Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
LUSHNJE– 108 mijë e 600 euro janë sekuestruar sot në Lushnje. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se bashkë me paratë janë sekuestruar edhe një armë gjahu e municion luftarak. Për paratë e armën, Policia e Lushnjes ka proceduar në gjendje të lirë një 47-vjeçar të identifikuar si Ilir Rruko. Rruko akuzohet për veprat penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.
Njoftimi i policisë Lushnje: Finalizohet nga Komisariati i Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Roskovec, operacioni policor i koduar “Strumi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të pastrimit të parave. Sekuestrohen 108.600 euro, të dyshuara të përfituara nga aktivitete të kundërligjshme, një armë gjahu dhe municion luftarak. Procedohet penalisht poseduesi i tyre, për veprat penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. R., 47 vjeç, banues në Strum, Roskovec, pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Volksëagen” me të cilin udhëtonte dhe gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën 108.600 euro, për të cilat 47-vjeçari nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre. Nga veprimet hetimore dyshohet se shuma e parave është përfituar nga aktivitete të kundërligjshme. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit I. R. janë gjetur një armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe shumën e parave. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”
(f.m/dosja.al)
Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?
TIRANË– Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka konfirmuar konfiskimin e 9 pasurive të Dedë Pjetri...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar vrasje shtetërore tërmetin e Thumanës. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se shumë pr...
TIRANË– Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Ibsen Elezi ka anuluar konferencën e tij për mediat. Shkak është bërë mungesa e medias. Kjo u bë...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon një përballje me ish-kryeministrin Edi Rama, i cili prej më shumë se një muaji kërkon që Prokuroria e P...
MAT– Një aksident i rëndë ndodhi ditën e sotme në fshatin Gjoçaj, njësia administrative Derjan, në aksin rrugor Kurbnesh-Dukagjin. Një turist franc...
MAT– Personi në foto është turisti francez, i cili u aksidentua ditën e sotme në fshatin Gjoçaj, njësia administrative Derjan. Policia informon se ...
TIRANË– I penduari Ervis Bardhi ka dëshmuar ditën e sotme në procesin ndaj Ardian Çapjes e të tjerëve të akuzuar për vrasjen e Gentian e Nezir...
TIRANË– Shtëpi bari në Vorë! Policia ka zbuluar gjatë operacionit policor të koduar ‘Hill’, një banesë e cila ishte përshtatur për kultiv...
TIRANË– Kjo është fotoja e parë e Elsa Lilës, artistes shqiptare e cila u arrestua muaj më parë në Itali si e përfshirë në një rrjet kriminal. Avokat...
TIRANË- 15 drejtues janë ndaluar në Tiranë pasi drejtonin mjetet nën efektin e lëndëve narkotike. Pas kontrollit nga policia Rrugore janë testuar disa drej...