LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasje në Vaun e Dejës/ 51-vjeçari vritet me kallashnikov pas sherrit në lokal, arrestohet autori

• Vritet me kallashnikov, tregtari Agron Metushi në Vaun e Dejës. •51-vjeçari është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga 37-vjeçari, Alfons Palushani, i sapo kthyer nga Anglia. •Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 03:00, në fshatin Shelqet, Vau i Dejës. •Metushi dhe autori i dyshuar Alfons Palushani kanë qenë në një lokal të zonës, e mes tyre ka nisur një sherr. • Në gjendje të dehur, duke qënë në tavolina të ndryshme, autori dhe viktima kanë nisur ofendimet drejt njëri-tjetrit. •Palushani ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë armën e zjarrit kallashnikov me të cilën ka qëlluar 51-vjeçarin, i cili ka qenë duke hipur në makinë. •Për pasojë, 51-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. •37-vjeçari pasi ka qëlluar me breshëri kallashnikovi Metushin është larguar nga vendi i ngjarjes. • Pas disa orësh ndjekje nga forcat blu, autori është vënë në pranga. •Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Vrasja në Vaun e Dejës/ Dy burrat po pinin alkool e po dëgjonin muzikë live, autori i sapo kthyer nga Anglia

Vrasje në Vaun e Dejës/ 51-vjeçari vritet me kallashnikov pas
Lokali

SHKODËR- Autori i vrasjes në Vaun e Dejës, Alfons Palushani ishte kthyer për pushime nga Anglia dhe me viktimën njiheshin prej kohësh. Palushani ishte takuar në lokalin e natës me Agron Metushin, aty ku kanë pirë alkool së bashku, duke dëgjuar muzikë live.

Rreth orës 03:00 të mëngjesit, pavarësisht se kanë qenë së bashku, ata kanë nisur të debatojnë e deri në përplasje. Me pas, Palushani është larguar për në banesën e tij, ka marrë armen e zjarrit dhe është rikthyer tek lokali Aty ai ka vënë re mikun e tij, Agron Metushi Hasani, i cili po largohej me makine dhe ka qëlluar menjëherë ndaj tij, duke e lënë të vdekur në vend. 

Autori i krimit u vu në pranga nga policia pas disa orësh. 

3 VITE ME PARE

VIDEO- Aty ku ndodhi vrasja! Lokali në Vaun e Dejës bosh, mbrëmë u ekzekutua Metushi

Vrasje në Vaun e Dejës/ 51-vjeçari vritet me kallashnikov pas
Lokali

SHKODËR- Ky është lokali ku ndodhi vrasja e Agron Metushit. 51-vjeçari u vra me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vaun e Dejës, në fshatin Shelqet. Policia bën të ditur se pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se Alfons Palushani, 37 vjeç, banues në fshatin Stajkë vrau Metushin, banues në Shkodër.

Sipas uniformave blu, dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes autorit dhe viktimës. Pasi kanë debatuar në lokalin e fshatit, 37-vjeçari ka shkuar në banesë ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe në momentin që 51-vjeçari ka hipur në automjetin e tij për tu larguar 37-vjeçari e ka qëlluar me armë zjarri. Autori fillimisht u arratis mirëpo u vu në pranga nga policia pas disa orësh. 

3 VITE ME PARE

Vrasja në Vaun e Dejës/ Arrestohet autori, sherri nisi pas ofendimeve në lokal, Palushani e Metushi ishin të dehur

Vrasje në Vaun e Dejës/ 51-vjeçari vritet me kallashnikov pas
Policia

SHKODËR- Është arrestuar Alfons Palushani, autori i cili qëlloi me armë zjarri për vdekje Agron Metushin. Ngjarja ndodhi në fshatin Shelqet të Bashkisë Vau Dejës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Viktima Metushi dhe autori i dyshuar Palushani ndodheshin në një lokal, por në tavolina të ndryshme. Gjatë qëndrimit në lokal viktima dhe autori kanë fyer njeri-tjetrin në distancë.

Rreth orës 3 të mëngjesit, Palushani ka marrë një armë zjarri automatik kallashnikov dhe ka qëlluar në oborrin e lokalit Metushin i cili mbeti i vdekur në vend. Menjëhere policia shkoi në vendngjarje dhe përveç trupit të viktimës gjeti aty edhe pronarin e lokalit i cili po priste.

Dyshohet se personat e përfshire në këtë ngjarje të rëndë kane qenë të alkoolizuar. Efektivët po bëjnë shoqërimin në polici të disa personave të tjerë qe kanë qënë në lokal për të mësuar me shumë rreth kësaj ngjarje.

3 VITE ME PARE

Sherri në lokal/ EMRAT, kush është viktima dhe autori në Vaun e Dejës

Vrasje në Vaun e Dejës/ 51-vjeçari vritet me kallashnikov pas
Policia

SHKODËR- Alfons Palushani është personi i cili ka vrarë me armë zjarri 51-vjeçarin Agron Metushi pas një sherri që nisi në lokal. 31-vjeçari mori armën në banesë e më pas qëlloi Metushin, i cili ishte duke hypur në mjetin e tij.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, rreth orës 03:00, në fshatin Shelqet, Vau i Dejës. Pas krimit, Palushani është arratisur e policia është vënë në ndjekje të tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

3 VITE ME PARE

Vrasje në Vaun e Dejës/ 37-vjeçari vret me kallashnikov një person, e qëllon teksa po hipte në mjet

Vrasje në Vaun e Dejës/ 51-vjeçari vritet me kallashnikov pas
Foto ilustruese

SHKODËR- Vrasje në fshatin Shelqet, në Vaun e Dejës. Alfons Palushani ka vrarë me armë zjarri 51-vjeçarin Agron Metushi pas një sherri banal i cili nisi në lokalin e fshatit. Forcat blu bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 03:00, në një lokal. Autori, 37-vjeçari dhe viktima Metushi, u përfshinë në një konflikt për motive të dobëta. Palushani, pasi la lokalin shkoi në banesë aty ku mori arëmn e zjarrit kallashnikov e në momentin që Metushi ka hypur në mjetin e tij për t'u larguar, autori e ka qëlluar me armë zjarri. 51-vjeçari ka ndërruar jetë ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes. 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje. Policia është në kërkim të Palushanit, ndërkohë që ka bërë rrethimin e zonës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 23.08.2022, rreth orës 03:00, në fshatin Shelqet, Vau i Dejës, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi A.P., 37 vjeç, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në Shkodër. Nga veprimet e shpejta dhe hetimet paraprake të kryera nga Policia, dyshohet se konflikti për motive të dobëta ka nisur në lokalin e fshatit dhe menjëherë shtetasi A.P., ka shkuar në banesë ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe në momentin që shtetasi A.M. ka hipur në automjetin e tij për tu larguar shtetasi A.P. e ka qëlluar me armë zjarri. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij.

vrasje ne shkoder alfons palushani agron metushi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet