LIVE UPDATES
Aktualitet

2 Dhjetor 2020, 17:21 Nga DOSJA

BRAZIL- Një tjetër shqiptar është ekzekutuar në Amerikën Latine. Bëhet fjalë për shqiptarin Ilir Zelka. 47-vjeçari shqiptar u ekzekutua ditën e djeshma teksa ishte ulur në një restorant të quajtur “Zyrich” në një prej lagjeve më të pasura të Sao Paolos. 

Sipas mediave të huaja, vrasësi i Zelkës përdori një motoçikletë për t;ju afruar shënjestrës së tij, duke e qëlluar me armë zjarri teksa ai po hante mëngjesin në restorant. Dëshmitarët pretendojnë se autori i veshur me një bluzë të kuqe dhe kokore rozë ka përdorur një snajper për të eliminuar shqiptarin, por Policia ka marrë kamerat e sigurisë për të mësuar dinamikën e ngjarjes. 

Edhe pse i qëlluar, Zelka arriti t’u mbijetojë plagëve të marra duke rezistuar deri në spital, por edhe pse mori kujdes mjekësor, sërish nuk mundi të shpëtojë. Edhe pse pa me sytë e tij se shënjestra po futej në ambulancë, autori nuk ka kthyer kokën pas dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja. Ai ka braktisur motorin dhe ka ndryshuar rrobat për të mos iu përshtatur përshkrimit që do të transmetohej në radiot e efektivëve.

Sipas menaxherit restoranit, Osmar Américo dos Santos, viktima prej dy javësh shkonte rregullisht në lokalin e tij për të konsumuar të tre vaktet, çka tregon se autori e ka ndjekur dhe e ka studiuar për një kohë të gjatë. Po ashtu u mësua se Zelka kishte qëndruar në një hotel në Jardins që nga 20 nëntori.

Deri më tani nuk ka asnjë pistë për vrasjen e shqiptarit, megjithatë nuk përjashtohet prishja e pazareve të drogës. Vetëm pak ditë më parë në Ekuador u vra Adriatik Treska, i përfshirë në trafikun e drogërave nga Amerika Latine drejt Europës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir zelka vritet ilir zelka ilir zelka vritet ilir zelka

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi