Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
DIBËR– Një 56-vjeçar me incialet M.V., është vënë në pranga në zonën e Bathores, për llogari të polcisë së Dibrës. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se i arrestuari akuzohet se ka grabitur banesën e personit me inicialet R.C., në Dibër.
56-vjeçari u vu në pranga në kuadër të operacionit “Lura”. Fillimisht Policia e Dibrës ‘zbarkoi’ në banesën e tij e tij në Lurë, Dibër, ku kontrolloi, gjeti dhe sekuestroi një kallashnikov, municion luftarak dhe sendet që grabiti në banesën e personit me iniciale R.V..
Më pas, pas informacioneve të marra, efektivët në Bathorë bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e të shpallurit në kërkim.
Njoftimi i policisë Dibër
Dibër, Finalizohet operacioni policor i koduar “Lura”. Operacioni nga DVP Dibër, në bashkëpunim me DVP Tiranë. Vodhi me thyerje në banesën e një shtetasi, identifikohet dhe kapet autori. Gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, në Lurë, Policia e Dibrës gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, dylbi nate dhe një sasi lënde narkotike kanabis. Operacioni për kapjen e autorit u finalizua në Bathore, Kamzë, Tiranë, nga ana e Seksionit të Kërkimit pranë Sektorit të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas informacioneve të dhëna nga DVP Dibër.
Shërbimet e Policisë Dibër, pas marrjes së informacionit se në fshatin Lurë e Vjetër, një shtetas kishte vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit R. C., organizuan punën dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj vjedhjeje. Në vijim të veprimeve, Policia e Dibrës ushtroi kontroll në banesën e autorit të dyshuar, shtetasit M. V., ku gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov, një sasi municioni luftarak dhe rreth 300 gr. lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe disa sende të vjedhura në banesën e shtetasit R. C.
Gjatë kontrollit të zonës për lokalizmin dhe kapjen e autorit, Policia e Dibrës siguroi informacion mbi vendndodhjen e tij dhe falë shkëmbimit të informacionit me DVP Tiranë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi për llogari të DVP Dibër, e autorit të dyshuar, shtetasit M. V., 56 vjeç, banues në fshatin Lurë e Vjetër, Dibër. Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TROPOJË– Një person i prekur nga pandemia e koronavirusit ka thyer karantinën në qytetin e Tropojës. I infektuari është parë duke shëtitur i lirë në ...
TIRANË– Pandemia e koronavirusit është futur edhe mes Policisë së Shtetit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 2 policë në Tiranë kanë rezultuar poz...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiruliu ka shpërndarë një foto prekëse nga brenda spitalit Infektiv. Në foto, shfaqet një e infektuar, ...
FUSHË KRUJË- Një sasi lënde plasëse është vendosur mesnatën e sotme në një banesë pranë varrezave në Fushë Krujë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se...
ELBASAN– Vijon operacioni “Domosdova”. Deri më tani Policia e Elbasanit ka prangosur 5 të arrestuar, ndërkohë që në kërkim janë ende dy persona të tjerë. Operac...
KORÇË– Tre persona janë arrestuar nga policia e Korçës pasi ishin shpallur në kërkim për veprat penale të vjedhjes, mashtrimit, e dhunës në f...
TIRANË– Një 49-vjeçare nga Kruja ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Mësohet se e reja ishte infektuar në një fasoneri në Krujë dhe ishte intubuar pr...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë takimin e presidentit Ilir Meta me kr...
KORÇË- Duket se për vendin tonë nuk ka paqe! Mëgjesin e sotëm janë shënuar lëkundje tokë në zonën e Korçës.Sipas Qendrës Sizmologjike Europia...
KRUJË– Pesë persona kanë rezultuar pozitivë nga pandemia e koronavirusit në rrethin e Krujës gjatë 24 orëve të fundit.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ...