Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Forcat Amerikane nuk ndalen! Vritet edhe zëvendësuesi i kreut të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadit
29 Tetor 2019, 14:51Nga DOSJA
LINDJE E MESME– Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump konfirmon se është vrarë edhe zëvendësuesi i kreut të ISIS, Abu Bakr al-Baghdad, i cili u vra të shtunën amerikane. Trump shkruan në Twitter, se edhe zëvendësuesi u vra nga trupat amerikane. Abdullah Qardash, një ish-oficer besnik i Saddam Hussein, i njohur ndryshe si “shkatërruesi”, është ekzekutuar nga trupat amerikane, ndërsa bashkë me të është vrarë edhe numri dy i ISIS, Abu Hassan al Muhajir.
“Sapo konfirmova që zëvendësuesi i parë i Abu Bakr al-Bagdadi është ekzekutuar nga trupat amerikane. Me shumë mundësi do të kishte marrë kryesimin – Tani ai është gjithashtu i vdekur!”, shkruan Trump.
Just confirmed that Abu Bakr al-Baghdadi’s number one replacement has been terminated by American troops. Most likely would have taken the top spot – Now he is also Dead!
Të dielën paradite, trupat amerikane ekzekutuan liderin e ISIS, Abu Bakr al Baghdati në një operacion të ushtrisë amerikane në Sirinë Veriperëndimore dhe kjo u konfirmua nga presidenti Donald Trump.
“Ai vdiq pasi hyri në një tunel pa dalje, duke bërtitur, qarë dhe ulëritur gjatë gjithë rrugës”, tha Trump. Krimineli që u përpoq aq shumë të tmerronte të tjerët, i kaloi momentet e tij të fundit i mbërthyer nga paniku dhe frika e forcave amerikane që po i afroheshin – shtoi ai.
Baghdati u bë i njohur në 2014 kur njoftoi krijimin e një kalifati në zonat e Irakut dhe Sirisë. Shteti islamik ka kryer ndërkohë një numër mizorish që kanë shkaktuar me mijëra viktima.
Grupi xhihadist, imponoi një sundim brutal mbi thuajse 8 milionë njerëz në zonat e kontrolluara prej tij dhe qëndron pas një numri sulmesh në qytete të ndryshme të botës. SHBA e shpalli kalifatin të mundur në vitin 2019.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHBA- Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur pas vrasjes së liderit të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi, presidenti Trump tha se së shpejti publiku mund të shohë një p...
PRESHEVË- Rreth 100 banorë nga Lugina e Preshevës, të cilët jetojnë në Komunën e Gjilanit, kanë aplikuar për marrjen e lejes për qëndrim të përkohshëm në t...
ITALI-Pasi një ditë më parë Salvini drejtoi qendrën e djathtë të opozitës në një fitore historike në rajonin italian të Umbria, treguan rezultatet të hënën, duk...
Durim Limaj është kampion për nga shpenzimet e bëra në udhëtime jashtë vendit, krahasuar me anëtarët e tjerë të stafit politik në Ministrinë e Tregtisë dhe Indu...
Maqedoni e Veriut- Kryeministri Zoran Zaev ngrin marrëveshjen e Prespës me Greqinë pas dështimit të negociatave me Bashkimin e Europian.Për mediet Euronews, Zae...
KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një bisedë për Gazetën Express ka konfirmuar se nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është pë...
LOS ANGELES- Mijëra njerëz janë evakuuar nga Los Angeles, pasi një zjarr masiv përfshiu të gjithë zonë duke rrezikuar jetën e banorëve.Ndërkohë si fillim zjarri...
SHBA- Së fundmi mediat e huaja kanë publikuar pamjet nga momenti i antenatit brenda një burgu të El Pozos.Në këtë ngjarje është përfshirë një person i akuzua...
SIRI- Mbetjet e Abu Bakr al-Bagdadi janë hedhur në det pasi forcat amerikane arritën që të konfirmonin identitetin e liderit të ISIS.Eshtrat e tij u varrosën më...