Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
VD/ Atentat me tritol prokurorit të ‘dosjeve të nxehta’ në Vlorë, Albert Kuliçi. KLP: Akt terrorist (EMRI)
21 Dhjetor 2019, 06:37Nga DOSJA
VLORË- Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar gjatë natës në Vlorë. Një makinë e parkuar në rrugën “28 nëntori” është dëmtuar, pas shpërthimit të një sasie tritoli që ishte vendosur pranë saj.
Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50 të mëngjesit, kur shpërtheu lënda plasëse në një makinë të parkuar. Zona ku ka qenë e parkuar makina është shumë e populluar dhe bizneset aty pranë kanë kamera sigurie, që mund të ndihmojnë në hetim.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili shkruan se aktet e dhunës ndaj magjistratëve synojnë pengimin e funksionimit normal të sistemit të drejtësisë dhe cënojnë rëndë rendin dhe sigurinë publike.Çela ofron mbështetjen e tij ndaj magjistratëve.
Nga ana tjetër, presidenti Ilir Meta dënon ashpër sulmin, duke kërkuar që të hetohen dhe dënohen autorët përgjegjës. Sipas Metës askush nuk duhet të guxojë të verë dorë ndaj njerëzve të ligjit!
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dyshohet se vetura që ka qenë shënjeshtër është e një prokurori në këtë qytet. Sipas informacioneve të deritanishme bëhet me dije se makina ka qenë në pronësi të Prokurorit Albert Kuliçi. Prokurori Kuliçi njihet në qytetin e Vlorës, pasi ai ka hetuar ish-kreun e Bashkisë, Shpëtim Gjikën dhe ‘peshkun e madh’ të pronave, Pëllumb Petritaj.
Policia pas marrjes së informacioneve ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj. Forca të shumta kanë rrethuar zonën dhe kanë sekuestraur proavat e para materiale.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Një 73-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e sotme. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia Rrugore e Ti...
TIRANË- Në njësia administrative Zall-Bastar pranë Tiranës banon familja Pëllumbi. Gjysha 69-vjeçare jeton me vajzën dhe 4 nipërit dhe mbesat e saj ...
TIRANË– Një ditë pasi “Gazeta Shqiptare” botoi përgjigjen zyrtare të Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit mbi 8 prokurorët e SPAK...
KE- Ndryshimet e ligjeve të medias në Shqipëri, që u miratuan të mërkurën mes polemikave e kritikave të shumta, vazhdojnë të ngjallin shqetësim.Një zëdhënës i K...
TIRANË– Emanuela, një nga aktivistet e Vetëvendosjes ka numëruar shqiptarët që kanë mbetur të vdekûr në Serbi. E ndodhur në bulevardin ‘Gjegj Fishta’, teks...
TIRANË- Lëvizja Vetëvendosja në Tiranë ka organizuar një protestë për të refuzuar minishengenin që do të mbahet në Tiranë dhe prezencën e presidentit serb,...
TIRANË– Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri kanë dalë të protestojnë përballë godinës së kryeministrisë, pasi kundërshtojnë Minishengenit Ballka...
TIRANË- Autostrada Tiranë-Durrës është rënduar nga trafiku i automjeteve këtë pasdite. Prej disa orësh radha e automjeteve vijon të qëndrojë e bllokuar duk...