Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Astrit Patozi, drejtuesi i partisë Bindja Demokratike, i ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në Kuvend, ku e cilësonte si ‘çun i Saliut’ që po hyn në zgjedhje i shtyrë nga ish-kryeministri. (Lexo këtu)
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Patozi shprehet: “Së pari, duhet të dish që babai im i vetëm është Hiqmet Patozi dhe unë ndjehem shumë krenar që jam djali i tij. Në kontekstin që me je referuar mua, ti i bie që të jesh biri i Enverit”.
Sipas Patozi, i gjithë shqetësimi i Ramës është se “i ka ikur nga sytë gjysma jote më e mirë, me të cilin gatuat pazarin e shpifur të 18 majit”.
Drejtuesi i Bindja Demokratike, Shprehet se shpëtimi i Ramës nga ky ‘hall’ është: “Bjeri edhe ti bilbilit të “Rilindjes” në parlament për të djegur mandatet dhe është ngjarje e sigurt që të gjithë ushtarët e radhës së parë të listës tënde do të të ndjekin. Takohuni bashkë aty jashtë, se mbase edhe ai, ngaqë nuk duron dot pa ty, është duke hedhur kapsolla dhe kërcënuar se do të ketë përplasje civile më 30 qershor.”
Postimi i plotë:
NJË KËSHILLË FALAS PËR HALLIN E EDI RAMËS
Nuk kisha fare ndërmend të merresha me ty sot, sepse jemi tërësisht të fokusuar në shpjegimin e projektit tonë të ri politik, si një ofertë që shqiptarët duhet ta kenë për të shpëtuar nga krizat dhe depresioni që i krijon Shqipërisë qeveria jote. Por ti qenke pickuar nga BINDJA DEMOKRATIKE, njësoj si shumë të tjerë, që po rrëmojnë në biografinë e saj vetëm dyditore, duke e sulmuar atë që në bark të nënës.
Sigurisht, që unë nuk befasohem nga ky reagim, sepse e di mirë që ti, më shumë se kushdo tjetër në Shqipëri, je i trembur nga çdo lëkundje, që mund të trazojë moçalin e pistë të kryetarokracisë.
Së pari, duhet të dish që babai im i vetëm është Hiqmet Patozi dhe unë ndjehem shumë krenar që jam djali i tij. Në kontekstin që me je referuar mua, ti i bie që të jesh biri i Enverit dhe, në fakt, është e provuar se nuk ke lënë gjë pa bërë që t’i ngjash. Madje mund të them me bindje (edhe demokratike, po të duash) se po të lamë të qëndrosh për shumë kohë në atë karrike, ke mundësi edhe që t’ia kalosh. Por ti mos u gëzo kot, se kjo nuk ka për të ndodhur.
Unë e kuptoj që ti je i mërzitur nga që të ka ikur nga sytë gjysma jote më e mirë, me të cilin gatuat pazarin e shpifur të 18 majit. Sepse tek ai, me sa duket, i ke mbështetur të gjitha shpresat për ta ruajtur të pacënuar këtë sistem të kalbur politik, prej të cilit përfitoni që të dy. Natyrisht, sot që po flasim, ti shumë më tepër.
Por unë besoj se ti e ke një mundësi që të shpëtosh nga kjo mungesë përvëluese. Bjeri edhe ti bilbilit të “Rilindjes” në parlament për të djegur mandatet dhe është ngjarje e sigurt që të gjithë ushtarët e radhës së parë të listës tënde do të të ndjekin. Takohuni bashkë aty jashtë, se mbase edhe ai, ngaqë nuk duron dot pa ty, është duke hedhur kapsolla dhe kërcënuar se do të ketë përplasje civile më 30 qershor.
Kushedi, ata që do vijnë pas rilindasve të djegur mund të jenë edhe më të përgjegjshëm, se që janë më pak të korruptuar, kjo nuk ka nevojë për debat. Po pate ndonjë merak se mos ta dredhin, lër si dezhurn vetëm Damianin dhe emëroje rebel ose të pabindur, që të mos kuptohet.
Me këtë rast, një rrugë e dy punë, edhe ju gjeni njëri-tjetrin të djegur e të përmalluar, si në baladat e rinjohjes, por edhe Shqipëria shpëton një herë e mirë prej jush.
Gjatë seancës së sotme parlamentare, Rama u ktheu përgjigje akuzave se është financuesi i Bindjes Demokratike. Sipas Ramës, realiteti është ndryshe, dhe është Berisha ai që ka shtyrë Patozin të hyjë në zgjidhje.
(B.B/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka adresuar akuzat se deputetja e PD-së, Rudina Hajdari nuk e dorëzoi mandatin prej kërcënimeve se Veetingu do t’i shkarkon...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit ka deklaruar se nuk ka pasur probleme me vjedhjet e votave nga PD-ja. Sipas Ramës, pro...
TIRANË- Shokë pranvera erdhi! E kur vjen kjo stinë çelin lulet, zogjtë ia marrin këngës. Çel gjethi, por dhe parlamenti. Kjo duket qartë dhe ...
TIRANË- Deputeti Myslim Murrizi, ka treguar opinionin e tij për partinë Bindja Demokratike, e cila është krijuar nga Astrit Patozi. Në një intervistë për T...
TIRANË- Duke marrë shkas nga bllokimi i 5 akseve në vend, pasditen e sotme, pasi opozita do të zhvillonjë protesta në rrethe, ka reaguar zëvendës kryeminis...
Kryeministri Edi Rama ka replikuar sot në Kuvend me deputeten Rudina Hajdari. Rama tha se nga marrëveshja e vitit 2008, ajo sot ndodhet në parlament. Shkak për ...
Deputeti demokrat, Myslim Murrizi, gjatë replikës që pati me kryeministrin Edi Rama, tha se nuk do të jetë më pengesë për çunat, “referuar” deputetëve të...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat ka bërë dhe njëherë thirrje qytetarëve që të marrin pje...
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka bërë një propozim Presidentit të vendit, Ilir Meta, lidhur me Organizatën e Vet...
TIRANË– Rudina Hajdari në fjalën e saj në Kuvend u shpreh se me bojkot nuk shkohet në zgjedhje. Sipas saj, Shqipëria sot duhet të ishte pjesë e Bashkimit E...