LIVE UPDATES
Politike

Letra e Ambasadës Franceze, reagon Rama: Nuk e kam sulmuar Francën, gaboi duke nxjerrë nga konteksti ato që thashë

17 Janar 2021, 11:18 Nga DOSJA
Letra e Ambasadës Franceze, reagon Rama: Nuk e kam sulmuar Francën,

TIRANË–Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje një komentuesi i cili e pyet në ‘Facebook’ në lidhje me letrën e ambasadës franceze. Komentuesi shprehet se ambasada është ‘ankuar’ e se deklarata e Ramës në emision ishte e drejtë. Rama me anë të një shkrimi të gjatë thotë se nuk e ka sulmuar aspak Francën sepse është mik aleat e mbi të gjitha BE që ka ndihmuar Shqipërinë.

Ndër të tjera Rama shkruan se: Franca eshte jo vetem nje nga vendet me te mrekullueshme te botes e me te perparuara te Europes ne cdo drejtim, as thjesht nje vend mik e aleat i Shqiperise, po edhe nje vend i veçante ne zemren e ne mendjen time, ashtu sikunder eshte edhe BE-ja nje amanet e nje destinacion i patjetersueshem i Shqiperise e shqiptareve.

Në fund kryeministri shkruan se Ambasada Franceze gaboi duke nxjerrë nga konteksti fjalët që ai tha në emision.

KOMENTET:

PYETJA: Pershendetje Z kryeminister.Lexova ne lajme qe ambasada Franceze na qenkërka ankuar pasi ju “sulmuat Francen,miken dhe aleaten e ShqiptareveSa pafytyrsi ky reagim i amb franceze.Se sa aleate ,mike dhe dashamirse ndaj nesh eshte Franca,mjafton t’i hedhim nji veshtrim murit rrethues te kesaj ambasade.Te jep pershtypjen qe kemi te bejme me Al katrazin e jo nje ambasade dhe,sikur jashte atyre mureve jetojne egërsira e jo njerez.Ky eshte rrespekti frances ndaj nesh.Franca me bllokimet e saj te nje pas njeshme per negociatat papritur na doli nje mike dhe aleate e fyerShume mire ja u bere qe ju a the ne emision.Skane per tna fut qe skan per tna fut ne BE kshu qe,skemi pse te jemi inferior ndaj askujt.Rrespekte

RAMA: une nuk kam sulmuar asnje aleat dhe aq me pak Francen ne rastin konkret! As nuk e kam harruar dhe nuk e harroj qe Bashkimi Europian e ka ndihmuar Shqipërinë, qyshse vendi yne doli nga burgu i diktatures e deri me sot. Perkundrazi, e kam cmuar dhe e cmoj pa lekundje Bashkimin Europian, per njemije e nje arsye, perfshire pa dyshim edhe ndihmen e paçmuar qe i jep Shqiperise tash 30 vjet. Une kam folur per nje ceshtje konkrete ne nje situate konkrete, lidhur me vaksinen dhe nuk i heq asnje presje atyre qe kam thene! Lenia jashte e vendeve te rajonit tone ne shperndarjen e vaksines kunder Covidit nga ana e BE, nuk ka asnje justifikim ne asnje plan dhe kete e kupton çdokush qe ben sikur s’kupton! Ndersa ankesa e ambasades franceze meqe une e ilustrova opinionin tim duke sjelle shembullin e Frances (sic mund te sillja edhe shembuj te tjere) eshte pa lidhje me qendrimin tim dhe konkretisht edhe me sjelljen e shembullit te Frances, per te ilustruar idene se nuk kishte pse te mos i jepeshin edhe vendeve tona disa doza per mjeket te pakten, kur ato s’mund te perdoren te tera menjehere ne asnje vend te BE!
Franca eshte jo vetem nje nga vendet me te mrekullueshme te botes e me te perparuara te Europes ne cdo drejtim, as thjesht nje vend mik e aleat i Shqiperise, po edhe nje vend i veçante ne zemren e ne mendjen time, ashtu sikunder eshte edhe BE-ja nje amanet e nje destinacion i patjetersueshem i Shqiperise e shqiptareve.
Ankesa e ambasades franceze nuk ndryshon asgje ne asnje drejtim, ashtu siç e drejta per te menduar ndryshe vlen si gjithnje njesoj si per Francen edhe per Shqiperine ne kete rast; si per hartuesit e ankeses ne emer te Frances, si per mua qe flas ne emer te Shqiperise.
Por ty te them miqesisht se duke e nxjerre nga konteksti ankesen e ambasades franceze, gabon njesoj sic gaboi ambasada franceze duke nxjerre nga konteksti ato që thashe! Madje ne fakt gabon edhe me keq, sepse flet jo vetem pa lidhje me ankesen konkretisht, po edhe thua gjera pa lidhje!
Nje fjale e bukur popullore thote se miqesia e vertete nuk i ka te gjitha fjalet prej mjalti, keshtu qe as ti mos u merzit, as ambasada s’ka pse merzitet, se une jo e jo, cfare nuk degjoj po nuk merzitem.

Ditën e djeshme, Franca i është përgjigjur ashpër kryeministrit Edi Rama për çështjen e vaksinimit. Rama tha në Open se Franca e ka kthyer egoizmin në sistem dhe mban një stok vaksinash që nuk i duhen. Përmes ambasadës në Shqipëri, Franca shprehet se kjo deklaratë nuk është e vërtetë, dhe se kryeministri nuk mund të sulmojë hapur një vend mik.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambasada franceze edi rama ambasada franceze edi rama


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet