LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

VRASJE në Durrës/ Ekzekutohet me armë nipi i “Arapit të Sukthit”, shpëton miku i tij, merren në pyetje 10 persona

•Kur nuk ka kaluar as 24 orë nga vrasja e Martin Bardhit në Rrëshen, një tjetër vrasje ka ndodhur në vendin tonë.  • Në Sukth të Durrësit, 38-vjeçari Fatjon Dervishi mbeti i vrarë pas një sulmi me armë zjarri që iu bë teksa ishte duke drejtuar mjetin e tij. •Në momentin kur e kanë qëlluar Fatjon Dervishi ishte duke drejtuar makinën dhe bashkë me të në mjet ka qenë edhe një shoku i tij. • 38-vjeçari është qëlluar me armë automatike. • 2 plumba e kanë përshkuar në trup duke i dëmtuar organet. • Personi tjetër nuk është prekur nga plumbat. • Sipas dëshmisë së shokut, rezulton se ata kishin qenë në një lokal dhe po ktheheshin për në shtëpi kur janë goditur. •Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të FNSH-së Tiranë. •Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës.

8 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

U ekzekutua në një zonë pa ndriçim, Fatjon Dervishi ishte kthyer në Shqipëri për të hapur një restorant

VRASJE në Durrës/ Ekzekutohet me armë nipi i “Arapit
pamje nga vendngjarja

DURRËS- Në orët e mesnatës, 38-vjeçari, Fatjon Dervishi mbeti i vdekur pasi u ekzekutua me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar në fshatin Katund të Sukthit. 

Dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasje dy persona, të cilët pas ekzekutimit të 38-vjeçarit janë larguar nga një rrugë dytësore, pasi është një zonë që nuk mbulohet mirë nga ndriçimi. Autorët kanë qëlluar mbi mjetin e Dervishit të 15 plumba. Në momentin e krimit, viktima ka qenë së bashku me një mikun e tij në makinë, i cili ka shpëtuar i palënduar. Ai ka dëshmuar se ndaj tyre është qëlluar sapo kanë dalë nga një lokal.

Viktima kishte pak kohë që ishte kthyer në banesën e tij në Katund Sukth pasi jetonte jashtë shteti së bashku me familjen e tij. Ai ishte babai i dy fëmijëve dhe raportohet se viktima kishte ardhur në zonën ku jetonte i ati për të ndërtuar një restorant në pjesën e përparme të shtëpisë.  Dervishi nuk ka precedentë penalë në vendin tonë. Kjo ka vështirësuar edhe punën e grupit hetimor për ngritjen e një piste pse ndodhi ky krim.

Sakaq policia e Durrësit ka shoqëruar 7 persona lidhur me vrasjen, mes tyre edhe mikun e viktimës i cili ishte pasagjer në makinë. Gjithashtu 2 grupe të FNSH kanë ngritur pika kontrolli përreth zonës ku ndodhi vrasjadhe janë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë me me pamje nga aksi rrugor “Maminas – Shijak - Sukth – Sallmone”. Sipas informacioneve zyrtare në bashkëpunim me Interpol Tiranën po identifikohen lidhjet shoqërore të viktimës apo shtetas me të cilët mund të ketë pasur konflikte.

2 VITE ME PARE

Vrasja e 37-vjeçarit në Sukth, shoqërohen në polici shtatë persona, mes tyre edhe miku i viktimës

VRASJE në Durrës/ Ekzekutohet me armë nipi i “Arapit
foto ilustruese

DURRËS- Gjatë orëve të mesnatës është ekzekutua me armë zjarri Fatjon Dervishi. I riu ishte në mjet me mikun e tij, mirëpo ky i fundit nuk mori asnjë plumb, duke i shpëtuar vdekjes. 

Sakaq policia e Durrësit dhe 2 grupe të FSNH kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset që lidhen me zonën ku ka ndodhur vrasja. Gjithashtu policia e Durrësit ka njoftuar se shtatë persona janë shoqëruar në polici mes tyre edhe pasagjeri që ishte në makinë me viktimën.

Ndërkohë policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë me pamje nga aksi rrugor “Maminas – Shijak - Sukth – Sallmone”. Sipas informacioneve zyrtare në bashkëpunim me Interpol Tiranën po identifikohen lidhjet shoqërore të viktimës apo shtetas me të cilët mund të ketë pasur konflikte.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sukth, Durrës

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 23:45, të datës 26.09.2023, në Katund, Sukth, ku shtetas ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri, në drejtim të automjetit që drejtonte shtetasi T. D. (M.), 37 vjeç, banues në Katund, Sukth, i cili si pasojë humbi jetën, në spital, ju informojmë se:

