Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
VD-‘Ligjet’/ Alibeaj: Qeveria s’ka lënë zgjo pa kapur, i sulet dhe FSHF-së
24 Janar 2022, 13:16Nga DOSJA
TIRANË-Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka kundërshtuar ligjin për vettingun e noterëve, i cili u prezantua sot nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Gjatë Komisionit të Ligjeve, Alibeaj tha se noterët duhet të kontrollohen, por s’ka nevojë për vetting. Sipas tij qeveria s’ka lënë gjë pa kapur, duke përmendur dhe skandalin me Federatën Shqiptare të Futbollit.
“Këtu çdo ministër që vjen vettingun bën. E mbani mend Gjonaj, 4 vite dy gjëra mbaj mend e degdisi Nezar Seitin duke shkelur të gjitha rregullat e ekstradimit. Akti i parë që mbahet mend dhe akti i dytë vettingu i noterëve. Vjen tjetrin bën të njëjtën gjë. S’ka lidhje fare me vettingun e noterëve secili prej ministrave që vjen krijon vetëm kushtet si të pastrojë noterët dhe ta mbushë me militantë të partisë. Me ata që në 25 prill bënë vota për PS. Do të duhet të vendoset rregulli, integriteti, mos ketë kontakte me krimin. Çfarë i ka munguar ministrit të Drejtësisë, i kujtdo qoftë ai, nuk mungon asgjë nga legjislacioni aktual për të kontrolluar noterët. Sa kontrolle ka bërë zotëria? Mirë vjen për të bërë një ndryshim në ligj dhe arsyeton kanë nisur kaq kontrolle për noterët, nuk ka shkuar deri në fund se ligjit i mungon diçka. Zero kontrolle. E thotë edhe vetë Dhoma e Noterëve. Problemi më i madh në noterinë është se ç’bëhet me sistemet elektronike. Detyrohen njëherë në 6 muaj të paguajnë para për disa sisteme të ministrisë që janë në duart e qeveritarëve. Babëzia e qeverisë nuk mjaftohet me kaq. Kjo qeveri që s’ka lënë zgjo pa kapur tani po i sulet edhe Federatës së Futbollit. Të lërë pa futur duart edhe tek noterët. Të gjithë duhet të dinë që noteria duhet kontrolluar, por është veprimtari publike që ushtrohet në mënyrë private. Por peshku qelbet nga koka”, tha ai.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas deklaratave të këtij në një deklaratë për mediat, se socialistët në zgjedh...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Në fjalën e tij për mediat, Met...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta, në një prononcim për gazetarët është ndalur te zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, duke ia lënë në dorë opozitës kësaj he...
TIRANË– Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka reaguar për mediat pasi Tatimet mbërritën në ambientet e kompanisë së prodhimit të vezëve ...
TIRANË– Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar një audio të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku edhe vërtetohet presioni që bën për të n...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama kërkoi nga të gjithë emigrantët shqiptarë që të investojnë sa më shumë në fshat. Kjo ishte deklarata që u tha ditën e s...
TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ngritit në komisionin e ekonomisë një nga shqetësimet kryesire të qytetarëve, rritjen e &cc...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula bëri një deklaratë pikante gjatë Komisionit të Ligjeve. Teksa po diskutonin për kërkesën e PD-së...
TIRANË – Mbledhja e Komisionit të Ligjeve, të thirrur sot nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, është shoqëruar me përplasje mes deputetëve demokratë dhe ...
TIRANË – Mbledhja e sotme te Komisionit të Ligjeve është shoqëruar me debate të forta mes deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët akuzuan kryetaren Klo...