LIVE UPDATES
Aktualitet

Mashtronin të miturat se do fejoheshin dhe i trafikonin në Greqi, shkatërrohet grupi kriminal, 7 në pranga

5 Korrik 2019, 07:30 Nga DOSJA
Mashtronin të miturat se do fejoheshin dhe i trafikonin në Greqi,

KORÇË- Pas dy muajsh hetime, finalizohet operacioni i koduar “Zereci”, i cili shkatërroi bandën kriminale me aktivitet në fushën e narkotikëve, trafikimit të të miturve dhe armëmbajtjes pa leje.

Në prangat e policisë kanë përfunduar shtatë persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim duke parandaluar kështu edhe trafikimin e një vajza të mitur në Greqi.

Të arrestuarit janë: Roland Luli, 33 vjeç, banues në Drithas, Maliq (i dënuar me burg përjetë në Greqi për vjedhje me armë), Mirel Fasho, 37 vjeç, banues në Kakaç, Maliq;  Rezarta Memetllari 29 vjeçe, banuese në Kakaç, Maliq dhe Ermal Basho, 34 vjeç, banues në Petrushë, Pogradec; E.K, 26 vjeç, banues në Zerec, Maliq; O.M, 39 vjeç, banues në Zerec, Maliq; dhe Ç.F, 36 vjeç, banues në Kakaç, Maliq (i dënuar më parë për vjedhje) për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit.

Në kërkim është shpallur 28-vjeçari nga Shelcani i Elbasanit, i riu me iniciale L.P.

Grupi është zbuluar krejt rastësisht pasi po hetoheshin për trafik lëndësh narkotike. Gjatë hetimeve u zbulua se grupi në fjalë trafikonte edhe vajza të mitura drejt Greqisë.

Nga hetimet e kryera është provuar se Roland Luli, Mirel Fasho, Ermal Basho dhe Rezarta Memetllari kishin planifikuar të trafikonin për prostitucion drejt Greqisë një të mitur. Gjithashtu Luli, Fasho dhe 26-vjeçari me iniciale E.K., kultivonin kanabis në fshatit Zerec të Maliqit.

Gjatë operacionit për shkatërrimin e tyre, policia ka sekuestruar një pistoletë, një thikë e ngjashme me ato të ushtrisë, dy granata dore, kanbis; fishekë dhe para në lekë, dollar dhe euro.

NJOFTIMI I POLICISË:

Maliq

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Zereci”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, trafikimit të të miturve dhe armëmbajtjes pa leje.

Parandalohet trafikimi i një shtetaseje të mitur në drejtim të Greqisë me qëllim shfrytëzimi për prostitucion.

Goditet edhe një tentativë e kultivimit të bimëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 7 shtetas, ndër ta pjesëtari i një organizate kriminale, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më parë në Greqi.

Shpallet në kërkim edhe një shtetas tjetër.

Sekuestrohen armë zjarri dhe të ftohta, municione luftarake, granata dore, vlera monetare (lekë, dollarë euro), bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa, një armë zjarri, një armë e ftohtë, granata dore.

Në vijim të punë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, në kuadër të procedimit penal të nisur 2 muaj më parë, ndjekur me metoda speciale hetimi, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh dhe Sektorit për Rendin e Policimin në Komunitet në DVP-Korçë, u finalizua me sukses operacioni i koduar ”Zereci”, si rezultat i të cilit u ndaluan shtetasit:

• R.L, 33 vjeç, banues në Drithas, Maliq, (i dënuar më parë në Greqi për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, “Vjedhja me armë”, vepra penale këto të kryera në kuadrin e organizatës kriminale);

• M.F, 37 vjeç, banues në Kakaç, Maliq;

• E.B, 34 vjeç, banues në Petrushë, Pogradec;

• R.M, 29 vjeçe, banuese në Kakaç, Maliq;

• E.K, 26 vjeç, banues në Zerec, Maliq;

• O.M, 39 vjeç, banues në Zerec, Maliq;

• Ç.F, 36 vjeç, banues në Kakaç, Maliq (i dënuar më parë për vjedhje) për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”;

Si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit:

• L.P, 28 vjeç, banues në Shelcan, Elbasan;

Nga hetimet e kryera është provuar se shtetasit R.L, M.F, E.B, R.M dhe L.P, kishin planifikuar të trafikonin për qëllim prostitucioni në drejtim të Greqisë një shtetase të mitur.

Gjithashtu shtetasit R.L, M.F, E.K dhe O.M, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë të dyshuara Cannabis Sativa, në territorin e fshatit Zerec, Maliq, të cilat u asgjësuan gjatë operacionit dhe një pjesë u sekuestrua në cilësinë e provës material.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar gjithashtu, 1 armë zjarri tip pistoletë, 1 armë e ftohtë (thikë) e ngjashme me ato të Forcave të Ushtrisë, 2 granata dore ofensive dhe difensive, një sasi fishekësh luftarakë, lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një sasi lekësh, dollarësh dhe eurosh, si edhe një automjet tip “Benz”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ermal basho mirel fasho rezarta memetllari roland luli trafiku i vajzave te mitura ermal basho mirel fasho rezarta memetllari roland luli trafiku i vajzave te mitura

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës