Bota

Arrihet marrëveshje e re për BREXIT midis Britanisë dhe BE-së

  • Irlanda Veriore kundër Johnson, refuzon mbështetjen
  • Një marrëveshje e re BREXIT është arritur në Britaninë e Madhe, midis ekipeve negociuese.
    Featured image of article: Arrihet marrëveshje e re për BREXIT midis Britanisë dhe BE-së Boris Johnson

    Britani e Madhe- Një marrëveshje e re BREXIT është arritur në Britaninë e Madhe, midis ekipeve negociuese. Përmes një postimi në Tëitter, kryeministri Boris Johnson shkruan: “Ne kemi arritur një marrëveshje të re të madhe. Tani I takon parlamentit që të miratojë të shtunën në mënyrë që të vazhdojmë me prioritetet“. Të gjitha palët kanë punuar në arritjen e kësaj marrëveshjeje të re, por ende ka nevojë për miratimin e parlamenteve të Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Europian, shkruan BBC.

    Kjo marrëveshje është bërë publike nga Jean Claude Juncker, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan: “Kur ka një dëshirë, ka dhe një marrëveshje – dhe ne kemi një. Eshtë një marrëveshje e ndershme dhe e balancuar ndërmjet BE dhe UK dhe është një testament për angazhimin tonë për të gjetur zgjidhje. I rekomandoj Këshillit të BE të mbështesë këtë marrëveshje”.

    Kjo marrëveshje u arrit midis ekipeve negociuese në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE përpara një takimi të liderëve evropianë në Bruksel.

    (E.S. Dosja.al)

    Shto Koment