me sakte cilat kompani kane bere blerje fiktive tek keto kompanite. Kjo eshte ceshtja. Jane kompanite e medha, ato qe fitojne tenderat, te cilat kane marre fatura tek keta. Ketu prokuroria nuk ndihet. Kjo eshte nje skeme e madhe evazioni, qe e ka patur qendren ne Lezhe dhe Lac. Jane nje sere kompanish te krijuara ne vitin 2016- 2017, qe kane bere vetem kete pune.
Kane 6 vjet qe i heton prokuroria. Dhe cuditerisht nuk kapi dot asnje ndertues aty brenda. Kush bleu fatura nga keta. Ata jane evazoret. Kaq eshte gjithe ceshtja.
TIRANË- Një skemë mashtrimi për pastrimin e parave është 'zbërthyer' sot nga kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Në një dalje live nga selia e LSI, ajo shpjegoi mashtrimin dhe pastrimin e parave që konsistojnë në ngritjen e shoqërive fantazëm, nga të cilat janë paguar edhe inceneratorët.
Këto kompani fantazëm regjistroheshin në emra njerëzish të panjohur, shpesh të moshuar, po edhe persona që nuk i justifikonin të ardhurat e tyre, me porofesione si kamarier, berber, bujk, etj. Të gjithë këta kishin nga një kompani në emrin e tyre, ku pastronin paratë.
Të paktën, 24 kompani fiktive kanë marrë 30 milionë euro. Personat e përfshirë në skemë ngrinin fillimisht dhe regjistronin kompaninë fantazëm, duke marrë në mënyrë ende të paqartë karta identiteti të personave që s'kishin lidhje me botën e biznesit. Më pas, pas regjistrimit të kompanisë, bënin sikur blenin produkte. Madje dhe me shifra marramendëse. Siç duket edhe në skemën e rindëruar nga LSI, psh. kompania “AM CO&CO”, , e regjistruar në Mëzez, me gjoja pronarë Arben Përlala dhe Mrika Përlala, blinin me fatura, fruta, ushqime dhe ujë. Ndërsa për të shitur, shet beton. 19.5 mln euro i ka bërë shitje fiktive inceneratorit të Tiranës.
Por duke hetuar aferën e vjedhjeve me djegësin e Tiranës dhe aktivitetin e 24 kompanive që bënin të njëjtën punë si “AM CO&CO” celula e financiare e LSI-së, gjetjet e së cilës i ka bërë publike sot Monika Kryemadhi, ka zbuluar edhe një skandal më të madh. Këto kompani, që figurojnë në tabelën këtu poshtë, rezulton se nuk janë përdorur vetëm nga bosët në arrati të inceneratorëve. Për të gjitha gjetjet e saj, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi premtoi një padi në SPAK, por preferoi që të mos bënte me dije emrat e personave që e kishin ndihmuar në kopsitjen e dosjes, pasi sipas saj, kishte rrezik për rrjedhje informacioni.
TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka paralajmëruar se Edi Rama mund të shkarkojë ndonjë ministër për të hequr vëmendjen. E ftuar në emisionin 'Task Force' në Syri Tv, Kryemadhi gjithashtu mori si shembull shkarkimin e Ministres së Jashtme Olta Xhaçka.
"Dolëm ne me inceneratorët në mars, nxorri patronazhistët për të larguar vëmendjen. Mos u çudisni kur të largojë ndonjë ministër tani...Mos bën viktimë Olta Xhaçkën për të larguar vëmendjen? Tentoi të bëjë krim, ia dhanë statusin e investitorit burrit, më mirë le ta marrë ai se të vjedhin kartat. Mos u çudit të bëjë kovë pusi siç bëri ministrin dhe Bllakon," tha Kryemadhi.
Haxhire Gurakuqi, 90-vjeçarja që me letra figuron pronare e një kompanie 30 milionë dollarëshe në Laç dhe që ka përfituar deri 5 milionë euro si punë e paguar nga inceneratorët, ka rrëfyer detaje ekskluzivisht për Syri Tv.
Gruaja e moshuar jeton në azilin e pleqve në Tiranë, pasi nuk ka banesë. Ajo tregon se pranë një banke të nivelit të dytë i kanë thënë se është pronare e një biznesi në Laç, por që nuk ka paguar tatimet. Si pasojë banka i ka bllokuar llogarinë e kursimeve, me vlerë 600 mijë lekë të vjetra.
Gurakuqi tregon nuk ka dijeni për milionat që kanë qarkulluar kompanitë e lidhura, ndërsa shton të ardhurat e saj të vetme janë nga pensioni. 90-vjeçarja ka qenë nidhmës mjeke dhe për 35 vite ka punuar në shkollën e mesme të minierave.
"Të ardhurat e vetme të miat janë vetëm nga pensioni. Shkoj atje (në bankë) më gjen dokumentet ai, më thotë, ty t'i kanë bllokuar tatimet se je debitore. Ke biznes më tha në Laç e ku di unë, se di nga bie Lezha, s'kam shkuar kurrë. Unë kërkoja lekët e mia, 600 mijë lekë të vjetra, doja t'i merrja. Të paktën të paguaja 200 mijë. Kur më thanë, i thashë rrini rehat dhe mos u tallni me mua. Nuk jam bërë për t'u tallur, kam qenë strikte.
"Kompanitë që fliten nuk i kam dëgjuar ndonjëherë. Nuk njoh askënd, as ato çunat. Ku ta çoja unë në këtë moshë, pres ditën kur të vdes moj bijë.Më vijnë dy djem këtu, më thanë jemi të prokurorisë, kemi ardhur për punën e atyre lekëve që të kanë bllokuar. Më dhanë dokumente për të firmosur, i besova se thanë jemi të prokurorisë. Më thanë që do kisha mundësi të merrja paratë e mia.
Drejtori më bëri një shenjë, po unë e kuptova vonë. Ma bëri me dorë, që mos e firmos. Por unë e kisha firmosur. Ishin dy persona. Kam dyshime tani. Marrin pasaportat, japin lekët dhe marrin pasaportat.
Unë kam qenë ndihmës mjeke, 35 vjet kam punuar në shkollën e mesme të minierave. E gjitha që më kanë bërë, është mashtrim, hajdutët. Pasi firmosa, as kursimet e mia nuk i mora dot. Zoti të marrë hak, jam në hallin tim", tregon Haxhire Gurakuqi./ Marrë nga Syri