Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
SHKODËR– Policia e Shkodrës ka ndërmarrë një aksion për goditjen e trafikut të lëndëve narkotike në Shkodër, ku janë sekuestruar 4 mijë fara kanabis dhe 3 aparate celulare.
Në pranga janë vënë dy shtetas:
Zhelko Sekuliq, 29 vjeç, banues në Boriç i Vogël, Malësi e Madhe;
Albert Lami, 34 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”, Shkoddër.
Personat janë arrestuar në flagrancë ku po udhëtonin me një mjet pa leje drejtimi dhe nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kultivim dhe trafikim të kanabisit.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Gracka”.
Sekuestrohen 4000 fara të dyshuara cannabis sativa.
Vihen në pranga 2 shtetas që posedonin farat e kanabisit, me qëllim kultivimin e tyre.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Seksionin e Hetimit të Krimeve kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” në DVP Shkodër, në bazë dhe të informacioneve të marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor antikanabis të koduar “Gracka”, në kuadër të të cilit u bë kapja djhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Zh. S., 29 vjeç, banues në Boriç i Vogël, Malësi e Madhe;
A. L. 34 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”, Shkodër.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin farat e kanabisit, me qëllim kultivimin e tyre në zonat e thella të Dukagjinit.
Në automjetin me të cilin udhëtonin këta shtetas, që drejtohej pa leje drejtimi nga shtetasi Zh. S., i cili nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe tentoi të largohej me forcë, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan 4000 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Gjithashtu u sekuestruan edhe 3 aparate celular dhe 1 automjet.
Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarive kriminale”, në ngarkim të shtetasit Zh. S., ndërsa në ngarkim të shtetasit A. L. u referuan materialet për veprat penale ’’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarive kriminale”.
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
BERAT– Është ndërmarrë një tjetër aksion në lidhje me veprimtarinë e paligjshme në fushën e narkotikëve.Në Polican të Beratit janë sekuestruar 1,4 kg...
TIRANË– Mjeku i njohur Tritan Kalo ka dhënë një lajm të mirë përsa i përket situatës të koronavirusit në vend.Ai me anë të një postimi në Facebook th...
ELBASAN– Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Elbasan-Librazhd pranë fshatit Labinot-Fushë.Një automjet i tipit Volzwagen ka humbur ko...
TIRANË– Popullsia e qarqeve edhe në vitin 2021 ka pësuar rënie në shumicën prej tyre, duke pasqyruar problematikën e fortë demografike, me rënien e lindjev...
TIRANË-Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell, por në zonat jugperëndimore pritet të ketë...
TIRANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një 21-vjeçar me iniciale E.M ka përplasur me makinë qytetarin me iniciale I.C 65-vje...
VORË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotmë në autostradën Tiranë-Durrës. Aksidenti mesohet të ketë ndodhur në afërsi të qytetit të Vorës, me drejtuese ...
BRUKSEL- Gjermania dhe Sllovakia kanë bërë thirrje që BE t’i përmbahet planit origjinal të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që përparojnë drejt anëtarë...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat ditore të të vaksinuarve në vend. Me anë të një postimi në ...
TIRANË- Qindra satelitë kanë përshkruar qiellin mbrëmjen e sotme. Nga videoja e siguruar nga Dosja.al, shihen satelitët, të cilët ecin varg dhe me një dist...