“Rama do që t’ju mbajë në lojë apo burgosë?” Berisha: Po të mos kishte frikë, do ta dominon...
Aktualitet
SPAK regjistron padinë e Metës ndaj Dvoranit/ Javën e ardhshme Presidenti dhe kreu i KED do të rimerren në pyetje
9 Janar 2020, 09:37Nga DOSJA
Tiranë- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar kallëzimin e presidentit Ilir Meta ndaj kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ardian Dvoranit. Gjykata e Tiranës shpalli moskopetencë për këtë çështje, duke ia rikthyer sërish dosjen prokurorit Klodian Braho. Burimet bëjnë me dije se javën e ardhshme Presidenti Meta dhe kreu i KED do të rimerren në pyetje në SPAK.
Padia e Metës ndaj Dvoranit:
Komisioni i Venecias ka pranuar kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë për të shqyrtuar kërkesën për dhënien e një opinioni për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. “Venecia” ka vendosur që të dërgojë dhe një delegacion në Tiranë në fillim të shkurtit, i cili do të takohet me palët.
Prej më shumë se një muaj Gjykata Kushtetuese është futur në ngërç, për shkak të mënyrës së emërimit të një prej anëtarëve të saj. Presidenti ka zgjedhur Marsida Xhaferllarin si anëtare, ndërkohë që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe maxhoranca njohin Arta Vorpsin. KED dhe maxhoranca shprehen se Vorpsi është anëtare e ligjshme, pasi Presidenti zgjedhjen e Xhaferllarit e ka bërë jashtë afateve dhe emri i anëtares ishte publikuar në fletoren zyrtare. Kjo gjë nuk është pranuar nga Presidenti dhe ka kallëzuar në Prokurori kreun e KED për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim të kompetencave”. Ndërkohë maxhoranca ka nisur hetimin për veprimet e Metës me emërimin e Xhaferllarit dhe i ka nisur disa pyejte Komisionit të Venecias, nga i cili kërkon një mendim nëse është shkelur apo jo Kushtetuta dhe kush duhet të jetë anëtarja e ligjshme, Vorpsi apo Xhaferllari.
J.V:E.K/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Shkodra është një ndër qytetet më të prekura nga vrasjet mafioze të vitit të fundit duke shënuar 11 të vdekur. I ftuar në “ABC-ja e mëngjesit” përballë ...
Tiranë- Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur mëngjesin e sotëm 5 objekte në zonën e Astirit në Tiranë. Ky institucion ka njoftuar se ditë...
TIRANË- 28-vjeçari që u fut me levë në dorë dhe grabiti 60 mijë lekë të reja në një pikë dhëniesh kredish në Komunën e Parisit, ka rënë në pranga. S...
TIRANË– Moti i ftohtë e me ngrica duket sikur është larguar nga vendi ynë duke lënë pas rrezet e ngrohta të diellit. Sipas Meteoalb, qielli do të mbizotëro...
Tiranë- Shembja e 5 godinave nga IKMT-ja në zonën e Astirit në Tiranë, ka sjellë në trafik të rënduar që në orët e para të mëngjesit në kryeqytet. Policia ka b...
ANGLI– Disa shqiptarët kanë rrahur në mënyrë barbare një shtetas të huaj në Angli. Në një video të dërguar në redaksinë e “JOQ”, shihet se si disa të rinj shqip...
Këlcyrë- Një 82-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Fshatin e Ri në Syrë të Këlcyrës, pasi banesa në të cilën ai jetonte, është përfshirë nga flakët . Rap...
ELBASAN– Efektivi Edvin Gjyli, makina e të cilit u dogj gjatë natës nga disa persona me precedentë penalë, është një nga policët e pezulluar për nxjerrje inform...
Tiranë– Gazetarja Doriana Bezat tregoi në emisionin Opinion, se sa janë pagesat për vajzat që ushtrojnë prostitucion në Tiranë, por jo vetëm. “Çmimet va...