Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Shkak u bë borxhi! I shpallur në kërkim për vrasjen e Taulant Beqirajt, vetëdorëzohet Skerdian Gabrani, rrëfen me lot në
19 Maj 2021, 14:09Nga DOSJA
VLORË– Skerdian Gabrani, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Taulant Beqirajt (Manaj) është vetëdorëzuar në Policinë e Vlorës, kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga krimi i rëndë. Mësohet se Gabrani ka qëndruar i fshehur në qytetin e Vlorës dhe se tashmë ka vendosur që të vetëdorëzohet në polici për të sqaruar rolin e tij në këtë ngjarje kriminale.
Në një intervistë për “Top Channel”, Gabrani tregon se vendosi të dorëzohet tani duke qenë në kushte të rënduara psikologjike dhe se kërkon të zbardhet ngjarja. Gabrani thotë se viktimën e kishte mik dhe se nuk kishte pasur konflikt me të, ndërsa shton se në momentin që është qëlluar nuk e ka kuptuar se nga cila anë është shkrepur arma, pasi viktima kishte qenë i shoqëruar.
Më lot në sy ai ka treguar gjithçka që ka ndodhur ditën e krimit, teksa shton se nuk e ka kuptuar kurrë pse u përdorën armët. Nga ana tjetër, avokati i tij mbrojtës shprehet se klienti i tij është në një gjendje të rënduar psikologjike dhe kërkon vetëm që të sqarohet roli i tin në vrasjen e Manajt.
“Vendimi për dorëzim ishte më e mira për të bërë, mbase duhej bërë më herët, por gjendja e tij psikologjike nuk na e lejonte ta bënte këtë vetëdorëzim. Normalisht do të bëhen deklarimet përkatëse nga ana e të hetuarit dhe shpresojmë që të sqarohen të gjitha rrethanat e kësaj çështje dhe secili të marrë përgjegjësitë e veta në lidhje me rolin që kanë pasur. Ai ende është në gjendje të rënduar dhe nuk e kupton se pse ka ndodhur kjo ngjarje, pasi nga ana e tij nuk ka pasur as tentativë të tillë dhe as organizimin për ndonjë atentat. Klienti im kishte marrëdhënie të mira me viktimën dhe sot ai është i habitur se pse duhet të ndodhte kjo gjë,”- tha avokati.
Pas hekurave për vrasjen e manajt është Hans Andi Jonuzi, një nga autorët e vrasjes, i cili u arrestua ditën kur ndodhi ekzekutimi, ndërsa vijon të jetë në kërkim Elton Hanaj.
Jonuzi akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Beqirajt, pasi dyshohet se ka pasur rolin e shoferit që ndihmoi 2 autorët të largoheshin nga vendi i krimit. Të akuzuar për vrasjen janë Gabrani dhe Hajnaj. Shkak për vrasjen mësohet të jetë bërë një borxh i pakthyer nga Beqiraj.
(f.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Drejtori i kufirit dhe emigracionit në Vlorë, Luigj Vathi është konfirmuar në detyrë. Pas shqyrtimit, komisioni nuk konstatoi shkelje në 3 kriterat...
TIRANË– Shpërthimi që ‘alarmoi’ qytetarët pak orë më parë në Tiranë nuk ishte në të vërtetë një gjë e tillë. Dosja.al mëson se ajo që ndodhi ishte thjesht ...
LEZHË– Dëshmi tronditëse vijnë nga Lezha, aty ku një ditë më parë u zbulua përdhunimi në grup i një të miture 15 vjeçe.Xhaxhai i vajzës së mitur rrë...
ITALI– Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë, njëri në Itali dhe njëri në Holandë, pasi akuzohen se kanë vrarë bashkëkombasin e tyre tre vite më pa...
BRITANI– Armend Xhika, 22 vjeç, mbeti i vrarë si pasojë e një sherri me thika në Sheffield të Britanisë së Madhe të enjten e kaluar. I riu shqiptar u për...
SHKODËR– I mituri që shihni në foton e mëposhtme është Ergys Malja, 15-vjeçari që nxorri në pritë Endri Mustafën. “JOQ” ka siguruar foto të të mitur...
TIRANË-Pas lajmit të shpërthimit në Tiranë një denoncim ka mbërritur në JOQ. Një qytetar ka bërë të ditur se ka dëgjuar një tronditje në zonën e Shkozës, a...
Aktualitet19 Maj 2021, 11:39
Lajmi se një e mitur është përdhunuar në grup nga 5 persona në Mirditë, tronditi dje opinionin publik. Babai i vajzës, në një lidhje telefonike për “Shqipëria l...
TIRANË– Qytetarët në Tiranë ndjenë ditën e sotme një shpërthim të fuqishëm. Sipas tyre, shpërthimi u ndje në shumë zona të kryeqytetitm në rrugën e Elbasan...
Emisioni Breaking në Top News trajtoi ditën së sotme situatën e procesit të vaksinimit, ku i ftuar ishte Skënder Brataj, Shefi i Urgjencave Kombëtare dhe anëtar...