Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Nuk i paguante qeranë, mori çekiçin dhe e masakroi/ Vrau shokun e tij, burg përjetë për Albert Zekajn
28 Korrik 2020, 07:57Nga DOSJA
FIER– Gjykata e Fierit ka dënuar me burg përjetë të riun Albert Zekaj, i cili vrau dhe masakroi me çekiç shokun e tij të dhomës, Kreshnik Beqirajn. Vendimi është dhënë në seancën e sotme, pas kërkesës së prokurorit të çështjes për dënimin maksimal.
Albert Zekaj nga Kopliku, është njeriu që masakroi barbarisht me çekiç në 22 qershor 2017 Kreshnik Beqirajn. Viktima dhe autori ishin njohur në një burg në Belgjikë, ndërsa pas ardhjes në Shqipëri vendosën që të jetonin në një shtëpi me qira në Fier.
Por pas disa kohës, Beqiraj u zhduk pa gjurmë. Pas 8 muajsh kërkime, trupi i tij i pajetë dhe i masakruar u gjet brenda një kanali në Daullas. Gjithçka kishte nisur pas një sherri për qeranë, pasi viktima nuk kishte pranuar të jepte pjesën e tij, Zekaj kishte marrë një çekiç dhe e kishte qëlluar shokun e dhomës. Më pas, për të zhdukur gjurmët e kishte marrë kufomën dhe e kishte hedhur brenda në kanal. Ndërsa familjarët nga ana tjetër kërkonin djalin e zhdukur prej 8 muajsh.
Versioni i historisë u konfirmua edhe nga vetë Zekaj, i cili pas arrestimit e pranoi se shkak për vrasjen ishte bërë konflikti për qiranë e banesës, e cila sipas tij nuk ishte paguar nga viktima prej disa muajsh. Tanimë ai do të kalojë gjithë jetën në qeli.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Zbardhen urdhër-arrestet e GJKKO-së për dosjen 339. Sipas njoftimit për 11 persona është dhënë masa e “arrestit me burg”, për të tjerë 8 “arrest s...
TIRANË-Policia ka arrestuar 3 ish-punonjës të ARRSH-së pasi ka shpërdoruar detyrën, për një pronë në afërsi të Shkëmbit të Kavajës. Mësohet se janë arrestu...
TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka rezultuar i infektuar me COVID-19. Lajmi e ka dhënë vetë në rrjetet sociale kreu i bashkisë, ku ka treg...
ITALI- Konferenca e Rajoneve në Itali, e cila u zhvillua ditën e djeshme në Bari miratoi një fond për luftën ndaj koronavirusit, nga i cili do të përfitojë edhe...
PEQIN–Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i FNSH-së dhe RENEA-s në qytetin e Peqinit, për ekzekutimin e Emiljano Ramazanit. Burime për Dosja.al bëjnë me dij...
TIRANË- Këshilltari i Presidentit, Ilir Kulla, në një postim në rrjetet sociale ka deklaruar se COVID-i i mallkuar ndau gardistin Gani Potkën nga familja ...
TIRANË – Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore.Dosja.al ka në faqe të parë reagimin e BE-së për amnistinë fiska...
SHQIPËRI- 3 gushti është afati i fundit të dorëzimit të bilancit të vitit 2019 në tatime, por dhe në Qendrën Kombëtare të Biznesit.Afati fillestar ishte 31...
TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero ka reaguar sërish sot në lidhje me videon ku ai shfaqej duke treguar me disa miq në një banesë dhe nuk ruheshin masat kundër C...