LIVE UPDATES
Bota

Ligjvënësja republikane Liz Cheney kritikohet për sulmet ndaj zotit Trump

5 Maj 2021, 07:54 Nga DOSJA
Ligjvënësja republikane Liz Cheney kritikohet për sulmet ndaj

SHBA– Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve pritet të bëjnë një përpjekje për të hequr ligjvënësen Liz Cheney nga udhëheqja e partisë së tyre për denoncimin e pretendimit të rremë të ish Presidentit Donald Trump se zgjedhjet iu vodhën, thanë për agjencinë e lajmeve Reuters dy burime të republikanëve në Kongres.

Një nga burimet tha se republikanët mund të votonin për këtë që më 12 maj, takimi i tyre i ardhshëm i planifikuar pas një pauze dy javore.

Udhëheqësi i Pakicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy tha të martën se ka shqetësime në rritje midis ligjvënësve republikanë në lidhje me aftësinë e ligjvënëses Liz Cheney për të udhëhequr grupin e partisë në Dhomën e Përfaqësuesve ndërsa ajo vazhdon të sulmojë ish-Presidentin Donald Trump për nxitjen e mbështetësve të tij për të sulmuar Kapitolin më 6 janar.

Kam dëgjuar nga anëtarët e shqetësuar për aftësinë e saj për të kryer punën e saj si udhëheqëse e konferencës së ligjvënësve republikanë, për të përçuar mesazhin në mbështetje të republikanëve që po përpiqen të fitojnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet për kongres të vitit të ardhshëm”,- tha ligjvënësi McCarthy për kanalin Fox News.

Të gjithë duhet të punojmë si një zë i bashkuar nëse duam të fitojmë shumicën“, tha ai. “Mos harroni, shumicat nuk jepen falas. Ato duhen fituar”.

Një zëdhënës i ligjvënëses Cheney iu përgjigj komenteve të zotit McCarthy me një deklaratë ku thuhej: “Kjo ka të bëjë me faktin nëse Partia Republikane do të përjetësojë gënjeshtrat për zgjedhjet e vitit 2020 dhe do të përpiqet të zbardh atë që ndodhi më 6 janar. Ligjvënsëja Liz Cheney nuk do ta bëjë atë. Ky është thelbi i kësaj çështje.”

Komentet e ligjvënësit McCarthy erdhën ndërsa zonja Cheney, udhëheqësja numër tre e republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe vajza e ish-nënpresidentit amerikan Dick Cheney, vazhdoi sulmet e saj ndaj ish-presidentit Trump për rolin e tij në sulmin vdekjeprurës në Kapitol ndërsa ligjvënësit po certifikonin fitoren e demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të vitit të kaluar.

Të hënën, ligjvënësja Cheney tha në takimin e përvitshëm të institutit konservator American Enterprise në Sea Island të Xhorxhias, se pretendimi i rremë i zotit Trump se iu vodh një mandat i dytë në Shtëpinë e Bardhë është “helm në rrjedhën e gjakut të demokracisë sonë”.

Ligjvënësja 54-vjeçare akuzoi zotin Trump për inkurajimin e qindra mbështetësve të tij për t’u përballur me ligjvënësit ndërsa ata po ratifikonin fitoren e demokratit Biden, që ajo e përshkroi si një sulm ndaj transferimit paqësor të pushtetit nga një president në tjetrin.

Ne nuk mund të shmangim atë që ndodhi më 6 janar ose të përjetësojmë gënjeshtrën e madhe të Trumpit”,- tha ajo. “Ishte një kërcënim për demokracinë. Ajo që ai bëri në 6 janar është një vijë që nuk mund të kapërcehet.”

Më herët të hënën, gjashtë muaj pasi ai humbi zgjedhjet, Trump tha në një deklaratë se “Zgjedhjet Mashtruese Presidenciale të vitit 2020 do të jenë, nga kjo ditë e tutje, të njohura si Gënjeshtra e Madhe!

Por Cheney, një nga 10 republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve që votuan në favor të ngritjes së akuzave ndaj ish-presidentit Trump për rolin e tij në dhunën në Kapitol, u përgjigj shpejt në Twitter, duke thënë, “Zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 nuk u vodhën. Kushdo që pretendon se ato u vodhën, është duke përhapur Gënjeshtrën e Madhe, duke i kthyer shpinën shtetit ligjor dhe duke helmuar sistemin tonë demokratik”.

Cheney ka thënë se ajo nuk ka ndërmend të heqë dorë nga pozicioni i saj udhëheqës në partinë republikane. Në shkurt, ajo lehtësisht ekapërceu një përpjekje të kritikëve republikanë për ta përjashtuar, por shqetësimi për sulmet e saj ndaj zotit Trump duket se është rritur që nga ajo kohë.

Një tjetër kritik republikan i ish-presidentit Trump, senatori Mitt Romney, i cili votoi dy herë për të ngritur akuzat për shkarkim ndaj ish-presidentit Trump në dy gjyqet në Senat, shprehu mbështetje për qëndrimin e ligjvënëses Cheney.

“Çdo person me ndërgjegje vendos një vijë përtej së cilës nuk dëshiron të shkojë: Liz Cheney nuk pranon të gënjejë”, tha Romney në Twitter. “Siç më tha një nga kolegët e mi republikan në Senat pas votës time për ndgritjen e akuzave:”Unë nuk do të doja të isha anëtar i një grupi që do të ndëshkonte dikë për marrjen e një vendimi bazuar në ndërgjegjen e tyre të pastër.””

Por ligjvënësit e tjerë republikanë kanë përkrahur ish-presidentin Trump ose kanë heshtur në lidhje me rolin e tij në sulmin ndaj Kapitolit.

Disa ligjvënës kryesorë repuiblikanë, përfshirë zotin McCarthy, kanë udhëtuar në Florida për të vizituar ish-presientin Trump në vilën e tij pranë oqeanit dhe për të biseduar për çështjet politike.

Ish-presidenti Trump ka sugjeruar se ai mund të kandidojë për president përsëri në 2024 por tha se ai nuk do të marrë një vendim për këtë deri pas zgjedhjeve të vitit të ardhshëm për kongresin.

Marrë nga VOA.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota donald trump liz cheney donald trump liz cheney

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës