Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Kallashnikov, pistoletë dhe 69 fishekë në shtëpi, u ‘spiunua’ nga fqinjët se mbante armë, arrestohet lezhjani
25 Nëntor 2019, 14:52Nga DOSJA
LEZHË– Një person është arrestuar nga Policia pasi është infromuar nga banorët e zonës se kishte arsenal armësh në shtëpi.
Gjatë kontrolleve të kryera në banesën e tij në fshatin Kallmet të Lezhës, u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip kallashnikov dhe 2 krehëra me 54 fishekë, si dhe 1 pistoletë me 2 krehëra me 15 fishekë.
Si pasojë në prangat e policisë, ka përfunduar N. P., i cili akuzohet se ka kryer veprën penale të armëmbajtjes pa leje.
NJOFTIMI I PLOTË:
Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje, falë bashkëpunimit Polici – Komunitet.
Sekuestrohen 2 armë zjarri dhe një sasi fishekësh luftarakë.
Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.
Në kuadër të planit të masave për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërinë, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, specialistët e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bazë të informacioneve të marra nga qytetarët se një shtetas dispononte armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit N. P., banues në Kallmet.
Si rezultat i kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov dhe 2 krehëra me 54 fishekë, si dhe 1 pistoletë me 2 krehëra me 15 fishekë.
Në përfundim të veprimeve të kryera, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë bënë arrestimin e shtetasit N. P., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Materialet procedurale do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar sot një 25-vjeçar, i cili akuzohet për shpërndarje të lëndëve narktotike. Sipas një njoftimi nga blutë e Tira...
DURRËS- Një 22-vjeçar është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim për grabitjen e banesës së 3 studentëve në Durrës.Policia bën me dije ...
Tiranë– Në prangat e Policisë Rrugore kanë rëndë 20 persona, 14 prej të cilëve janë kapur në gjendje të dehur 5 të papajisur me leje drejtimi, 1 për shkelje të...
TIRANË– Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka shtyrë sërish seancën gjyqësore për grupin Shullazi me në krye Emiljano Shullazin. Dosja.al ka mësuar se sh...
Tiranë- Thirret në prokurori Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit Ilir Meta. Pas daljes nga Prokuroria Tedi Blushi ka deklaruar se ka pasur telefonata që sipas ...
TIRANË– Një nga vajzat që u arrestua bashkë me Hermes Nikajn, të njohur ndryshe si ‘Zogu i Tiranës’ mund të bëjë që të gjithë pjesëtarët e kësaj skeme pros...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me bashkëpunëtorën e Hermes Nikajt, ‘Zogut të Tiranës’ që një ditë më parë u arrestua për shfrytëzim ...
Tiranë- Mesditën e sotme është thirrur në Prokurorinë e Tiranës, Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, ku është marrë në pyetje pas kërcënimit që sipa...
Tiranë- Ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë me 11 vota pro janë emëruar 8 prokurorët e parë që do të çelin për herë të parë, ...