Sapo kanë marrë njoftim, shërbimet e Policisë së Durrësit dhe 2 grupe të FNSH, Tiranë, kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset që lidhen me zonën, me qëllim kapjen e autorëve. Gjithashtu, grupi hetimor, i ngritur posaçërisht për zbardhjen e këtij rasti, ka vijuar punën, në drejtimin e prokurorit, për të fiksuar çdo provë që do të çojë në zbardhjen e ngjarjes dhe në identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë, në drejtimin e prokurorit, kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, për rastin. Konkretisht, deri më tani, në ambientet e Policisë, janë shoqëruar për t’u pyetur mbi rrethana të kësaj ngjarjeje, 7 shtetas (mes tyre shtetasi E. Sh., pasagjer në automjetin që drejtonte 37-vjeçari, në momentin e të shtënave), janë sekuestruar kamerat e sigurisë me pamje nga aksi rrugor “Maminas – Shijak - Sukth – Sallmone” (aksi që kishte ndjekur shtetasi T. D. (M.)), janë ushtruar kontrolle banesash, janë këqyrur celularë, si dhe është bashkëpunuar me ZQK Interpol Tiranën, për të identifikuar lidhje shoqërore të viktimës apo shtetas me të cilët mund të ketë pasur konflikte, jashtë vendit. Gjithashtu, janë sekuestruar automjeti që drejtonte T. D. (M.) dhe 2 celularët e tij, dhe vijon ekzaminimi i hollësishëm i tyre.

Nga verifikimet e deritanishme të kryera në koordinim me homologët holandezë, ka rezultuar se shtetasi T. D. (M.) ka qenë hetuar në këtë shtet, për trafikim të lëndëve narkotike.

Materialet për këto veprime procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kryerjen e hetimeve të mëtejshme, me qëllim zbardhjen e dinamikës së kësaj ngjarjeje, për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

2 VITE ME PARE

Vrasja e 38-vjeçarit në Sukth, kushëriri: Dëgjova krisma, ishte çun me nam

VRASJE në Durrës/ Ekzekutohet me armë nipi i “Arapit
Kusheriri i viktimes

DURRËS- Vrasja e Fatjon Dervishit në Sukth të Durrësit ka lënë të tronditur opinionin. Kushëriri i tij, ka treguar detaje nga ngjarja. Në një rrëfim për mediat, Dervishi tha se kishte dëgjuar vetëm krisma, si dhe shtoi se viktima njihej si djalë i mirë, pa konflikte. 

Ndërkohë, ai tha se viktima jetonte në Gjermani, ndërsa ishte babai i dy fëmijëve.

“E njoh që fëmijë Fajtonin. Është djalë me nam. Punonte në Gjermani. Vinte ikte, ishte çun i urtë. E kam fqinj, nëna ime e ka djalë daje. Nuk isha mbrëmë në shtëpi, pasi punoj roje nate. I dëgjuam krismat, veç kaq. Ika pastaj e lash punën, shkova në shtëpi. I martuar ishte Fatjoni, ka dy fëmijë, i ka jashtë. Këtu jetonte me babin, nëna i ka vdekur. Një vëlla e ka jashtë, një vëlla në burg për drogë. Kishte qenë në një lokal në Sukth. Nuk di që të ketë pasur konflikte.”, tha kushëriri, që e ka edhe fqinj viktimën.

2 VITE ME PARE

Krimi në Durrës dyshohet për hakmarrje! Kush është VËLLAI i viktimës, Fatbardhi u kap në Spanjë, plagosi të dashurën në Durrës (E SHKUARA)

VRASJE në Durrës/ Ekzekutohet me armë nipi i “Arapit
Foto ilustruese

TIRANË- Gjatë mesnatës u ekzekutua me armë zjarri Fatjon Dervishi. I riu ishte në mjet me mikun e tij, mirëpo ky i fundit nuk mori asnjë plumb, duke i shpëtuar vdekjes. Mirëpo, deri më tani, bëhet e ditur se pista kryesore është ajo e hakmarrjes, pasi Dervishi është vëllai i Fatbardh Dervishit, nje emër i njohur për Policinë, pasi është vënë në pranga për një sërë krimesh.

Po kush është Fatbardh Dervishi?

Fatbardh Doda i njohur ndryshe si Fatbardh Dervishi cilësohet si kreu i një bande që merrej rrjet kriminal, por aktivitet kryesor kishin trafikun e drogës. Sipas mediave në Spanjë, Doda ndryshonte vazhdimisht pamjen dhe qarkullonte me identitete të ndryshme false për të shmangur zbulimin.

Ai akuzohet si anëtar i një grupi kriminal dhe për një sërë veprash si armëmbajtje pa leje, falsifikim dokumentesh, vjedhje automjetesh. Në shtëpinë e tij, u gjet një automatik dhe dy karikatorë me kapacitet përkatësisht 16 dhe 32 gëzhoja.

Doda bashkë me anëtarët e grupit maskoheshin me uniforma policie dhe kryenin grabitje të shtëpive që shërbenin si magazina droge teksa ishin të armatosur. Ata përdorën GPS që supozohej se i kishin instaluar në automjetet e trafikantëve të drogës që donin të grabisnin për të zbuluar rrugët për në shtëpitë e tyre apo ndërtesat që mund të shërbenin si magazina droge.

Ndërkohë akuzohet edhe për një plagosje me armë në Shqipëri më 3 janar të një viti më parë. Ai plagosi të dashurën e tij 23-vjeçare në një dhomë hoteli në Durrës. Në dëshminë e saj në polici, e dashura u shpreh se ishte i pirë dhe e bëri pa dashje.

2 VITE ME PARE

Ekzekutimi i Dervishit në Sukth/ Pista kryesore ajo e hakmarrjes, vëllai i tij në burg, kreu i bandës së drogës në Spanjë

VRASJE në Durrës/ Ekzekutohet me armë nipi i “Arapit
Foto ilustruese

DURRËS- Pista kryesore për vrasjen e Fatjon Dervishit në Sukth të Durrësit, është hakmarrja.

Viktima është person pa precedent por, vëllai i tij, është i akuzuar për vrasjen e një personi tjetër. Fatbardh Dervishi cilësohet si kreu i një bande që merrej rrjet kriminal, por aktivitet kryesor kishin trafikun e drogës.

Përsa i përket dinamikës së ngjarjes 38-vjeçari, nuk ka qenë i vetëm në makinë. Ai ka qenë i shoqëruar nga një mik i tij kur është qëlluar me breshëri kallshnikovi, në zonën e shinave.

I marrë në pyetje si dëshmitar okular, miku i viktimës është shprehur se ata kanë qenë në makinë, kur janë qëlluar me breshëri automatiku. Ndërkohë që policia dhe prokuroria e Durrësit, që po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje kanë sekuestruar disa kamera sigurie të banesave, por dhe bizneseve ne Sukth, me qëllim identifikikimin e ndonjë gjurme nga ana e autorëve./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Vrasja në Sukth, Dervishi nuk ishte në makinë vetëm, dëshmia e shokut: Po ktheheshim në shtëpi, na qëlluan

VRASJE në Durrës/ Ekzekutohet me armë nipi i “Arapit
Policia

DURRËS- Detaje të reja në lidhje me vrasjen e Fatjon Dervishit pak pas mesnate në Durrës. Viktima është banor i zonës Katund Sukth dhe nuk është person me precedent të mëparshëm penal.

Në momentin kur e kanë qëlluar Fatjon Dervishi ishte duke drejtuar makinën dhe bashkë me të në mjet ka qenë edhe një shoku i tij.

Dy plumba raportohet se i kanë përshkuar në trup duke i dëmtuar organet vitale, ndërsa personi tjetër nuk është prekur nga plumbat. Sipas dëshmisë së këtij të fundit rezulton se ata kishin qenë në një lokal dhe po ktheheshin për në shtëpi kur janë goditur.

"Ishim në një lokal dhe po ktheheshim në shtëpi kur na qëlluan"- ka deklaruar ai.

Deri më tani janë pyetur 10 persona për të mundësuar zbardhjen e ngjarjes./Dosja.al

2 VITE ME PARE

U vra në Sukth, kush është 38-vjeçari? Nipi i “Arapit të Sukthit”, u qëllua me automatik teksa ishte në makinë

VRASJE në Durrës/ Ekzekutohet me armë nipi i “Arapit
Policia

DURRËS- Fatjon Dervishi, është 38 vjeçari që u vra rreth mesnatës nga persona të paidentifikuar. Dervishi, është qëlluar me breshëri plumbash në zonën e njohur si Katund, Sukth. Policia dhe dy grupe të FNSH-së kanë ngritur pika kontrolli të shumta në Durrës dhe Tiranë.

Kush ishte Fatjon Dervishi?

38-vjeçari sipas burimeve ishte nipi i “Arapit të Sukthit”, një personazh i njohur ky për drejtësinë.

Ai është person me precedent kriminal në trafikun e lëndëve narikotike dhe i skeduar për vrasje. Në vitin 1991 është akuzuar për vrasjen e A.Cyrbja.

/Dosja.al

 

2 VITE ME PARE

Vritet 38 vjeçari në Katund Sukth, grupe të FNSH-së nisen drejt Durrësit (EMRI)

VRASJE në Durrës/ Ekzekutohet me armë nipi i “Arapit
foto ilustruese

DURRËS- Vrasje në Sukth. Fatjon Dervishi është 38-vjeçari i vrarë me armë zjarri mesnatën e së martës në Katund të Sukthit.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Njoftimi i policisë: 

Në Katund, Sukth, tek shinat e trenit, nga persona ende të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri shtetasi F.D, 38 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të Fnsh-së Tiranë. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës.

vritet fatjon dervishi fatjon dervishi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet