Aktualitet

Pa kupon dhe me punëtorë në të zezë, mbyllet klubi ‘The Code’ në Tiranë, gjobitet Lollipop dhe Cavalliero

Mbyllet klubi i njohur në bllok “The Code” në Tiranë. Bashkë me “The Code”, mbrëmjen e djeshme janë gjobitur edhe ‘Lollipop’ dhe ‘Cavaliero’. Evazion fiskal dhe mosdeklarim i punonjësve, disa nga shkeljet. Aksioni, njoftohet nga Braçe. Zv.kryeministri: S’do e falim skllavërimin.
Featured image of article: Pa kupon dhe me punëtorë në të zezë, mbyllet klubi ‘The Code’ në Tiranë, gjobitet Lollipop dhe Cavalliero The Code, i mbyllur

TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe njofton se është mbyllur klubi ‘The Code’ në Tiranë, pasi është gjetur në një sërë shkeljesh, ku më e rënda është ajo e evazionit fiskal, dhe e mossigurimit të punonjësve, por deklarimi i tyre në të zezë.

Zv,kryeministri Braçe gjithashtu bën me dije se është gjobitur edhe klubi Lollipop, pasi nuk lëshonte kupon tatimor, dhe kishte 2 punëtorë të deklaruar.

Gjobë ka patur mbrëmë edhe për klubin Cavalliero, i cili nuk lëshonte kupon tatimor. Braçe thotë se qeveria nuk e tolerojë skllavërimin e punonjësve përmes punësimit në të zezë. “Punoni fort dhe me fature tatimore e kupon, fitoni dhe shlyeni detyrimet;
JEPINI FUND PUNES ME PUNETORE NE TE ZEZE! Eshte krim nje skllaveri e tille! Nuk i behet me nje qenie humane kjo, nuk do e tolerojme!”-shkruan Braçe.

Reagimi i Braçes:

#EVAZIONIFISKAL ESHTE PABARAZI!
#PUNETORETNETEZEZE ESHTE SKLLAVERI!

Nuk kemi ikur kund,
nuk ikëm me verën.

Jemi këtu,
në punë e në përputhje me ligjin;
#KUNDEREVAZIONIT e #KUNDERSKLLAVERISENEPUNE.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dje, grupet e organeve fiskale, kontrolluan klubet e medhaja ne kete qytet;

Lolli Pop pas kontrollit u gjet me shkeljen e mosdokumentimit te transaksioneve permes kuponit tatimor si dhe me dy punetore ne te zeze,
te pa deklaruar;

The Code pas kontrollit u gjet me shkeljen e perseritur te mos dokumentimit te transaksioneve permes kuponit tatimor si dhe nje punetor ne te zeze, te padeklaruar;
The Code per keto shkelje u mbyll dhe punonjesit e organeve fiskale vendosen masen e bllokimit te aktivitetit;

Cavalliero pas kontrollit u gjet me shkeljen e moadokumetimit te transaksioneve permes kuponit tatimor dhe mori gjoben respektive sipas ligjit.

Kam nje thirrje per te gjithe;
BEJENI BIZNESIN TE LIGJSHEM!
Punoni fort dhe me fature tatimore e kupon, fitoni dhe shlyeni detyrimet;
JEPINI FUND PUNES ME PUNETORE NE TE ZEZE!
Eshte krim nje skllaveri e tille!
Nuk i behet me nje qenie humane kjo,
nuk do e tolerojme!

Muajt e fundit ministria e Financave, ajo e Turizmit dhe Policia kanë nisur një aksion kundër informalitetit. Në vend nisi puna që nga pastrimi i bregdetit shqiptar nga zaptimi pa të drejtë deri tek goditja e bizneseve të mëdha. Në kryeqytet dhe jo vetëm janë mbyllur shumë biznese, mes tyre janë goditur edhe “gjigandë” si Rogner dhe Taiëani. Ky i fundit vetëm përkohësisht pasi u rihap me vendim Gjykate.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment