LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ishin akomoduar në një banesë me qira në Shkodër, turisti amerikan vret me thikë bashkëshorten më pas qëllon veten

• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Shkodër nga ku mësohet se një turist amerikan ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e tij. • Pas këtij akti, mësohet se turisti ka qëlluar edhe veten, ndërsa raportohet se ndodhet në spital për mjekim. • Bëhet me dije se vrasja ka ndodhur në në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi” të Shkodrës.• Autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në Shkodër është identifikuar si 57-vjeçari amerikan Brandon Saporito. • Ndërkohë bashkëshortja e tij, rreth 53-vjeçe, ka humbur jetën në vendngjarje. • Sipas informacioneve paraprake, çifti i turistëve ishin akomoduar në një banesë me qira.• Policia bën me dije se autori i dyshuar u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.

10 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Krimi brenda familjes në Shkodër/ Çifti amerikan braktisën vendin e tyre për Shqipërinë, kishin vendosur të largoheshin përfundimisht nga SHBA: Kemi rënë në dashuri me Tiranën

Ishin akomoduar në një banesë me qira në Shkodër,
Brendon Saporito dhe Sandra Saporito

SHKODËR- Shkodra është tronditur paraditen e sotme nga një ngjarje e rëndë që ndodhi mes një çifti amerikan. Brendon Saporito, 57 vjeç masakroi bashkëshorten e tij Sandra Saporito, 53 vjeçe, me thikë dhe më pas tentoi të presë damarët e dorës me thikë. Gjithashtu policia ka bërë me dije se ai është shoqëruar ndërsa 57-vjeçari ishte në gjendje të dehur.

Sakaq, Shkodra duket se ishte destinacioni i fundit i asaj që duhej të ishte një aventurë për çiftin. Një nga miqtë shkruan në një postim në profilin e autorit më 21 mars: “Shumë i lumtur që unë dhe Jason kaluam natën e fundit me Brendonin dhe Sandrën përpara se ata të nisnin disa aventura të reja të jashtëzakonshme në jetë! U urojmë atyre dhe qenushit të tyre të adhurueshëm Harvey gëzim të pafund, shëndet të plotë dhe përvojat më të mrekullueshme të jetës së tyre! Çfarë fati që ishim bashkë para nisjes suaj”.

Çifti kishte vendosur të largohej përfundimisht nga SHBA, pasi më 24 mars ata kishin shitur edhe makinën e fundit dhe janë përgatitur për një fillim të ri në Europë.

“Po bëhet realitet! Makina u shit dhe nesër është dita jonë e fundit në SHBA para se të lëvizim në Europë! Ndjehem e emocionuar!”, shkruante Sandra në një postim të mbushur me gëzim dhe emocion.

Gjithashtu në rrjetet sociale, viktima ndante detaje për udhëtimin që i priste: “Fillimisht do të nisim me një tur të ngadaltë në Europë. Do të qëndrojmë disa kohë në Ballkan dhe më pas do të udhëtojmë në Europë, derisa të gjejmë një shtëpi që do të na pëlqejë dhe që do ta blejmë. Do të fillojmë me Shqipërinë, ku kemi planifikuar të qëndrojmë për 9 muaj dhe më pas do të bëjmë vizita 1 ose 2 mujore në disa shtete”.

Më 27 mars, Sandra dhe Brendoni mbërrijnë në Shqipëri. Destinacioni i parë është Tirana, ku kalojnë disa ditë të qeta dhe të mbushura me përjetime pozitive. Sandra shkruan në rrjetet e saj sociale se kanë rënë në dashuri me Tiranën. 

“Kemi rënë në dashuri me Tiranën”, shkruan Sandra më 30 mars, duke ndarë foto nga Piramida dhe Parku i Liqenit Artificial.

1 VITE ME PARE

Vrasja e amerikanes nga bashkëjetuesi në Shkodër, fqinjët: Çifti pati debate, dëgjuam zhurma

 

Ishin akomoduar në një banesë me qira në Shkodër,
Çifti

SHKODRA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Shkodër nga ku mësohet se një turist amerikan ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e tij. Çifti amerikan kishte rezervuar banesën përmes platformës “booking” dhe prej katër ditësh ndodheshin në Shkodër. Sipas informacioneve, fqinjët kanë dëgjuar fillimisht debate mes çiftit, para se të ndodhte vrasja.

Gjithashtu bëhet me dije se viktima është nga Florida e SHBA-ve. Autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë është identifikuar si 57-vjeçari amerikan Brandon Saporito. Ndërkohë bashkëshortja e tij, rreth 53-vjeçe, ka humbur jetën në vendngjarje.

