Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Tre shqiptarë të rrezikshëm, të dënuar për vrasje dhe për armëmbajtje pa leje janë ekstraduar sot në Shqipëri. Interpol, përmes njoftimit zyrtar, deklaron se nga Belgjika, është ekstraduar i identifikuar si Gjon Menga, 56 vjeç, lindur në Mamurras, Kurbin.
Menga ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, në vitin 2004, ka vrarë me armë zjarri shtetasin L. S. dhe ka plagosur katër persona të tjerë.
Gjithashtu nga Belgjika, u ekstradua drejt vendit tonë, Luigj Dema, 26 vjeç, lindur në Tiranë. Dema ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 19 muaj e 4 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, shitja apo blerja e armëve të ftohta”.
Ndërsa nga Italia, është ekstraduar Manol Begaj alias Martin Begaj, 41 vjeç, lindur në Samatice, Berat. Begaj ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Durrës ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë për lirimin me kusht të këtij shtetasi, duke urdhëruar vuajtjen e dënimit të mbetur, 1 vit, 1 muaj e 15 ditë burgim, për veprën penale “Vrasja me paramendim”. Shtetasi Menol Begaj ka vrarë me armë zjarri në qytetin e Beratit, shtetasin B. C.
Njoftimi nga Interpol Tirana: Vijon bashkëpunimi me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Ekstradohet nga Belgjika një shtetas i dënuar me 25 vjet burg për vrasje. Gjithashtu ekstradohen nga Belgjika dhe Italia 2 shtetas, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit për veprat penale që kanë kryer. Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Belgjikën u krye ekstradimi nga Belgjika drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Gjon Menga, 56 vjeç, lindur në Mamurras, Kurbin. Shtetasi Gjon Menga ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, në vitin 2004, ka vrarë me armë zjarri shtetasin L. S. dhe ka plagosur katër persona të tjerë. Po nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Belgjika drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Luigj Dema, 26 vjeç, lindur në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 19 muaj e 4 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, shitja apo blerja e armëve të ftohta”.
Gjithashtu, nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma, Itali, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Manol Begaj alias Martin Begaj, 41 vjeç, lindur në Samatice, Berat. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Durrës ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë për lirimin me kusht të këtij shtetasi, duke urdhëruar vuajtjen e dënimit të mbetur, 1 vit, 1 muaj e 15 ditë burgim, për veprën penale ”Vrasja me paramendim”. Shtetasi Menol Begaj ka vrarë me armë zjarri në qytetin e Beratit, shtetasin B. C.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Dy nga mjekët e QSUT-së janë kapur nga kamerat teksa po shijonin pak minuta pushim.LSA ka publikuar fotot e mjekëve, Erjoni dhe Bledi, të cil...
TIRANË– Prokurorja e Durrësit, Enkeleda Osmani Xhengo është konfirmuar në detyrë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me trupën gjyqësore të drejtuar...
MALIQ– Një person është shpallur në kërkim pasi akuzohet se trafikon lëndë narkotike dhe për armëmbajtje pa leje. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia në Maliq, m...
FIER– Gjykata e Fierit ka dënuar me burg të përjetshëm, tre personat që ekzekutuan me amrë zjarri pronarin e një pike “Exchange”, Gëzim Hoxha dhe më pas vranë e...
TIRANË– Shpallet në kërkim djali tjetër i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Shkëlqim Babasit, Even Babasi. Dosja.al ka mësuar se pas prangosjes së të v...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka mbyllur të gjitha klubet e natë dhe diskot. Një ditë pasi Dosja.al raportoi me zë dhe me figurë ...
KAVAJË– Sekretarja e Kryetarit të Bashkisë nën Kavajë është infektuar me Covid-19. Dosja.al mëson se bashkë me të janë infektuar edhe disa punonjës t...
TIRANË– Policia e Shtetit ka hapur procesin e aplikimeve për zbatimin e projektit pilot të shërbimit të policor vullnetar për vitin 2020.Përmes një n...
TIRANË– Një fëmijë 6-vjeçar është aksidentuar nga një automjet paraditen e sotme.Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se fëmija ka qenë duke kaluar...
TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi ka shkuar “korrekt” në kohë në mbledhjen tek Këshilli Politik. I shoqëruar nga deputetët Alban Zeneli dhe Arben Elezi, Murr...