LIVE UPDATES
Sport

Largohet nga Barcelona pas 21 vitesh! Lionel Messi shpërthen në lot gjatë konferencës: Është shumë e vështirë për mua,

8 Gusht 2021, 10:07 Nga DOSJA
Largohet nga Barcelona pas 21 vitesh! Lionel Messi shpërthen në lot

BARCELONË– Lionel Messi i cili disa ditë më parë, zyrtarizoi ‘divorcin’ me skuadrën e Barcelonës, ka zhvilluar mes lotësh konferencën për shtyp në ‘Camp Nou’.

Në daljen para gazetarëve, futbollisti nuk ka mundur të fshehë emocionet e forta, teksa është shprehur se Barcelona mbetet shtëpia ku ai u rrit profesionalisht. Pas 21 vitesh mes skuadrave të rinjëve, atyre B dhe C dhe ekipit të parë Lionel Messi është larguar zyrtarisht nga Barcelona, duke mbyllur një nga epokat më të ndritura të klubit katalanas. Në konferencën për shtyp, Messi u shpreh se kishte ulur pagën deri në 50% por nuk ishte e mjaftueshme.

Messi është shpreshur se do kishte dashur që lamtumirën nga Bracelona ta kishte dhënë në fushën e ndeshjes. Transferimi drejt PSG-së ishte një nga pyetjet e bëra mirëpo Messi tha se nuk ka bërë ende asnjë marrëveshje.

DEKLARATA E PLOTË E MESSIT:

“Barcelona është shtëpia jonë dhe kështu u premtova edhe fëmijëve të mi. Falenderoj të gjithë ata që na ndihmuan. Unë jam rritur me vlerat e kësaj shtëpie, duke e trajtuar veten me përulësi dhe respekt. Kështu veprova me të gjithë në këtë shtëpi dhe shpresoj që kjo të mbetet, përveç gjithçkaje që fitojmë. Kemi kaluar gjëra të vështira, por kjo na bëri të rritemi. Unë gjithmonë kam dhënë gjithçka për këtë klub, për këtë fanellë. Nga dita e parë në të fundit dhe jam më se i kënaqur. Faleminderit njerëzve për dashurinë e tyre përgjithmonë.

Do të më pëlqente të thoja lamtumirë në një mënyrë tjetër. Unë kurrë nuk e imagjinoja lamtumirën time, por nuk do ta kisha imagjinuar në këtë mënyrë. Do të më pëlqente ta bëja në fushë, të kisha dëgjuar një ovacion të fundit. Më mungoi publiku në pandemi. Po tërhiqem nga ky klub pa i parë në më shumë se një vit e gjysmë. Nëse do ta kisha imagjinuar lamtumirën, do të ishte me një stadium të mbushur.

Ndodhi kështu dhe, e përsëris, e vlerësoj dashurinë e gjithë këtyre viteve. Ne kishim kohë të mira dhe të vështira, por dashuria ndihej gjithmonë e njëjtë. Unë gjithmonë do ta dua këtë klub. Shpresoj se mund të kthehem për të qenë pjesë e këtij klubi në një moment. Shpresoj se mund të kontribuoj në mënyrë që ky të vazhdojë të jetë klubi më i mirë në botë. Jam i sigurt që kam harruar shumë gjëra, por kjo është ajo që mund të them tani, nuk jam në gjendje të mendoj dhe fjalët dalin.

Ka shumë momente, të mira dhe të këqija. Ndoshta, momenti i debutimit tim. Ishte fillimi i gjithçkaje, një ëndërr e bërë realitet. Kishim rënë darkod me Laportën për të rinovuar, por siç e tha ai, kjo nuk u realizua për shkak të La Ligës.

Unë nuk e di çfarë ka bërë klubi. Ajo që kam të qartë është se unë kam bërë gjithçka që është e mundur. Klubi thotë se ishte prej La Ligës. Unë ju siguroj se, nga ana ime, kam bërë gjithçka të mundshme.

Shumë gjëra më kalojnë në kokë dhe jam i bllokuar. Unë ende nuk kam rënë në realitetin e largimit nga ky klub dhe ndryshimit të plotë të jetës sime. Kam qenë në ekipin e parë për 16 vjet. Për mua ishte gjithmonë e njëjtë dhe tani po fillon nga e para. Është një ndryshim i vështirë, veçanërisht për familjen sepse e di se si ndihen ata për këtë qytet. E di që do të jemi mirë dhe do të përshtatemi.

E ardhmja? PSG është një mundësi. Në këtë kohë nuk kam asgjë të rregulluar me askënd. Kur doli deklarata, kisha shumë thirrje. Ka disa klube të interesuara. Unë nuk kam asgjë të mbyllur, por ne po flasim.”

Unë jam rritur me vlerat e këtij klubi. Gjithmonë jam përpjekur ta trajtoj veten me përulësi dhe respekt. Shpresoj se do të njihem për këtë, përveç fushës. Që secili të më kujtojë ashtu siç dëshiron. Unë jam mirënjohës për karrierën që pata. Humbjet më bënë të mësoj dhe të rritem. Kam përjetuar më shumë gëzime sesa humbje. Festimet e titujve me njerëzit, me familjen. Falë Zotit kam shumë për të kujtuar.

Ky ka qenë momenti më i vështirë! Kam pasur shumë momente të vështira, shumë humbje, por kjo është më e hidhura.. Kjo nuk kthehet. Ky është fundi në këtë klub. Ndjej trishtim sepse nuk doja të largohesha nga klubi që e dua.

Barça një nga ekipet më të mëdha në botë. Lojtarët e mëdhenj do të vazhdojnë të vijnë. Lojtarët ikin dhe klubi është gjithmonë më i rëndësishëm se kushdo.

Njerëzit do të mësohen me mungesën time. Do të bëhet e çuditshme, por ata do të mësohen, siç ndodh gjithmonë me gjithçka.

E vërteta është se kur mbaruan zgjedhjet, unë shkova për të ngrënë me Laportën dhe biseduam, hëngrëm darkë, dhe pas atij vakti isha i bindur se do të vazhdoja akoma, se nuk do të kishte probleme për të vazhduar. Në fakt, kontrata ime nuk ishte kurrë problem. Më pas ndodhi ajo që ndodhi. Pati shumë biseda, por ne tashmë e dinim se çfarë ishte vendosur.

Ne të gjithë e kishim të qartë se do të qëndroja. Aq sa kishim rregulluar gjithçka. Mendoj se ishim gjithmonë të sinqertë me njerëzit, të paktën nga ana ime. Kjo nuk ndodhi për shkak të asaj që u tha tashmë. Nga ana ime, unë kurrë nuk i kam mashtruar njerëzit.

Presidenti i La Ligës? Unë vetëm e di se nuk mund të qëndroja për shkak të La Ligës, për shkak të borxhit të klubit, sepse klubi nuk donte të merrte hua më shumë. Unë kurrë nuk i thashë asgjë presidentit Tebas. Patëm një përshëndetje të përzemërt. Jo nuk kam asgjë për t’i thënë, sepse nuk kam asnjë problem me të.

Njerëzit e Barçës më njohin dhe e dinë që jam fitues. Dua të përfundoj vitin e fundit duke garuar për tituj. Përgëzoj Dani Alveshin, i cili fitoi medaljen Olimpike dhe e paralajmëroj se do të shkoj, për të luftuar për ta kapur dhe kapërcyer atë. Ky është mentaliteti im. Unë duhet të gjej rrugën time për të vazhduar të konkurroj dhe të fitoj.

Fotoja me lojtarët e PSG-së? Ne u mblodhëm një ditë para se të vija. U organizuam të shkonim në shtëpinë e Nejmarit për një barbekju. Fotografia është nga momenti. Me shaka, ata më thanë të vija te PSG. Nuk ka asgjë të çuditshme. Është një fotografi e miqve”

Tërheqja nga futbolli- Le të shohim sa mund të duroj në nivelin fizik. Unë nuk kam pasur lëndime serioze. Unë do të luaj deri sa të mundem. Unë e di se një ditë kjo do të përfundojë. Ish-shokët e mi të skuadrës më thonë se është e vështirë dhe të mos kesh atë rutinë është e vështirë.

Divorci- Erdhi për shkak se klubi ka një borxh shumë të madh, ai nuk dëshiron të marrë hua më shumë. Nuk mund të bëhet dhe La Liga nuk e lejon atë. Pse ta zgjas më shumë nëse është e pamundur? Duhet të mendoj edhe për karrierën time. E thashë. Bëra më të mirën. Nuk mund të them asgjë tjetër.”

Unë e kisha ulur pagën time në 50% dhe pastaj asgjë më shumë nuk më ishte kërkuar. Nuk është e vërtetë që ata më kërkuan diçka më shumë.”

A jeni ndjerë të mashtruar? Jo. Ne bëmë atë që mundëm dhe nuk mund të bëhej. Unë isha gjithmonë ballë për ballë me të gjithë. Jo gjithçka që thuhet është e vërtetë.”

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport konferenca e leo messit leo messi konferenca e leo messit leo messi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet