Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur pasditen e sotme grupin parlamentar. Basha ka zhvilluar një mbledhje me demokratët, ku nuk kanë munguar as përplasjet mes tyre, ku në qendër ka qenë ‘Foltorja’ e krijuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në mbështetje të Berishës, është shtuar edhe deputeti Tomor Alizoti, i cili ka thënë se PD-ja momentalisht është në krizë dhe se mosqenia në këtë Foltore po u kushton shumë. Basha në mbledhjen e Grupit Parlamentar gjithashtu ka marrë kritika nga deputeti Luan Baçi, në lidhje me “Vettingun e Politikanëve”, pasi sipas tij, në draftin që kanë dorëzuar në Kuvend në lidhje me propozimet që kanë bërë, nuk kanë marrë ende një përgjigje nëse janë pranuar apo jo.
Ndërkohë që pas mbledhjes, ka folur deputeti Flamur Noka, i cili tha i sigurtë se Kuvendi Kombëtar i PD-së do të mblidhet pavarësisht mos-pranimit të kreut të PD-së. Ndërsa vetë, Basha pas mbledhjes u shpreh se interesi i shqiptarëve është mbi këdo dhe se demokratët nuk i bën njeri mish për top.
Në këtë mbledhje janë përpiluar edhe detajet e fundit të projektligjit për uljen e TVSH-së. Ky projektligj pritet të depozitohet në Kuvend ditën e nesërme.
Partia Demokratike kërkon uljen e TVSH-së nga 20% në 6% për produktet e shportës ushqimore. Partia Demokratike ka depozituar tre amendamente në Kuvend. PD propozon ndryshime në Kushtetutë, Vetting të politikanëve, rikthim të koalicioneve si dhe një reformë territoriale.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
Vettingu i Politikanëve, Baçi kritika Bashës: A u morën parasysh propozimet tona
Basha: Demokratët nuk i përdor dot njeri si mish për top
Mbledhja e PD-së, Tomor Alizoti: Krizë! Mosqenia në ‘Foltore’ po na kushton shumë
Mbledhja e PD, Noka: Kuvendi Kombëtar do mblidhet, zgjidhja është përtej karriges!
(I.A;F.m/Dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha ka treguar se grabitësit e kanë vëzhguar shtëpinë e Nazmi Çangut katër ditë para se t’i futeshin brenda.E ftuar ...
TIRANË – Politikani dhe ish-kreu i Kuvendit Namik Dokle ka njoftuar ditën e sotme se ka fituar betejën me Covid-19.Përmes një postimi në Facebook Dok...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se synimi i personave që u futën në shtëpinë e biznesmenit Nazmi Çangu nuk ishte grabitja e parav...
TIRANË– Biznesmeni Nazmi Çangu e ka kafshuar një nga grabitësit që iu fut në banesë dhe i mori më shumë se 100 mijë euro. Gazetarja Klodiana L...
TIRANË – Në Shqipëri rastet e reja me COVID 19 shënuan një rritje të ndjeshme gjatë javës së fundit (19-25 Tetor) pas një rënieje graduale që kishte ...
VLORË– Pamjet që po shikoni vijnë nga Vlora, nga fshati Mekat i cili është tronditur nga një vrasje e dyfishtë mbrëmjens e sotme. Në pamje shihet një...
TIRANË- Në javën e dytë të vitit të ri akademik pikat e vaksinimit vijojnë të shërbejnë në universitete, pasi kusht për të ndjekur mësimin në auditor është...
VLORË– Pamjet që po shikoni vijnë nga Vlora, nga fshati Mekat që u trondit sot nga një krim i dyfishtë në familje. Një grua, e cila thotë se është ed...
TIRANË– 6 viktima janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri përgjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë ndërr...
KRUJË– Policia e Krujës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me helmimin masiv që është regjistruar në Krujë këtë pasdite. Por ndryshe nga ç...