Policia bën me dije se autori i dyshuar u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Turisti vrau bashkëjetuesen në një shtëpi me qira në Shkodër, ja kush ishte çifti amerikan

Ishin akomoduar në një banesë me qira në Shkodër,
Çifti

SHKODRA- Pesonat në foto janë çifti amerikan që kishin ardhur si turistë në Shqipëri, ku për fat të keq gruaja humbi jetën. Ajo dyshohet se u vra me thikë nga bashkëjetuesi i saj i cili është identifikuar si 57-vjeçari amerikan Brandon Saporito. 

Gjithashtu mësohet se ai u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse. Momentalisht, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

Ishin akomoduar në një banesë me qira në Shkodër,

1 VITE ME PARE

Vrau bashkëjetuesen në banesën me qira në Shkodër/ I zhveshur dhe i gjakosur, ja PAMJET kur turisti amerikan futet në ambulancë

Ishin akomoduar në një banesë me qira në Shkodër,
Autori i dyshuar

SHKODRA- Kanë dalë pamjet nga momenti kur turisti amerikan Brandon Saporito ka dalë nga banesa me qira në Shkodër ku vrau bashkëjetuesen e tij dhe është shoqëruar për në ambulancë nga policia. Vrasja ka ndodhur në në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi” të Shkodrës.

Ai u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse. Momentalisht, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

1 VITE ME PARE

Vrasja e turistes amerikane nga bashkëjetuesi në Shkodër/ Policia: Autori dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta

Ishin akomoduar në një banesë me qira në Shkodër,
Foto nga vendi i ngjarjes

SHKODRA- Policia e Shkodrës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e turistes amerikane nga bashkëjestuesi i saj në një banesë të marrë me qira në Shkodër. Bëhet me dije se në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj i cili, shkton policia, dyshohet se është autori i vrasjes.

Gjithashtu mësohet se ai u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse. Momentalisht, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

Njoftimi:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.

Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

1 VITE ME PARE

Vrau bashkëshorten në një hotel në Shkodër dhe tentoi të vetëvritej, zbardhet identiteti i turistit amerikan (EMRI)

Ishin akomoduar në një banesë me qira në Shkodër,
Foto ilustruese

SHKODRA- Autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në Shkodër është identifikuar si 57-vjeçari amerikan Brandon Saporito. Ky i fundit ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë bashkëshortja e tij, rreth 53-vjeçe, ka humbur jetën në vendngjarje.

Sipas informacioneve paraprake, çifti i turistëve ishin akomoduar në një banesë me qira. Gjithashtu bëhet me dije se vrasja ka ndodhur në 'Gjuhadol' në afërsi të Pedonales. Momentalisht raportohet se forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes.

1 VITE ME PARE

Ishin akomoduar në një banesë me qira bashkëshorti vret me thikë 53-vjeçaren në Shkodër, detaje

Ishin akomoduar në një banesë me qira në Shkodër,
Foto nga vendi i ngjarjes

SHKODRA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ditën e sotme nga ku raportohet se një turist ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij rreth 53-vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, çifti i turistëve ishin akomoduar në një banesë me qira. Gjithashtu bëhet me dije se vrasja ka ndodhur në 'Gjuhadol' në afërsi të Pedonales. Momentalisht raportohet se forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes.

1 VITE ME PARE

Krimi brenda familjes në Shkodër/ Dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes, policia rrethon zonën

Ishin akomoduar në një banesë me qira në Shkodër,

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Shkodër, ku një turist ka vrarë bashkëshorten e tij. Pasi ka qëlluar bashkëshorten mësohet se turisti ka qëlluar edhe veten, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Bëhet e ditur se vrasja ka ndodhur në 'Gjuhadol' në afërsi të Pedonales. Gjithashtu janë publikuar edhe pamjet ku ndodhi ngjarja e rëndë. Siç shihet edhe në pamje policia ka mbërritur në zonë dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ishin akomoduar në një banesë me qira në Shkodër,

1 VITE ME PARE

Krim brenda familjes në Shkodër, turisti vret bashkëshorten më pas qëllon veten

Ishin akomoduar në një banesë me qira në Shkodër,
Foto nga vendi i ngjarjes

SHKODRA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Shkodër nga ku mësohet se një turist ka vrarë bashkëshorten e tij.

Pas këtij akti, mësohet se turisti ka qëlluar edhe veten, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë. Bëhet me dije se vrasja ka ndodhur në 'Gjuhadol' në afërsi të Pedonales. Momentalisht raportohet se forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes.

1 VITE ME PARE

Dyshohet për krim në familje, vrasje në Shkodër

 

Ishin akomoduar në një banesë me qira në Shkodër,
Foto ilustruese

SHKODRA- Paraditen e sotme është raportuar për një vrasje të dyshuar të ndodhur në qytetin e Shkodrës. Sipas informacioneve paraprake, dyshimet janë rasti lidhe me një krim në familje.

Bëhet me dije se vrasja ka ndodhur në 'Gjuhadol' në afërsi të Pedonales.

vrasje ne shkoder

Sondazh

Poll

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet