LIVE UPDATES
Aktualitet

VD- Burg Dumanit, gjyqtarja i cakton masën në spital, avokati: S’kishte planifikuar vrasje

1 Prill 2022, 10:29 Nga DOSJA
VD- Burg Dumanit, gjyqtarja i cakton masën në spital, avokati:

TIRANË– Nuredin Dumani, 39-vjeçari i akuzuar si i përfshirë në të paktën 7 ngjarje kriminale është lënë në masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Prokurori Kreshnik Ajazi dhe gjyqtarja Matilda Fetahu mbërritën në spitalin e Traumës aty ku po mbahet i shtruar Dumani. Dosja.al ka mësuar se pikërisht në dhomën e spitalit, të rrezikshmit iu caktua masa e sigurisë për dy ngjarjet e ndodhura në Elbasan, atentati ku mbetën të vrarë Anxhelo Avdiaj e Dorian Shkoza dhe vrasja e dy vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia. E njëjta masë sigurie u dha për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela, e cila rëndon gjithashtu mbi Dumanin. Para hetuesit e gjyqtarit, Dumani ka qepur gojën dhe nuk jep asnjë informacion. E vetmja gjë që pretendon është se disa njerëz, ndoshta 5 apo 6 persona e kanë qëlluar në drejtimin e tij. Por kanë arritur vetëm që ta plagosin. Megjthatë shtoi se nuk ua kishte parë fytyrat.

Dosja.al publikoi edhe pamje nga spitali i Traumës, godinë që shihet se është e ‘blinduar’ nga forca të shumta policie. Ndërsa jashtë, qëndrojnë familjarë të shumtë, mes tyre edhe fëmijë. Avokati i tij Armand Tragaj tha para mediave se 39-vjeçari ka zgjedhur të mos flasë para hetuesve pasi nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai shtoi se nesër do të jepet një tjetër masë sigurie për Dumanin, pasi ai akuzohet se është përfshirë të paktën në shtatë ngjarje kriminale, por ditën që u prangos sipas tij, nuk kishte planifikuar asnjë atentat.

Ndërkohë pritet që të jepet edhe masa e sigurisë për mjekët e arrestuar. Juljan Malaj e Ermal Gjeçi dhe infermieri Bledi Bërdalli janë shprehur se ka qenë një i njohur i përbashkët që i ka marrë dhe i ka dërguar në shtëpinë ku u fsheh Dumani pas atentatit që iu bë në Papër për t’i dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore 39-vjeçarit që kishte mbetur i plagosur. Ata kanë shtuar se Dumanin nuk e njihnin dhe se nuk kishin dijeni për të shkuarën e tij, por pavarësisht kësaj, duhet të kishin njoftuar autoritetet.

Çfarë ndodhi dy netë më parë?

Një burim i mirëinformuar i tha Dosja.al se Dumani u nxorr në pritë. Ai u dërgua në Papër të Elbasanit pas një sinjali se atje ndodhej “armiku” i tij, Talo Çela. Dumani kishte në plan të ekzekutonte një tjetër person të afërt të Çelës, por pas vënies në dijeni nga të “afërmit” se Çela ishte shumë afër dhe mund të goditej, shënjestra ndryshoi. Por në fakt, e gjitha ka qenë një kurth i organizuar nga grupi i Çelës. Të dyja palët u përballën me njëri-tjetrin në aksin Elbasan-Cërrik, në vendin e njohur si Papër, ku Nuredin Dumani mori një plumb në shtyllën kurrizore, që i ka depërtuar në mushkëri. I zënë në pritë, Nuredin Dumani u largua i plagosur drejt Fierit ku dhe u mjekua në apartamentin e marrë me qira prej disa ditësh në lagjen Apolonia në Fier. Forcat RENEA shkuan me saktësi në hyrjen ku jetonte Dumani me bashkëjetuesen, ndërsa në media u fol për një telefonatë anonime që sinjalizoi Policinë se ku ndodhej një nga personat më të rrezikshëm në Shqipëri, i akuzuar për mbi 7 vrasje, përfshirë këtu edhe ekzekutimin e bujshëm të dy vëllezërve Haxhia në Durrës, vrasje që besohet se ka si arsye vjedhjen e milionave që u vodhën në Rinas në prill të 2019-ës. Por burimi nga grupi hetimor i tha Dosja.al se telefonata anonime erdhi nga shumë pranë Dumanit. Saktësia e vendodhjes përfshirë pallatin, numrin e apartamentit dhe katin, nuk mund të dihej nga persona të tjerë përveç atyre që ishin pranë tij. Policia e gjeti Dumanin me shpejtësi pasi informacioni i gjetur ishte i saktë. Strofkulla u zbulua, ndërsa Talo Çela ka “avulluar”. Policia dyshon se ai ishte personi që e qëlloi Dumanin në pritën e ngritur në Papër, pas spiunimit që persona të afërt me të i bënë për planin që Dumani kishte organizuar për ta vrarë.

Por si u kthyen të dy në armiq të përbetuar?

Çela dhe Dumani janë prej gati 2 vitesh në një armiqësi të përbetuar që ka nisur pas vrasjes së mikut të ngushtë të Nuredin Dumanit, Klevis Kapllanaj. Vrasja e Kapllanajt solli ndarjen e dy të fortëve të Elbasanit, dhe që nga 17 shtatori i 2020-ës kur në Elbasan u vra vëllai taksist i Talo Çelës, Bujar Çela, të dy nuk i bashkon më asgjë. Dumani akuzon Çelën si të përfshirë në vrasjen e shokut të tij dhe në shenjë armiqësie dyshohet se i vrau të vëllain. Nga këtu ka nisur një betejë mes dy ish-miqve!

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Jo vetëm Talo Çela! Ku përfundoi “ushtari” i Dumanit, u zhduk… (Gabimet e Policisë)

EKSKLUZIVE- U qeshi magjistratëve, zbardhet DËSHMIA e Nuredin Dumanit: S’ua pashë fytyrat

Dumani u la në burg, avokati: Nuk flet, s’është mirë, nesër jepet një tjetër masë

Dumani u njoh sot me masën e sigurisë! PAMJE nga spitali i Traumës, policët në korridore

(a.b;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nuredin dumani nuredin dumani arrestohet nuredin dumani nuredin dumani

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës