Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje se si do të procedohet për fundjavën. Kreu i qeverisë ka bërë me dije se të shtunën dhe të dielën, të moshuarit do të lejohet që të dalin deri në orën 10:00 të paradites. Po ashtu, këto dy ditë nga ora 11:00-17:30, do të kenë orarin për të dalë të gjithë prindërit me fëmijë deri në 14 vjeç.
Po ashtu të shtunën do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17.30, ndërsa përveç dy kategorive të lejuara të gjithë do të duhet që të qëndrojnë brenda. E ndaluar është edhe lëvizja me mjete private. Rama shkruan se pasditen e sotme, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, do të bëjë të ditur planin e hapjes së mëtejshme deri në 18 maj.
“Të shtunën 2 maj dhe të dielën 3 maj, pensionistët do të lejohen të dalin lirisht deri në orën 10.00. Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare. Të shtunën 2 maj dhe të dielën 3 maj, prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11.00 deri në orën 17.30. Të shtunën 2 maj do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17.30. Të dielën të gjitha mbyllur! Gjatë të shtunës 2 maj dhe të dielës 3 maj do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private. Kujdes! Nga sjellja e duhur në distancimin social dhe zbatimi i rregullit bazë të mosgrumbullimit jashtë qelizës familjare gjatë fashës orare të lëvizjes këtë fundjavë, varet ecuria e mëtejshme pozitive e kësaj lufte deri këtu të zhvilluar shkëlqyeshëm, po edhe vendimmarrja jonë për më tej. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, do t’ju informojë sot planin e hapjes së mëtejshme deri në 18 maj,”-shkruan Rama.
Pavarësisht masave të marra, COVID-19 nuk po largohet nga Shqipëria. Aktulisht në vend janë infektuar 773 persona dhe kanë humbur jetën 31 pacientë. Ndërkohë janë shëruar 470 qytetarë. Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 7 raste të reja. Harta është zgjeruar me 3 raste në Krujë, 2 raste në Tiranë dhe 2 raste në Shkodër. Në spitalet COVID po marrin mjekim 36 pacientë. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 31 të shtruar dhe 6 prej tyre janë në terapi intensive dhe në spitalin COVID-2 janë 5 të tjerë.
(K.M. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, ka deklaruar se Edi Rama po u jep oligarkëve të karburanteve dhe...
Maqedoni e Veriut- Zëdhënësja e Komisioneit të Zgjerimit të BE, Ana Pisonero i tha agjencisë së lajmeve MIA se Brukseli beson që korniza e bisedimeve për Maqedo...
Tiranë- Ditën e sotme ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një video-konferencë me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndim...
TIRANË– Biznesmeni dhe politikani Behgjet Pacolli ka reaguar për herë të parë pas zhurmës mediatike që bëri me futjen e tij në Shqipëri. Në një statu...
Tiranë- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në seancën e sotme plenare ka deklaruar se duhet të anulohet kontrata për Porto Romanon dhe u kërkoi deputetëve q...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar emrin e bashkëshortes së tij në rrjetin social Twitter.“Linda,”– shkruhet në statusin e Ramës, status të cilin, ...
TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari ka duartrokitur sot ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliun, për të cilën u shpreh se është e vetmja që ka mbajtur që...
TIRANE- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja është në qendër të deklaratave politike, pas propozimit të tij për të ulur paga e pensione, e në këtë mënyrë sipa...
Tiranë- Ministri për Rindërtim, Arben Ahemtaj në fjalën e tij në Kuvend ka deklaruar se Shqipëria është vendi i dytë në rajon për paketat financiare. Ai deklaro...
TIRANË– Deputetja Mirela Kumbaro ka treguar më shumë secc duhet gjatë seancës plenarë që po mbahet në Kuvend, në kushtet e pandemisë së Covid-19.E veshur m...