Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË –
Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët 4 të dënuarve në Durrës, të dënuar për vrasje, prostitucion dhe trafik narkotikësh. Ali Lorja, Roland Domi, Artur Vaqo dhe Ardjan Tati, kanë 48 orë kohë, për t’ju me përgjigjur pyetjeve me shkrim.
Ali Lorja, është autori i vrasjes së mjekut radiolog në Durrës, Fatmir Thaçi, ngjarje kjo e regjistruar në vitin 2009. Asokohe dyshohej se vrasja ndodhi për shkak të xhelozisë. Gruaja e Lorja punonte si infermier në spitalin e Durrësit dhe ishte vetëhelumuar dy ditë para se të ndodhte vrasja.
Roland Domi një person problematik për drejtësisë italiane, u arrestua në 2017, teksa lëvizte me një makinë të blinduar. Po në 2017-ën, ai i shpëtoi një atentati në zonën e “Ali Demit” në Tiranë, pasi kishte ngrënë darkë me shokun e tij.
Artur Vaqo, është dënuar nga Gjykata e Torinos me 13 vjet e 4 muaj burg për drejtim të organizatës kriminale, trafik narkotikësh dhe përdorim i armëve të zjarrit. Ai u arrestua më 28 mars të këtij viti, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Ardjan Tati u arrestua si pjesë e grupit që u shpërndante gjimnazistëve lëndë narkotike. Këta të fundit përdornin një banesë pranë sheshit “Avni Rustemi” për të konsumuar drogën. Banesa ishte në emër të njërit prej anëtarëve të grupit.
Njoftimi i plotë
OFL, 24 qershor. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: A. L., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”; R. D., banues në Durrës, nën hetim nga autoritetet italiane të drejtësisë, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”; A. V., banues në Durrës, i dënuar nga autoritetet italiane të drejtësisë, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”; A. T., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Probleme me diplomat tek Fakulteti i Ekonomisë. Një konflikt mes dekanit të Fakultetit Ekonomik Dhori Kule me rektorin Mynyr Koni ka lënë pa diplom...
BIZË– Ditën e djeshme helikopterët e Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë marrë pjesë në një stërvitje qitjeje në kohë rea...
KËLCYRË- Një arrestim në dukje i rëndomtë ka ndodhur dje ku u raportua se një francez u kap me armë zjarri pa leje në shtëpinë e tij në fshatin Ballab...
ITALI-Policia italiane në Riccione ka arrestuar dy shqiptarë, pasi grabitën me dhunë një të moshuar në Rimini. Erand Dapo 33 vjeç dhe Nicholas Mara 20 vj...
KUKËS– Gjykata e Kukësit ka dhënë masën e sigurisë “arest me burg” për dy vëllezërit, Xh. H dhe M.H, të cilët përdhunuan një 20-vjeçare. Gjatë seanc...
TIRANË– Një 34-vjeçare ka ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit duke u bërë viktima më e re nga pandemia në Shqipëri . Ministria e Shëndetësisë...
TIRANË- Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 67 raste të r...
TIRANË– Kryegjyqtari i Apelit të Tiranës, Ridvan Hado është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Sipas KPK, gjyqtari Hado ka ...
BULQIZË– Policia e Shtetit ka arrestuar një prej të dyshuarve kryesor të atentatit ndaj biznesmenit të ndërtimit, Gëzim Balla. Gjatë operacionit të koduar ...
TIRANË- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën “Teodor Keko” paraditen e sotme. Mësohet se një mjet, ende i paidentifikuar, ka aksidentuar një...