Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
“Turp, vepron si ushtare”/ Basha përplaset me Nikollën, merr deputetët dhe ikën nga salla e Kuvendit, Berisha mbërthen
13 Shtator 2021, 15:31Nga DOSJA
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka braktisur sallën e Kuvendit të Shqipërisë pas debatit që zhvilloi me Taulant Ballën. Ky i fundit kërkoi që të mos votoheshin sot drejtuesit e Komisioneve, ndërsa Basha ndërhyri dhe u nxeh. Kryedemokrati u ngrit në këmbë dhe akuzoi kryeparlamentare Lindita Nikolla se merr urdhra nga Partia Socialiste dhe vepron is ushtare.
“E ke nisur seancën plenare duke shkelur rregulloren. Ke miratuar rendin e ditës dhe merr urdhra si ushtare nga dikush që s’duhet të ishte në këtë sallë. Je një manikinë që merr urdhra nga dikush që nuk duhet të ishte këtu, duhet të ishte në burg. Me çfarë pushteti e miraton rendin e ditës. Kështu është kur vendos drejtuese një si ty. Turp të vijë,”- tha Basha dhe doli nga salla.
Pas tij iku edhe deputeti Ervin Salianji e Agron Gjekmarkaj. Nuk bëri përjashtim as Sali Berisha, i cili pavarësisht se zyrtarisht është përjashtuar, veproi si anëtar i grupit parlamentar të PD-së. Ai u ngrit në këmbë, mbërtheu xhaketën dhe iku nga salla pas Bashës.
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha e ka nisur këtë seancë plenare në Kuvend me një debat të fortë me Taulant Ballën. Ky i fundit tha fillimisht që të rishi...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është kapur mat me sytë mbyllur në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, në nisje të seancës. Fotoja e publikuar nga Dosja.al treg...
TIRANË– Opozita do të shkojë në Kuvend me tre grupe parlamentare. Mësohet se vendimi është marrë gjatë takimit të zhvilluar me kryedemokratin Lulzim Basha ...
Politike13 Shtator 2021, 15:06
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që socialistët të mos bien pre e provokimeve të Opozitës dhe të mos merren me ta. Mësohet se gjatë mbledhjes së z...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të komentojë përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.Në një video të publikuar në ...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë futur sërish të ndarë në sallën e Kuvendit. I shoqëruar nga sekretari Gazment Bar...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur mbledhjen e paralajmëruar me deputetët në selinë blu. Mësohet se mbledhja ka nisur në orën 16:00. Brenda selisë...
TIRANË- Bashkia e Tiranës i ka hequr licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, gjat...
Përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së ka prodhuar një zhurmë impresionuese. Për momentin po dominon ideja se PD-ja tashmë ka marrë fund. Vendimi ...
TIRANË– Një orë para mbledhjes së Kuvendit, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka mbledhur në seli deputetët për t’i dhënë ...