LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës/ Liderët botërorë letër urimi Osmanit, Trump: E rëndësishme që Kosova të integrohet më tej në komunitetin euroatlantik

• Kosova feston nesër 17-vjetorin e Pavarësisë. • Lidhur me këtë disa liderë botërorë i kanë dërguar mesazh urimi presidentes, Vjosa Osmani. • Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përgëzuar popullin e Kosovës për rrugëtimin drejt pavarësisë, duke teksuar qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë që e kanë shoqëruar këtë proces. • Trump shkruan se teksa SHBA punon me Kosovën dhe fqinjët e saj për të ndërtuar një rajon më të sigurt, është e rëndësishme që Kosova të integrohet më tej në komunitetin euroatlantik. • Ai ka theksuar se Dita e Pavarësisë së Kosovës është një moment për të reflektuar mbi arritjet e deritanishme dhe për të parë drejt një të ardhmeje edhe më të ndritur. • Mbreti Charles III po ashtu ka uruar Pavarësinë e Kosovës Osmanit, ku shprehet i lumtur që dy vendet ndaj lidhje kaq të forta dhe pret që miqësia mes tyre të forcohet më shumë. • Mbreti tha se shpreson që të dy kombet të mund të bashkëpunojnë për të dhënë një ndikim pozitiv në ndryshimet klimatike dhe çështjet mjedisore, të cilat na prekin të gjithë globin. • Emmanuel Macron, presidenti i Francës gjithashtu ka shprehur urimet e tij dhe ka rikonfirmuar mbështetjen e vendit të tij për pavarësinë dhe integrimin evropian të Kosovës, ndërsa ka siguruar se ata do jetë jenë një nga aleatët më të përkushtuar. • Macron shkruan gjithashtu se emërimi i një përfaqësuesi të ri të BE duhet të jetë një mundësi për të bërë përparim në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit-Ohrit, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. • Ai thotë se shpreson që të dy shtetet të mund të vazhdojnë të bashkëpunojnë, veçanërisht lidhur me organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030 në Kosovë.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Presidenti gjerman uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Gjermania mbetet një mbështetëse e fuqishme e Kosovës

17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës/ Liderët
osmani, steinmeier

KOSOVË- Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka uruar presidenten Vjosa Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në urimin e tij, Steinmeier ka riafirmuar mbështetjen e Gjermanisë për pavarësinë dhe rrugën evropiane të Kosovës, duke rikujtuar se shteti i tij në shkurt 2008, ishte ndër vendet e para që njohu shtetin e Kosovës.

"Gjatë këtyre viteve, kemi thelluar vazhdimisht bashkëpunimin tonë, qoftë në politikat e sigurisë, në reformat për përafrimin me BE-në apo në fushën e politikave të klimës dhe energjisë", thuhet në urimin e Presidentit Steinmeier.

Më tej, ai ka theksuar se në çështjet e politikës së jashtme, Kosova është pozicionuar qartësisht në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian, veçanërisht në mbështetjen e Ukrainës kundër agresionit të Rusisë, në shkelje të të drejtës ndërkombëtare. Në fund të urimit të tij, Presidenti gjerman ka theksuar se Gjermania mbetet një mbështetëse e fuqishme e Kosovës, duke përkrahur stabilitetin, zhvillimin dhe integrimin evropian.

17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës/ Liderët

1 VITE ME PARE

Pavarësia e Kosovës/ Macron letër urimi Osmanit: Keni përkrahjen e Francës në rrugën evropiane

17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës/ Liderët
macron, osmani

FRANCË- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka uruar presidenten Vjosa Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, përmes një letre urimi. Macron ka rikonfirmuar mbështetjen e Francës për pavarësinë dhe integrimin evropian të Kosovës, ndërsa ka siguruar se ata do jetë jenë një nga aleatët më të përkushtuar.

"Përballë çrregullimeve dhe fragmentimit të botës, perspektiva evropiane e Kosovës, si e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të rikonfirmohet. Ju siguroj për përkrahjen e Francës për të mbështetur vendin tuaj në këtë rrugë", thuhet në urimin e Presidentit Macron.

Ky i fundit shpreh gjithashtu shpresën që të dy shtetet të mund të vazhdojnë të bashkëpunojnë, veçanërisht lidhur me organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030 në Kosovë. Macron ka falënderuar Osmanin për pjesëmarrjen në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame. 

LETRA E PLOTË: 

Zonja Presidente, e dashur Vjosa

Me rastin e festës kombëtare të Republikës së Kosovës, dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia dhe t’ju ritheksoj gjithë përkushtimin që Franca ka për pavarësinë e Kosovës.

Përballë çrregullimeve dhe fragmentimit të botës, perspektiva evropiane e Kosovës, si e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të rikonfirmohet. Ju siguroj për përkrahjen e Francës për të mbështetur vendin tuaj në këtë rrugë.

Në këtë drejtim, normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është një hap thelbësor. Emërimi i një Përfaqësuesi të ri special të Bashkimit evropian duhet të jetë një mundësi për të bërë përparim në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit-Ohrit, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Shpresoj gjithashtu që dy vendet tona, të lidhura me vlerat e Olimpizmit, të mund të vazhdojnë të bashkëpunojnë, veçanërisht lidhur me organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030 në Kosovë. Franca është e gatshme t’ju ndihmojë që kjo ngjarje madhore të ketë një sukses të plotë.

Së fundi, dëshiroj t’ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj në ceremoninë e rihapjes së Notre-Dame de Paris, për të cilën ju jam mirënjohës.

Ju lutem pranoni, zonja Presidente, konsideratën time më të lartë.

Përzemërsisht,

Emmanuel MACRON

17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës/ Liderët

1 VITE ME PARE

17-vjetori i Pavarësisë/ Trump letër urimi Osmanit: Lidhjet mes popujve tanë janë të forta! E rëndësishme që Kosova të integrohet më tej në komunitetin euroatlantik

17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës/ Liderët
osmani, trump

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Përmes një letre urimi dërguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, ka përgëzuar popullin e Kosovës për rrugëtimin drejt pavarësisë, duke teksuar qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë që e kanë shoqëruar këtë proces.

Trump shkruan se teksa SHBA punon me Kosovën dhe fqinjët e saj për të ndërtuar një rajon më të sigurt, është e rëndësishme që Kosova të integrohet më tej në komunitetin euroatlantik. Presidenti amerikan ka vlerësuar gjithashtu mbështetjen e palëkundur të Kosovës ndaj Ukrainës përballë agresionit rus.

Ai ka theksuar se Dita e Pavarësisë së Kosovës është një moment për të reflektuar mbi arritjet e deritanishme dhe për të parë drejt një të ardhmeje edhe më të ndritur.

LETRA E URIMIT E PLOTË:  

E nderuara Zonja Presidente,

Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju lutem pranoni urimet e mia më të përzemërta për Ju dhe popullin e Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë. Rrugëtimi i Kosovës si një komb sovran është shënuar nga qëndrueshmëria dhe vendosmëria.

Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht Kosovën dhe angazhimin e saj për ta ndërtuar një shoqëri demokratike, ku të gjithë qytetarët e saj mund të jetojnë dhe të lulëzojnë së bashku. Lidhjet mes popujve tanë janë të forta dhe presim me kënaqësi t’i zgjerojmë më tej këto marrëdhënie, veçanërisht përmes rritjes së mundësive për investime, me qëllim që të sjellim më shumë prosperitet për të dyja vendet tona. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën në forcimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e rritjes ekonomike përmes një mjedisi të qëndrueshëm dhe të drejtë biznesi.

Shtetet e Bashkuara presin të ndërtojnë një marrëdhënie më produktive me qeverinë e Kosovës në vitin e ardhshëm. Ndërsa punojmë me Kosovën dhe fqinjët e saj për të ndërtuar një rajon më të begatë dhe më të sigurt, është e rëndësishme që Kosova të integrohet më tej me komunitetin euroatlantik. Mbështetja e palëkundur e Kosovës për Ukrainën përballë agresionit rus vlerësohet shumë.

Përvjetori i pavarësisë së Kosovës është një moment për të nderuar arritjet e së kaluarës si dhe për të parë drejt një të ardhmeje më të ndritur dhe marrëdhënieve më të thella mes kombeve tona. Ju dërgoj urimet e mia më të mira popullit të Kosovës në këtë ditë feste.

17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës/ Liderët17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës/ Liderët

1 VITE ME PARE

17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Mbreti Charles letër Osmanit: Vendet tona ndajnë lidhje të forta, pres të forcojmë më tej miqësinë tonë

17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës/ Liderët
mbreti charles, vjosa osmani

BRITANI- Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë Kosovës dhe popullit të saj, përmes një letre dërguar presidentes, Vjosa Osmani. 

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, ndau në rrjetet sociale letrën e mbretit. Ky i fundit shprehej i lumtur që dy vendet ndaj lidhje kaq të forta dhe pret që miqësia mes tyre të forcohet më shumë.

Mbreti tha se shpreson që të dy kombet të mund të bashkëpunojnë për të dhënë një ndikim pozitiv në ndryshimet klimatike dhe çështjet mjedisore, të cilat na prekin të gjithë globin.

“E nderuara zonja Presidente,

Unë dhe bashkëshortja ime kemi kënaqësinë t’i dërgojmë Shkëlqesisë Juaj dhe popullit të Republikës së Kosovës urimet tona më të ngrohta me rastin e festës suaj kombëtare. Jam shumë i kënaqur që vendet tona ndajnë lidhje kaq të forta dhe pres të forcojmë më tej miqësinë tonë.

Është shpresa ime dhe ambicia ime e fortë që kombet tona të mund të bashkëpunojnë për të dhënë një ndikim pozitiv në ndryshimet klimatike dhe çështjet mjedisore, të cilat na prekin të gjithëve globalisht. Unë dhe gruaja ime kemi kënaqësi të madhe t’ju përcjellim urimet tona më të mira për ju dhe për të gjithë kosovarët në vitin e ardhshëm.

Charles R”, thuhet në letrën e mbretit. 

17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës/ Liderët

17 vjetori i pavaresise se kosoves vjosa osmani donald trump emmanuel macron mbreti charles

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet