LIVE UPDATES
Politike

PD-qytetarëve: Rama përfaqëson vetëm krimin. Sot ndalim makinat, nesër zgjedhjet

25 Prill 2019, 13:23 Nga DOSJA
PD-qytetarëve: Rama përfaqëson vetëm krimin. Sot ndalim

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat ka bërë dhe njëherë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e sotme që do të zhvillohet në orën 18:00.

Bardhi tha se kjo qeveri nuk përfaqëson më asgjë përveç se krimit dhe oligarkëve. Ai shtoi më tej se Rama nuk ka asnjë vizion për qeverisje dhe sulmon vetëm opozitën. Numri 2 i PD tha se qytetarët e kanë vendosur që Shqipërinë ta çojnë në rrugën drejt Evropës duke bllokuar sot rrugën me makinat dhe nëse duke ndaluar zgjedhjet.

DEKLARATA E PLOTË

Sot, opozita dhe qytetarët do të jenë sërish së bashku në të njëjtën kohë, në orën 18.00, në të gjithë Shqipërinë për të demonstruar se një qeveri e paralizuar nga krimi dhe e krimbur nga korrupsioni i ka bllokuar Shqipërisë rrugën e saj europiane.

Së bashku me mijëra qytetarë, ne do të ndalojmë makinat dhe do të kërkojmë që Kryeministri i votave të blera me paratë e bandave dhe krimit të organizuar të mos ketë më mundësi të shkatërrojë jetën e familjeve shqiptare, duke grabitur me babëzi të pakufishme çdo pasuri të këtij vendi.

Edi Rama, i keqpërdoruri i tij dhe i krimit, Taulant Balla, si dhe çdo shërbëtor tjetër i tij brenda dhe jashtë parlamentit të krimit, e dinë fare mirë se zgjedhje më 30 Qershor nuk ka për të patur. 

Një qeveri ilegjitime, me një kryeministër ilegjitim, që brenda pak viteve e shndërroi Shqipërinë në një narkoshtet, nuk mund të organizojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Alternativa e vetme e Edi Ramës sot është sulmi kundër opozitës dhe qytetarëve! Është gazi lotsjellës në protesta, është gazi lotsjellës për të nxjerrë njerëzit nga shtëpitë, është falimentimi për bizneset, janë taksat vrastare për fermerët, janë mashtrimet për studentët, është papunësia për të rinjtë.

Nuk ka asnjë ide, asnjë program, asnjë punë me interes publik. Edhe kur nis të bëjë një punë, Edi Ramën nuk e drejton vizioni dhe ligji, por korrupsioni dhe antiligji. Pasi ka vjedhur votat, vjedh edhe taksat. Në qeverinë e Edi Ramës 1 kilometër rrugë kushton 20 milionë euro.

Edi Rama nuk punon në interes të shqiptarëve. Shumica dërrmuese e qytetarëve sot jetojnë më keq sesa dje, sepse ata nuk janë në axhendën e qeverisë. Prioritet i Ramës janë kriminelët brenda dhe jashtë burgjeve, të cilët i kanë siguruar atij pushtetin.

Prioritet për Ramën janë një grusht oligarkësh dhe klientësh të oborrit të familjes së Edi Ramës, të cilët kanë kapur ekonominë, janë pasuruar me PPP dhe koncesione, duke e bërë më të rëndë jetën e shqiptarëve.

Të gjithë këta janë të paprekshëm, sepse Edi Rama ka kapur edhe drejtësinë. Asnjë i ndëshkuar për vjedhjen e votave. Asnjë i dënuar për korrupsion.Asnjë i dënuar për lidhjet direkte të provuara me krimin e organizuar dhe trafikantë të dënuar droge.

Shqiptarët e kanë kuptuar këtë skemë grabitëse dhe rrënuese për familjet dhe fëmijët e tyre dhe janë të vendosur t’i japin fund kësaj gjendjeje. Sot, me ndalimin e makinave në të gjithë Shqipërinë, nesër me ndalimin e zgjedhjeve fallco. Kërcënimet e një kufome politike si Edi Rama nuk trëmbin askënd! Rruga jonë është pa kthim! E vetmja rrugë e drejtë për Shqipërinë si Europa janë zgjedhjet e lira e të ndershme! 

Opozita do të protestojë sot në orën 18:00 duke bllokuar disa nga akset kryesore që lidhin Tiranën. Ata do të ndalojnë makinat në rrethrrotullimet për të mos lejuar asnjë që të vij në Tiranë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bllokimi i rrugëve edi rama gazment bardhi protesta e opozites 25 prill 2019 bllokimi i rrugëve edi rama gazment bardhi protesta e opozites 25 prill 2019

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet