Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është gjobitur dhe proceduar penalisht për herë të dytë brenda 24 orëve.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, Basha dhe 39 protestues të tjerë janë proceduar, gjobitur dhe u është hequr leja e drejtimit pas protestës tek Teatri Kombëtar, me arsyetimin se janë grumbulluar përtej fashës së lejuar dhe në kohën e pandemisë së Covid-19, duke shkelur masat e vendosura.
Mes të proceduarve janë edhe disa zyrtarë të tjerë të PD-së, Klevis Balliu, Çlirim Gjata dhe Sait Dollapi. Mes tyre është edhe aktori Robert Budina, ndërsa të tjerët, nuk janë identifikuar ende.
Një ditë më parë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u gjobit për shkeljen e rregullave të parandalimit të përhapjes së COVID, pasi zhvilloi një takim në një restorant me disa biznesmenë në Durrës. Policia në një njoftim për mediat ka bërë me dije se Bashës i është marrë dhe patenta e po kështu është vepruar dhe me personat e tjerë që ishin në takim.
Njoftimi i policisë Tiranë
Policia e Tiranës, në vijim të monitorimit për zbatimin e masave kufizuese të përcaktuara në Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, pas orës 17:30 të datës 14.05.2020, ka konstatuar me shqetësim, grumbullimin e një grupi qytetarësh pranë Teatrit Kombëtar, shumë përtej fashës orare të qarkullimit dhe në shkelje të çdo rregulli të parashikuar nga Akti Normativ. Në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë kanë proceduar me masat administrative përkatëse, gjobë dhe tërheqje të lejes së drejtimit, shtetasit:
S. D., K. B., G. B., L. B., A. T., V. S., R. B., C. Gj., E. G., A. K., N. L., A. D., R. Z., E. B., A. T., L. S, G. G, A. N., P. Sh, E. K., M. C., R. Ç, Gj. U., F. K., I. S., R. V., B. H., A. F., A. Xh., R. H., D. K., F. S., D. H., A. R., A. Q., G. M., A. S., O. N., M. A. dhe O. H.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët, sidomos ata në zonat e kuqe që të respektojnë me rigorozitet oraret e lëvizjes dhe distancimin social dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve në të gjithë vendin, që të kontribuojë secili në mbrojtjen e shëndetit nga kërcënimi i virusit vdekjeprurës COVID-19. Policia e Shtetit do të vijojë me angazhim të plotë e vullnet të palëkundur veprimtarinë e vet ligjzbatuese, në mbrojtje të jetës dhe rendit publik në kushtet e jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS– Një punonjëse e fasonerisë “Endi shpk”, kompania, nga e cila doli dhe u përhap koronavirusi në Krujë, denoncon kushtet me të cilat trajtohen në pun...
Tiranë- Mesditën e sotme, “Shoqëria Civile” zhvilloi një protestë në “Sheshin Skënderbej” për Ditën e Familjes. Në këtë protestë është shoqëruar avokati Altin G...
TIRANE– Mjeku imazherist Renato Osmënaj, njëherazi specialisti i Shëndetit që publikoi në mediat sociale, pamjet e skanerit që provojnë se COVID-19 ka hyrë në S...
Tiranë- Operacioni i Forca e Ligjit (OFL) u ka dërguar formularët për të deklaruar pasuritë e tyre 4 të fortëve në Korçë dhe Pogradec. Mësohet se në sit...
Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa ngriti shqetësimin për rritjen e rasteve pozitive gjatë ditëve të fundit, kërkoi nga qytetarët respek...
Tiranë– Silva Bino nga Instiuti i Shëndetit Publik ka bërë me dije ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me COVID-19 18 persona, duke shkuar...
Tiranë- Ditën e sotme Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka paditur në Prokurorinë e Tiranës 3 inxhinierë të Institutit të Ndërtimit, pasi kanë firmosur ...
Durrës-Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me COVID-19 7 raste të reja me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ata janë punonjës të një fasonerie...
Tiranë- Arkitekti Besnik Aliaj ka publikuar së fundmi projektin e lumit të Tiranës. Siç shihet edhe në foto në njërin krah të lumit do të ketë ndërtesa t...
Tiranë– Deputeti Adritatik Alimadhi ka lënë spitalin, pas 49 ditësh luftë me COVID-19. Alimadhi për “News 24” ka deklaruar se Infektiv nuk i plotëson kushtet pë...