LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Atentat në Shkodër, 25-vjeçari u shpëton plumbave, dëshmia: S'kam konflikte

• Alban Bruçi, 25 vjeç i ka shpëtuar një atentati. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:15 të mbrëmjes së kaluar në lagjen ‘Rus’ të Shkodrës. • Mësohet se dy persona të hipur mbi një motor i kanë zënë pritë 25-vjeçarit që po udhëtonte me një automjet të llojit “Audi”, tip “A3”, ngjyrë gri e errët me targa ‘AB 199 BA’. Ata kanë qëlluar të paktën 20 plumba në drejtim të mjetit ku ndodhedj Bruçi dhe 19 prej tyre e kanë prekur makinën. • Por, 25-vjeçari ka shpëtuar. Ai ka dalë në kohë nga makina dhe është nisur drejt komisariatit të Policisë së Shkodrës për të denoncuar ngjarjen në fjalë. • I riu ka rrëfyer se ka parë që është qëlluar nga dy persona që ndodheshin mbi motor, por nuk i ka njohur. Ai ka shtuar se nuk ka konflikte e se nuk mund të dijë se kush kanë qenë autorët. • Alban Bruçi është arrestuar në vitin 2016 për tentative vrasjeje dhe kjo është pista e pare ku po hetohet në lidhje me atentatin që iu bë.

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

DETAJE nga atentati në Shkodër, mbi mjetin e Bruçit u zbrazën 20 plumba

Atentat në Shkodër, 25-vjeçari u shpëton plumbave,
Alban Bruçi

SHKODËR- Mbi mjetin në të cilin udhëtonte 25-vjeçari Alban Bruçi janë zbrazur 20 plumba. Mësohet se Policia e Shkodrës ka sekuestruar 20 gëzhoja në lagjen ‘Rus’ ku dhe ndodhi ngjarja. 19 prej tyre kanë prekur mjetin brenda të cilit ndodhej Bruçi, por i riu ka shpëtuar.

25-vjeçari ka dalë në kohë nga makina dhe është nisur drejt komisariatit të policisë për të denoncuar ngjarjes.

Në dëshminë e dhënë para autoriteteve, Alban Bruçi është shprehur se nuk i ka njphur autorët e se nuk ka pasur konflikte me askënd.

3 VITE ME PARE

Publikohet FOTOJA/ Ky është Alban Bruçi që i shpëtoi atentatit në Shkodër

Atentat në Shkodër, 25-vjeçari u shpëton plumbave,
Alban Bruçi

SHKODËR- Personi që po shikoni në foto është Alban Bruçi, 25-vjeçari që i shpëtoi një atentati një natë më parë në Shkodër. Bruçi po udhëtonte me mjetin e tij të llojit “Audi”, tip “A3” në momentin që dy person i zunë pritë.

Autorët ndodheshin në motor dhe një prej tyre qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të Bruçit. 25-vjeçari doli në kohë nga mjeti dhe shpëtoi. Në dëshminë e dhënë para autoriteteve, Alban Bruçi është shprehur se nuk i ka njphur autorët e se nuk ka pasur konflikte me askënd.

3 VITE ME PARE

I shpëtoi atentatit në Shkodër, Alban Bruçi: Ishin dy persona me motor, s'i njoha

Atentat në Shkodër, 25-vjeçari u shpëton plumbave,
Foto Ilustruese

SHKODËR- Alban Bruçi, 25-vjeçari që i shpëtoi atentat një natë më parë në Shkodër ka deklaruar se nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët. në dëshminë e dhënë para unifromave blu, Bruçi është shprehur se ka parë që ishin dy persona me motor dhe se në drejtim të mjetit të tij kishte qëlluar vetëm njëri. Por, 25-vjeçari thotë se nuk i ka njohur dot e se nuk ka konflikte me persona të cilëve mund tu drejtojë gishtin për ngjarjen në fjalë.

"Nuk e kam idenë se kush mund të jenë autorët e kësaj ngjarje. Kam qenë duke shkuar në shtëpi kur dy persona me motoçikletë u afruan dhe qëlluan ndaj meje. Në atë moment u mundova që të shpëtoj dhe eca pak metra me makinë. Pasi u larguan nuk kisha marrë asnjë plumb dhe menjëherë erdha në polici për të treguar ngjarjen. Nuk kam konflikte me persona të tjerë dhe nuk e di se kush mund ta ketë bërë,"- tha Bruçi ndër të tjera.

Bruçi i shpëtoi një atentati një natë më parë në Shkodër. Ai po udhëtonte me mjetin e tij të llojit "Audi A3" në momentin që u qëllua me breshëri plumbash. 25-vjeçari ka arritur të dalë në kohë nga makina duke u shpëtuar plumbave. Në vitin 2016, Alban Bruçi është vënë në pranga për tentativë vrasjeje dhe kjo është pista kryesore ku po fokusohen hetimet. 

3 VITE ME PARE

Atentati në Shkodër, policia: Po punohet për identifikimin e autorëve

Atentat në Shkodër, 25-vjeçari u shpëton plumbave,

SHKODËR- Policia ka nxjerr detaje në lidhje me atentatin në Shkodër. Në njoftim bëhet me dije se për të shtënat me armë policia është njoftuar nga vetë drejtuesi i mjetit. Po ashtu thuhet se po punohet për identifikimin e autorëve si dhe kapjen e tyre. 

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 21:30, shtetasi A. B., 25 vjeç, ka kallëzuar se, në lagjen “Partizani”, Shkodër është qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit tip “Audi”. Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli edhe në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

3 VITE ME PARE

EMRI/ Identifikohet synimi i autorëve të atentatit në Shkodër

Atentat në Shkodër, 25-vjeçari u shpëton plumbave,
Policia

SHKODËR-  Alban Bruçi është pronari i mjetit, që i bën atentat sot në Shkodër. Mësohet se Bruçi ka arritur që të dalë nga makina në moment të fundit dhe t'i shpëtojë atentatit. 

Ende nuk dihet nëse kjo ishte thjesht një paralajmërim për Bruçin apo dikush kërkonte kokën e tij. 

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Atentati në Shkodër, pamje nga vendngjarja, policia rrethon zonën

Atentat në Shkodër, 25-vjeçari u shpëton plumbave,
Pamje nga vendngjarja

SHKODËR- Dosja.al, ka arritur që të sigurojë pamje nga atentati i mbrëmjes së sotme në Shkodër. Siç shihet dhe nga videoja e mëposhtme, policia ka rrethuar zonën.

Ndërkohë që po bëhet krehja për identifikimin dhe gjetjen e autorëve të ngjarjes.

3 VITE ME PARE

DETAJE/ Të shtënat në Shkodër, ngjarja ndodhi në lagjen Rus, policia në vendngjarje

Atentat në Shkodër, 25-vjeçari u shpëton plumbave,

SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga atentati i sotëm në Shkodër. Mësohet se është qëlluar dejt një Audi A3, ngjyrë gri e errët.

Po ashtu bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Rus. Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila ka rrethuar zonën.

3 VITE ME PARE

Të shtëna me armë në Shkodër, qëllohet drejt një makine

Atentat në Shkodër, 25-vjeçari u shpëton plumbave,

SHKODËR- Të shtëna me armë ka pasur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Mësohet se drejt një automjeti është qëlluar me armë.

Aitomjeti, drejt të cilit është qëlluar është një Audi. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që mësohet se nuk ka persona të lënduar.

atentat ne shkoder alban bruçi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës