LIVE UPDATES
Politike

Rama i ‘zë’ të gjithë me radhë: Mero Baze ka OJF falso, ai tjetri del tek Rai 3, Mark Marku, s’lë fjalë të ndyrë p

18 Dhjetor 2019, 11:16 Nga DOSJA
Rama i ‘zë’ të gjithë me radhë: Mero Baze ka OJF

TIRANE- Kryeministri Edi Rama i ka skanuar të gjithë kundërshtarët e paketës Anti-shpifje, që vetë thotë se nuk është për politikën dhe politikanët, ndërkohë që gjatë gjithë fjalës së tij iu referua rasteve kur mediat kanë akuzuar politikën. Nga Mero Baze, tek Mark Marku, dhe Artur Zheji, Rama i kishte kursyer të gjithëve nga një “shigjetim”.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

S’kemi mundësi që t’ju themi të gjithë atyre që lexojnë shpifjet sesi është versioni i të vërtetës. Por dhjetëra sipërmarrës që detyrohen t’i paguajnë. Por si? Duke pritur siç pres unë gjyqet, ndërkohë që biznesi i tyre derisa të ketë mbaruar gjyqi të ketë falimentuar. Me djathin me miell dhe bukën me niseshte? Le të kthehemi tek përmbajtja. Së pari, kush thotë që ky është një akt unilateral i qeverisë, gënjen. Kjo është një paketë, e konsultuar 1 vit rresht. Unë kam patur kontakt edhe me Këshillin e Evropës, dhe iu kam thënë që ju se keni lexuar ligjin dhe jeni nën presionin e organizatave të rreme, si ajo organizata e rreme e Mero Bazes, se ka edhe Mero një organizatë të rreme, që e përdor hera herës për të ngritur çështje për shtypin e lirë. Apo ai që del tek Rai 3 dhe flet për dhjetëra të arrestuar në burgje. Gra dhe vajza që hidhen në tezgën e këtyre, që i bëjnë këta prostituta, këta. Punonjës të shtetit që i bëjnë oligarkë këta. Dhe kjo, s’është cështje opinionesh, se deri më dje si ka shkuar mendja njeriut t’i ndalojë këta kur shkojnë edhe në fyerjet më ekstreme. Kjo është kufizimi për të shpifur, për t’ju treguar njerëzve qindra milionat e mia në offshore, qindra pallatet e mia në Spanjë, etj, etj, që o duan të më largojnë mua në jetën publike, o të demaskohen. Dëgjoj Rudina Hajdarin që flet, dhe harron Rudina veten e vet. Ishte vajza e heroit kur mendonte si Partia, ditën kur bëri siç mendonte vetë, e pa vetë. Cila liri? Liria për të thënë u korruptove, vodhe? Këto janë akuza, dhe për këto akuza duhet të përballen, dhe ndëshkimi në këtë ligj është qesharak. Shikoj atë Peçi Vasilin, del Peçi për lirinë e shprehjes, në 7 fjalë, 6 i ka shprehje. Po bëjmë ligj ne të mbrojmë veten nga Peçi Vasili që del bashkohet me këta. Artur Zheji, e bëri vajzën tonë dashnore të ministrit dhe thotë do largohem nga Shqipëria. E dënoi dhe gjykata, kjo s’është për mua. Unë me këta mbijetoj dhe 100 vite të tjera, por kjo është për shoqërinë për të lehtësuar koncetratin e helmit që këta hedhin në gjakun e shoqërisë nga mëngjesi në darkë. Një tjetër është Mark Marku, që nuk lë fjalë të ndyrë pa i thënë një deputeti që e kërcënon se do t’a qëllojë me shishe. Ky është profesori i lirisë, Mark Marku, që duhet markuar me të kuqe, por ky ligj s’është për deputetin që të cojë pedagogun se iu shthur goja. Por që publiku të mësojë atë që thuhet, se  a jemi të gjithë njësoj? Se të gjithë ata që merren me politikë, të kenë atë turmë atje mbi vete? Apo secili ka të drejtën të kërkojë llogari publike për atë që i thuhet? Përca po flasim këtu? Ku po cënohet liria e shprehjes këtu? Kur kam dhënë një intervistë për revistën “New Yorker”, ka zgjatur 1 muaj, pasi gazetarja më të njohura të Amerikës, dorëzoi intervistën, pasi departamenti i merrte të gjithë në telefon, se nëse atë ditë që referohej kryebashkiaku, kishte veshur fustan të kuq.

 

Deklarata e kryeministrit u bë sot në Kuvend në një seancë maratonë që do të finalizohet me votimin e paketës Anti-Shpifje, buxhetit për vitin 2020 dhe zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë. Kryeministri tha se Shqipëria është bazuar tek ligjet e Bashkimit Evropian teksa nuk kurseu as ironitë dhe talljet për gazetarët që kanë dalë hapur kundër paketës, ndërkohë që u përfshi në një replikë me Rudina Hajdarin, si ‘opozitën’ e vetme sot në Kuvend. Rama u zotua se paketa anti-shpifje do të miratohet sot.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama paketa anti shpifje protesta e gazetareve 18 dhjetor seanca plenare 18 dhjetor 2019 edi rama paketa anti shpifje protesta e gazetareve 18 dhjetor seanca plenare 18 dhjetor 2019

Sondazh

Poll
Politike 18 Dhjetor 2019, 10:30

TIRANE- Kujtim Gjuzi është treguar i sinqertë në seancën e sotme plenare në Kuvend. Gjuzi e nisi fjalën duke kërkuar kryeministrin Edi Rama, të cilin siç...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet