Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Me pistoletë në brez në autobusin e linjës Tiranë-Vorë, arrestohet 19 vjeçari në Tiranë
6 Shtator 2019, 09:30Nga DOSJA
TIRANË– Një 19 vjeçar ka rënë pranga, pasi udhëtonte në linjën e transportit publik me armë zjarri me vete. Arrestimi i shtetasit me inicialet K. M., 19 vjeç, u bë pas sinjalizimit të qytetarëve.
Njoftimi i plotë i policisë:
Vorë/Tiranë
Udhëtonte në linjën e transportit publik me armë zjarri me vete, falë njoftimit nga qytetarët vihet në pranga një i ri për armëmbajtje pa leje dhe një tjetër për moskallëzim krimi
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– K. M., 19 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”;
– K. M., 19 vjeç, lindur dhe banues në Bërzhitë, Tiranë, për veprën penale “Moskallzim krimi”;
Këta dy shtetas ndërsa po udhëtonin me linjën e transportit publik Tiranë-Vorë, janë vënë re nga qytetarët se njëri prej tyre kishte armë zjarri me vete. Pas njoftimit që qytetarët kanë bërë në sallën operative, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Vorës” është bërë ndalimi dhe kontrolli i dy shtetasve nga shërbimet e Policisë Vorë. Gjatë kontrollit, shtetasit K. M., 19 vjeç (lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë), i është gjetur një armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Elbasan– Detaje të reja kanë dalë nga grabitja e taksistit në Elbasan. Dosja.al ka siguruar foton e Thanas Bejkos i cili është përgjegjësi i lokalit, i përfshir...
Elbasan- Në Elbasan janë arrestuar 4 persona pasi kanë grabitur dhe kanë mbajtur peng për disa orë një person në një lokal në fshatin Katund i Ri.Sipas policis...
KAVAJË– Një kronikë e transmetuar dje nga televizioni “Abc News”, zbuloi atë që ka ndodhur këtë verë në plazhin e Vilë-Bashtovës. Drogë, seks në grup, shir...
Tiranë– Nëse mendohej që emërimi i paligjshëm si prokuror i Bledar Valikajt, burri të deputetes socialiste Ermonela Felaj, shënonte kulmin e nepotizmit në siste...
Elbasan- Për ngjarjen në Elbasan kanë dalë emrat e autorëve të cilët rrëmbyen dhe grabitën taksistin. Mësohet se autorët janë Thanas Bejko, pronari i lokalit dh...
TIRANË- Mëngjesin e sotëm në Tiranë ka patur ndërprerje të herë pas hershme të energjisë elektrike që vjen dhe ikën në disa minuta. Por, si pasojë e stakim...
Tiranë– Konfirmohet në detyrë gjyqtari i Korçës, Sokol Ibi. Sipas KPK-së kryetari i Gjykatës Administrative kaloi me sukses të tria kriteret, atë të pasu...
Tiranë- Pak ditë para se të nisë viti shkollor, pediatrja e njohur Lira Gjika iu ka bërë apel të gjithë mësuesve që të mos i trembin dhe të mos i paragjykojnë ...
TIRANË- Këshilltarja ligjore e Qendrës Europiane për Liri të Shtypit dhe të Medias (ECPMF),Flutura Kusari, shprehet se qeveria nuk ka marrë parasysh asnjë...