Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës për dosjen ”Babale”, ku kanë dëshmuar ish-drejtori i Policisë së Fierit, Albert Nushi dhe ish-zv.drejtori i Policisë së Tiranës Erzen Breçani.
Në rrëfimin e tij Albert Nushi tha se Fredi Alizotin e njihte për shkak të detyrës së tij, pasi ky i fundit i ishte prezantuar vetë si personi që kishte imituar vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafës, Agronin.
Ndërsa në rrëfimin e tij Erzen Breçani u tregoi se Fredi Alizotin dhe Albert Veliun i kishte takuar në oborrin e PD-së. Sipas Breçanit, Alizoti i kishte rrëfyer se gjithçka ishte trilluar për të përfitura azil.
Pas rrëfimeve të Nushit dhe Breçanit, tashmë për çështjen Babale janë thirrur për të dëshmuar edhe ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj, prokurori Besim Hajdarmataj dhe gazetari Ylli Rakipi.
Çfarë është dosja “Babale”?
Disa muaj më parë Partia Demokratike publikoi dy audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Përmes këtyre videove, PD kërkonte largimin e Xhafajt nga posti, duke e cilësuar këtë të fundit si mbrojtës të aferave kriminale të të vëllait. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale. Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, nuk vërtetohet se zëri që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji. Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej. Urdhër-arresti për Fredi Alizotin është ekzekutuar, ndërsa për Albert Veliu u arratis fillimisht drejt Kosovës, për të shkuar më pas në Hungari, ku edhe ka aplikuar për statusin e azilantit, me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Për dosjen “Babale” kanë dëshmuar në Prokurori Enkelejd Alibeaj, deputetët e PD, Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj, eksponenti pranë PD, Sali Lushaj si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Në datë 6 mars të këtij viti prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’. Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë. Kjo vepër penale, kallëzim i rremë sipas nenit 305 të kodit penal ka një marzh dënimi nga gjobë deri në 5 vite burg. Për gazetarin Jetmir Olldashi, i cili ka realizuar intervistën me “Babales” u dha masa detyrim paraqitjeje. Ndërkohë që pas publikimit të audio-përgjimit vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’u dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
KUKËS – Një 79-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kukësit pasi ka tentuar që të vrasë familjarët e tij dhe t’i vërë flakën banesës me benzinë.Ngja...
TIRANË- Edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk ka shpëtuar nga sfida që po çmend rrjetin, e cila tregon se si do të dukeni kur të plakeni.K...
LETONI- Dy ushtarakët shqiptarë që humbën jetën pas shpërthimit në bazën e NATO-së në Letoni, Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushi do të kujtohen përgjithmonë.Në ...
HIMARË– Shpëtohen dy turistet gjermane që u bllokuan gjatë natës në kanionet e Gjipesë në Himarë.Mësohet se turistet 37-vjeçare me inciale J.M., dhe...
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 24- vjeçar që ishte shpallur në kërkim për plagosjen e një 64- vjeçari, ngjarje e ndodhur disa ditë më par...
Shkodër- Në prangat e policisë së Shkodrës kanë rënë dy inspektorët e Bashkisë si edhe është shpallur në kërkim një pronari i një hoteli në Velipojë, pasi akuz...
TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të Krimeve të Rënda ka kritikuar ashpër Prokurorinë, e cila gj...
Vlorë- Detaje të reja kanë dalë shpërthimi në Selenicë të Vlorës, ku u plagosën Mimoza Selimi dhe Rexhep Selimi.Fqinja e tyre ka deklaruar se çifti jeton...
Tiranë-KLP një ditë më parë publikoi emrat e 15 kandidatëve për SPAK-un. Në lidhje me këtë listë kandidatësh ka reaguar edhe gazetari Flamur Vezaj, i cili shpre...
Lushnjë- Një 30-vjeçar, mëngjesin e sotëm ka goditur me sëpatë në ballë babain e tij në Lushnje pas një sherri mes tyre për motive të dobëta. Mësohet se ...