Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
1088 të vdekur/ Ndërrojnë jetë 14 persona brenda 24 orëve, identifikohen 461 raste të reja me Covid-19, MSH-ja, apel për
20 Dhjetor 2020, 15:51Nga DOSJA
SHQIPËRI– 1088 viktima, 23 mijë e 794 të infektuar aktivë dhe 28 mijë e 121 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë. Gjatë përditësimit të të dhënave për 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 14 persona të tjerë kanë humbur jetën nga Covid-19.
7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 45-89 vjeç, nuk ja kanë dalë dot t’i mbijetojnë infektimit me Covid-19 dhe kanë ndërruar jetë.
Në 24 orët e fundit janë kryer 1927 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 461 qytetarë, një numër i ulët krahasuar me ditët e mëparshme. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 192 raste në Tiranë, 65 raste në Shkodër, 42 raste në Fier, 33 raste në Vlorë, 19 raste në Durrës, 15 raste në Dibër, 14 raste në Berat, 11 raste në Korçë, 10 raste në Elbasan dhe Lushnje, 6 raste në Lezhë, 5 raste Malësi e Madhe dhe Kavaja, 4 raste Gjirokastra, 3 raste në Kurbin, Kamëz, Peqin, Klos, Kuçovë, 2 raste në Vau Dejës, Mallakastër, Tropojë, Kukës, Krujë, 1 rast në Skrapar, Bulqizë, Tepelenë, Mat, Rrogozhinë.
Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 391 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 290 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 28,121 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në prag të festave të fundvitit ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID-19, vendosni maskë mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, ruani distancimin fizik dhe higjenën personale. Festoni brenda familjes tuaj të vogël, vetëm në këtë mënyrë mund të kemi festa të shëndetshme dhe të parandalojmë përhapjen e virusit SARS-COV2.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes. Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.
COVID-19 – Statistika (20 Dhjetor 2020) Raste të reja ditore 461 Të shëruar në 24 orë 290 Të shtruar në spitale 391 Humbje jete në 24 orë 14 Testime ditore 1927
Testime totale 238,715 Raste pozitive 53,003 Raste të shëruara 28,121 Raste Aktive 23,794 Humbje jete 1088
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
TIRANË– Një automjet ka marrë flakë dhe është shkrumbuar tërësisht. Ngjarja ka ndodhur në periferi të kryeqytetit në Sauk. Dosja.al ka sjellë edhe foto nga...
TIRANË– Avokati Adriatik Lapaj ka publikuar disa foto të korografit Donald Martini, i cili shihet me shenja dhunë në kokë dhe fytyrë. Përmes një stat...
TIRANË– Brilant Martinaj, i shpallur në kërkim si i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela ndodhet në Turqi për mom...
TIRANË– Ish-drejtori i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron ka reaguar lidhur me arrestimin e aktivistëve të Aleancës për Mbr...
TIRANË– Personi tjetër i dyshuar për vrasjen e Xhulio Prelës është identifikuar si Brilant Martinaj. Ky i fundit ndodhet jashtë shtetit, në kërkim nga poli...
TIRANË-Roland Bicerri është efektivi i FNSH-së që humbi jetën ditën e sotme pasi i biri 7-vjecar e qëlloi me armën e shërbimit të tij.Ngjarja ka ndodhur pa...
TIRANË-Polici i FNSH-së, Roland Bicerri është vrarë aksidentalisht nga djali i tij 7-vjeçar. Ngjarja e rëndë është regjistruar këtë të diel në rrugë...
ELBASAN– Ish-oficeri i Krimeve të Rënda në Policinë e Elbasanit, Abaz Lala është kërcënuar me jetë.Dy ditë më parë, në shtëpinë e oficerit kanë shkuar dy ...