Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Pas Subashit, inceneratorët çojnë në SPAK dhe deputetin e PS-së, Alqi Bllako
18 Shkurt 2022, 13:51Nga DOSJA
TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Bllako është vënë para prokurorëve të posaçëm vetëm pak minuta pasi ka dhënë dëshminë e tij kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi. Deputeti po pyetet gjithashtu për inceneratorët në cilësinë e ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit.
Subashi është paraqitur i vetëm në SPAK, pa shoqërinë e një avokati. Ai është futur në zyra rreth orës 10:30 për tu pyetur në lidhje me veprimet e ndërmarra prej tij për inceneratorin e Fierit.
Inceneratorët janë bërë objekt i hetimit parlamentar pas akuzave të opozitës se dhënia e koncesionit për ndërtimin e tyre është bërë kundër ligjeve, duke e cilësuar si “megaaferë”. Nga ana tjetër, SPAK ka vënë në pranga is- ministrin e Mjedisit Lefter Koka për korrupsion e shpërdorim detyre dhe ka shpallur në kërkim dy administratorët e kompanisë.
(Fm/Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
DIBËR – Ish-kryeministri Sali Berisha premtoi se nuk do të lejohet ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës dhe digës së Dibrës. Në takimin me banorët e...
TIRANË – Këshilli i Europës do të dërgojë një delegacion për të kryer një mision vëzhgimi në Shqipëri me rastin e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 ...
DIBËR – Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi qeverinë se ka vjedhur me thasë në 3 inceneratorët e Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit. Në takimin me bano...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi ditën e sotme nga Durrësi se PD është në një moment që po kapërcen vetveten. Basha tha ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta mezi po e pret korrikun e këtij viti, kohë kur edhe i mbaron mandate e do të duhet të realizojë zyrën e Kreut të Shtetit...
DURRËS– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se Luan Hoti, kandidati për zgjedhjet e 6 Marsit nuk i bën bisht sfidave. Ditën e sotme...
TIRANË– Administratorja e Inceneratorit Integrated Energy BV SPV, Ariola Kodra nuk ishte prezente ditën e sotme në Komisionin Hetimor të Inceneratorë...
TIRANË-Administratorja e Inceneratorit te Tiranes Ariola Kodra nuk u paraqit ditën e sotme në seancën dëgjimore për tu përgjigjur pyetjeve për Inceneratori...