Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Tronditet Kroacia! Tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës rihter shkund vendin, vdesin 6 persona dhe plagosen 20 të tjerë
29 Dhjetor 2020, 11:25Nga DOSJA
KROACI- Tronditet Kroacia! Tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës rihter ka shkundur sot Kroacinë, duke lënë pas 20 të plagosur deri tani dhe 6 viktima. Tërmeti me epiqendër në qytetin e Petrinjës, në afërsi të kryeqytetit kroat, Zagrebi, ka pasur thellësinë 10 kilometra dhe ka zgjatur rreth 20 sekonda.
Viktima e parë u shënua një fëmijë, vajzë, 12 vjeçe, që po kalonte në rrugë bashkë me të ëmën. Ndërsa pak më vonë u zbuluan dhe 5 viktima të tjera, midis tyre dhe një fëmijë.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës apo të të plagosurve, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Nëndrejtori i një spitali në Kroaci ka thënë se kjo situatë është e tmerrshme dhe se të plagosurit po shkojnë nga të gjitha anët.
Kryetari i Petrinjës, Darinko Dumbović deklaroi për mediat vendase se e kishte parë vetë viktimën e parë të këtij tërmeti të tmerrshëm. Nga ana tjetër, policia u ka bërë thirrje të gjithë banorëve të Petrinjës, ku dhe ishte epiqendra e tërmetit, që të largohen nga ndërtesat dhe rrënojat e tyre. Ndërsa të tjerë që kanë ardhur në mbështetje të Kroacisë janë Presidentja e KE-së Ursula Von Der Leyen, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në të gjithë Kroacinë dhe në vendet përreth saj, si Serbi e Bosnje Herzegovinë. Ndërkohë që deri tani në Kroaci janë ndjerë edhe dy paslëkundje të mëdha me magnidutë 3.7 dhe 4.5 të shkallës rihter.
(i.a;f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJERMANI- Gjermania ka thyër paktin Evropian dhe ka blerë 30 milionë doza vaksinash të tjera nga Pfizer/BioNTech. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja fil...
MAL I ZI-Gjatë natës së të Hënës, parlamenti malazez miratoi projektligjin e qeverisë që parashikon ndryshime në ligjin e diskutueshëm mbi lirinë e fesë, një di...
KOSOVË- Departamenti Amerikan i Shtetit ka përgëzuar Kosovën dhe Serbinë për plotësimin e një prej pikave të marrëveshjes. Bëhet fjalë për ndërtimin e pik...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për situatën e pandemisë në Kosovë dhe për vaksinat anti-Covid. Në një deklaratë për mediat ajo tha se...
RUSI-Rusia ka pranuar se numri i vdekjeve të saj nga koronavirus është tre herë më i lartë sesa kishte raportuar më parë, duke e bërë atë vendin me numrin e tre...
SARAJEVO – Rreth 3,000 emigrantë enden jashtë të ekspozuar ndaj të ftohtit të dimrit në veriperëndim të Bosnjë-Hercegovinës, duke fjetur në pyje dhe në st...
SHBA- Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden ka akuzuar Departamentin e Mbrojtjes për pengesë të tranzicionit të pushteteve. Në një deklaratë për shtypje, B...
NORVEGJI– Shteti norvegjez do shkurtojë periudhën e karantinës duke filluar nga dita e martë për personat që vijnë nga jashtë, nëse tregojnë dy teste nega...