"Sot do të firmosim marrëveshjen", Rama: Do të hapim në Vlorë Akademinë e Aviacionit, synojmë të jet&eum...
Sport
“L’Equipe” zbulon të vërtetën, Donnarumma do të fitojë më pak sesa i ofroi Milani!
24 Korrik 2021, 09:36Nga DOSJA
FRANCE – Ndoshta, në tërësi, paratë nuk ishin arsyeja kryesore që e largoi Gianluigi Donnarumma nga Milani. Siç zbulon “L’Equipe”, në fakt, portieri i ekipit kombëtar italian, do të fitojë nga PSG shifrën e 7 milionë eurove neto si pagë fikse, më pak se 8 që klubi ‘kuqezi’ i kishte propozuar atij për të rinovuar. Falë shpërblimeve personale dhe ekipore, paga e Gigios mund të rritet lehtësisht, por pa arritur te 12 milionët për të cilat ishte folur javët e fundit.
E sigurt është se, të paktën fillimisht, Donnarumma do të fitojë më pak se Keylor Navas, i cili ishte portieri i parizienëve në sezonet e fundit dhe i cili, vetëm disa muaj më pare, rinovoi kontratën deri në 2024 për 12 milionë bruto (rreth 8.2 neto falë regjimit tatimor nga i cili italiani nuk mund të përfitojë aktualisht).
Por para së gjithash, synimi i parë i Gigios duhet të jetë ngjitja në hierarki dhe të spostojë kostarikanin nga katërkëndori i PSG-së. Nëse skuadra do të imponohej në Ligue 1 dhe do të avanconte në Champions League, atëherë edhe e tij llogaria bankare do të rritet.
“L’Equipe” shpjegon, se në shtëpinë e Paris Saint Germain ekziston edhe një bonus “etik” që aktivizohet më lehtë, i lidhur me një seri rregullash sjelljeje, që klubi u imponon anëtarëve të saj dhe që kanë të bëjnë me marrëdhëniet me mediat dhe tifozët, qëndrimet jashtë fushës.
B.T (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
FRANCE – Kylian Mbappe thuhet se ka informuar trajnerin e Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, se ai nuk ka në plan të rinovojë marrëveshjen e tij ak...
FRANCE – Gjykata Tregtare e Bordosë i ka dhënë të drejtën biznesmenit luksemburgas, Gérard López, të bëhet pronari i ri i Girondins të Bordo, klub i cili ...
JAPONI – Xhudist algjerian Fethi Nourine, konkurent në peshën deri 73 kg, është pezulluar nga Lojërat Olimpike dhe është dërguar në shtëpi, pasi u tërhoq ...
JAPONI – E shtunë, 24 korrik 2021, ora 4.14 me Europën: Në poligonin Asaka, jepen medaljet e para, ato të garës së pushkës 10 metra për femra. Medalja e artë sh...
SPANJE – Barcelona bëhet gati të hedhë në gjyq lojtarët e saj që nuk pranojnë të reduktojnë pagën në prag të këtij sezoni të ri të La Ligës.Kriza financia...
JAPONI – Japonia kërcënohet nga një tajfun, i cili, sipas mediave lokale, mund te rrezikojë programin e disa aktiviteve sportive, vetëm disa orë pas ceremonisë ...
JAPONI – Çiklisti gjerman Simon Geschke rezultoi pozitiv me Covid-19 dhe për këtë arsye nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në garën për rrugë, të p...
JAPONI – Koronavirusi në lojërat olimpike të “Tokyo 2020” mbetet kërcënimi më i madh për ekipet dhe sportistët pjesëmarrës.Disa orë para garës së rrugës, planif...