Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Tiranë- Shkarkohet nga detyra Ilir Mustafaj, gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Sipas KPK-së gjyqtari ka pasur probleme me pasurinë. Mustafaj është gjyqtar i Gykatës së Tiranës ndërsa prej më shumë se një viti ishte në pritje për t’u bërë gjyqtar Kushtetuese.
Gjyqtari gjatë seancës dëgjimore Mustafaj kërkoi dhe ndërrimin e trupit gjykues për shkak të konfliktit që kishte me relatoren Xhensila Pine, por kjo kërkesë u rrëzua.
Pas vendimit të KPK-së ai u shpreh se ka humbur vendi, Gjykata Kushtetuese pasi sipas tij s’do të ketë në përbërje të saj një gjyqtar të ndershëm. Ai deklaroi se vendimin do ta ankimojë.
“Do ta ankimoj këtë vendim në instancat më të larta. Dua ti them opinionit publik se Ilir Mustafaj është një gjyqtar me 23 vite karrierë në sistemin e drejtësisë. 23 vite profesor i së Drejtës, botues i shumë librave brenda dhe jashtë vendit dhe mbajtës i të vetmit titull Profesor Doktor në sistemin e drejtësisë.
Unë kam mbështetur fort reformën në drejtësi, institucionin e Vettingut gjithçka që është bërë në të mirë të drejtësisë por sot kundërshtoj fort këtë vendim të komisionit që është marrë në kundërshtim me provat, ligjin dhe Kushtetutën e Shqipërisë. Por sot ka humbur vendi. Ka humbur Gjykata Kushtetuese e cila nuk do të ketë në përbërje të saj një gjyqtar të ndershëm, profesional të karrierës dhe një profesor të së drejtës”, tha ai.
Çfarë ndodhi në KPK:
Mustafaj i cili u përball të enjten me vetingun në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK vetëm në kriterin e pasurisë, kundërshtoi gjetjet e KPK. Ai tha se makina i ishte kaluar bashkëshortes në pronësi pasi ai nuk kishte kohë të merrej me fëmijët dhe familjen dhe ishte deklaruar vlera reale e saj. Ai tha se nuk i ishin marrë parasysh të ardhurat nga mësimdhënia në universitete private dhe pretendoi se analiza financiare ishte me bilanc pozitiv.
Kjo ishte hera e dytë që Mustafaj ftohej në KPK, pasi seanca e mëparshme e parashikuar për tu zhvilluar më datë 14 qershor u shty me kërkesë të gjyqtarit për përjashtimin e relatores Xhensila Pine.
Trupa gjykuese e KPK që hetoi Mustafajn përbëhej nga Lulzim Hamitaj kryesues, Xhensila Pine Reltore dhe Valbona Sanxhaktari anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Hans Kijlstra.
Ilir Mustafaj ka përfunduar fakultetin e Drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar deri në vitin 2000 si ndihmësgjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Ai ushtron funksionin e gjyqtarit në Gjykatën e Tiranës prej vitit 2000, ndërkohë që ka qenë edhe anëtar Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Paralelisht me punën si gjyqtar, Mustafaj ka punuar edhe si pedagog i jashtëm në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë si dhe në disa universitete private në vend.
Në fillim të seancës dëgjimore, kryesuesi i trupës, Lulzim Hamitaj u shpreh se kërkesa e Mustafajt për përjashtimin e relatores Pine ishte rrëzuar nga trupa tjetër gjykuese e KPK-së si e pabazuar në ligj e në prova. Ai shtoi se për gjyqtarin Mustafaj është përfunduar rivlerësimi vetëm për kriterin e pasurisë. “Duhet të theksojmë se, ky veprim nuk ëshë i pakthyeshëm. Trupi gjykues pasi të dëgjojë subjektin, ka të drejtë të vlerësojë hapjen e hetimit edhe për dy kriteret e tjera”, tha ndër të tjera Hamitaj.
Ndërkohë Mustafaj kontestoi vendimin e trupës gjykuese të KPK-së për rrëzimin e kërkesës së tij për përjashtimin e relatores Xhensila Pine. Ai tha se në vendim thuhej se “është marrë mendimi i relatores me telefon”.
Ai tha se kishte kërkuar transkriptin e kësaj bisede, por nuk i ishte vënë në dispozicion. “Kjo provë është marrë në kundërshtim me ligjin. Marrja e provës me anë të telefonit, është një mënyrë ekstra ligjore dhe nuk njihet nga Kodi i Procedurës në Shqipëri”, tha gjyqtari. Ai pretendoi se megjithëse kishte sjellë prova, qëndrimi i relatores nuk kishte ndryshuar.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Mamurras- Numri i të arrestuarve për plagosjen e 4 personave në një lokal në Laprakë në vitin 2017 ka shkuar në 4.Mësohet se pas arrestimit të djeshëm të vëlle...
Shqipëri- Një familje italiane gjatë natës ka humbur rrugën në zonën e Mallakastrës , pasi ishin duke eksploruar vendin tonë.Turistët kanë mundur të kontaktojnë...
Tiranë- Në prangat e policisë së Tiranës ka rënë një 18-vjeçar me iniciale F. H., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi ky i fundit ka aksidentuar një ...
Tiranë- Sot nuk do të ketë reshje të dendura shiu. IGJEUM njofon se pasdite vonë në zona të kufizuara të qarqeve, mund të shfaqet ndonjë reshje në formën e shtr...
VLORË– Banesa, në të cilën shpërtheu bombola e gazit pasditen e sotme është shkrumbuar tërësisht. Në videon e siguruar nga Dosja.al, shihet që shtëpi...
MAMURRAS– Dy vëllezërit Seferi janë arrestuar mes plumbave pasditen e sotme në Mamurras. Dosja.al mëson se Arben Seferi dhe Astrit Seferi po drekonin me familje...
TIRANË– Një automjet i policisë rrugore është fikur në mes të rrugës. Sicc shihet edhe nga fotoja e siguruar nga Dosja.al, automjeti i cili është pro...
TIRANË– Është marrë sërish në pyetje, Alkond Bengasi, i cili tregoi përpara grupit hetimor emrat e të përfshirëve në grabitjen e Rinasit. Mësohet se B...
MAMURRAS– Dy vëllezër janë arrestuar ditën e sotme në Mamurras. Bëhet fjalë për Arben Seferi dhe Astrit Seferi, të cilët akuzohen për plagosje të rëndë, ngjarje...
TIRANË– KPA-ja ka lënë në fuqi vendimin e KPK-së për kreun e komanduar të Prokurorisë së Tiranës, Dritan Rreshkën, duke e shkarkuar atë nga detyra. D...