LIVE UPDATES
Politike

Mbledhja e Kuvendit Kombëtar, grupi për PD: Analiza e humbjes u përgatit nga grupe butaforike, lideri i partisë s’ka lidhj

19 Korrik 2021, 07:46 Nga DOSJA
Mbledhja e Kuvendit Kombëtar, grupi për PD: Analiza e humbjes u

TIRANË- Një ditë pas finalizimit të procesit të mbledhjes së Kuvendit Kombëtar dhe zgjedhjes së 300 emrave që janë në Këshillin e Ri të Partisë Demokratike, një deklaratë ka ardhur nga grupimi për Partinë Demokratike. Ky grup i përbërë nga ish-presidenti Bujar Nishani, kandidatja për kreun e PD, Edith Harxhi, Arben Imami, Edvin Kulluri e Ibsen Elezi, deklaron se Kuvendi ishte në kundërshtim me rregullat. Në deklaratë thuhet se kryedemokrati Lulzim Basha përcolli një frymë anti-demokratike ndërsa provoi se nuk ka lidhje me opozitën dhe Shqipërinë.

DEKLARATA E PLOTË E GRUPIT PËR PD:

Kuvendi i fundit i Partisë Demokratike i zhvilluar më 17 korrik 2021, megjithëse i papërcaktuar nëse ishte kuvend i jashtëzakonshëm, statutor, apo zgjedhor, u mbajt në kundërshtim me rregullat statutore të Partisë Demokratike. Jo vetëm vendimet që u morrën ishin antistatutore, por edhe fryma që u përcoll ishte antidemokratike dhe antieuroatlantike. Mungesa e një analize të thellë nga anëtarësia për shkaqet e humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit 2021 por e përgatitur me shpejtësi nga grupe lobiste, si dhe mos marrja e përgjegjësisë, deri në deklarimin e humbjes si fitore, ishin butaforike dhe nuk përafrohej aspak në asnjë formë me Kuvendet e PD-së deri në vitin 2018.

Gjithçka ndodhi gjatë këtij Kuvendi, tregoi dhe dëshmoi edhe një here qartë se ai që manipulon votat dhe zgjedhjet në partinë e tij, nuk ka mundësi të fajësojë tjetrin për të njëjtin krim. Bojkotimi që i bënë mijera anëtarë të partisë këtij Kuvendi, numrat e fryrë qëllimshëm nga zyrat e kontrolluara në PD, për të treguar përkrahjen për liderin suprem, si dhe votimi e numërimi natën i anëtarëve të Këshillit të ri Kombëtar, treguan edhe një herë mendësinë me të cilën udhëhiqet PD-ja sot. Shumë nga kandidatët për anëtarë të Këshillit Kombëtar u propozuan në mënyrë klienteliste nga drejtues politik të listës së deputetëve në qarqe dhe kryetarë të degëve, duke mos përfaqësuar gjerësisht anëtarësinë. Mbi të gjitha Këshilli Kombëtar nuk mund të jetë kurrësesi organ këshillues.

Përjashtimi masiv nga Këshilli Kombëtar i njerëzve që kundërshtojnë prej vitesh drejtimin arbitrar dhe antidemokratik në PD, si dhe lënia jashtë punimeve të Kuvendit e mijëra demokratëve të përkushtuar, tregojnë përfundimisht se linja drejtuese e Partisë Demokratike dhe udhëheqësi i saj në detyrë, nuk kanë asgjë të përbashkët me gjithçka po ndodh me opozitën dhe me gjithë Shqipërinë. Në këtë mënyrë dhe formë PD-ja nuk mund të bëhet forcë udhëheqëse, por çdo lloj përpjekje për të vazhduar kapjen e saj do të jetë e dështuar. Në këto kushte dhe përballë një realiteti të tillë mjaft shqetësues dhe me pasoja për Shqipërinë, Grupi për PD-në do të vazhdojë të jetë zëri i demokratëve të vërtetë dhe do të jetë opozitë e fuqishme në vend.

Demokratët mblodhën paraditen e të shtunës Kuvendin Kombëtar. Në këtë Kuvend fjalën kryesore e pati kryedemokrati Lulzim Basha. Basha iu shtriu dorën kritikëve, nuk njohu zgjedhjet dhe foli për një ringritje të PD. Ndërkohë që Kuvendi zgjodhi edhe 300 emrat e rinj që do të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar për 4 vitet që do të vijnë. Por ndodhia kryesore e Kuvendit ishte pedagogu Mark Marku, i cili me një fjalim të fortë, me nota kritike rrëzoi fabulën e ngritur në Kuvend se analiza e zgjedhjeve ishte mbyllur dhe se PD kishte marrë një rezultat të kënaqshëm. Marku paralajmëroi se nëse PD nuk ndryshon dhe nuk hapet, e pret një tjetër 4 vjeçar në opozitë.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike grupi per pd keshilli i ri kombetar i pd kuvendi kombetar i pd grupi per pd keshilli i ri kombetar i pd kuvendi kombetar i pd

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet