LIVE UPDATES
Aktualitet

Noterja Shpresa Gjoçi, biznesmeni Fishta, Çili bashkë me kunatin e avokatin, ja emrat e arrestuar nga ‘Mezhgorani’/ Veliu

28 Shkurt 2020, 11:33 Nga DOSJA
Noterja Shpresa Gjoçi, biznesmeni Fishta, Çili bashkë me

TIRANE- “Mezhgorani”, një fshat në krahinën e Labërisë është bërë sot emri kryesor i një mega-operacioni ku është arrestuar edhe botuesi dhe pronari i Universitetit Evropian të Tiranës, lajm i zbuluar nga Dosja.al, Henri Çili bashkë me 28 persona të tjerë. Kryepolici, Ardi Veliu ka dalë në një konference urgjente pas finalizimit të operacionit ku dha detaje mbi të arrestuarit, veprat penale për të cilat akuzohen, si dhe qarqet ku është shtrirë. Veliu tha se hetimet kanë zgjatur 6 muaj dhe se operacioni është shtrirë në Tiranë, Fier, Shkodër, Gjirokastër e Durrës. Ndërkohë që për Çilin, ka konfirmuar akuzat përfshirë edhe atë të ushtrimit të ndikimit te gjyqtarët dhe prokurorët.

Noterja Shpresa Gjoçi, ku Henri Cili rregulloi dokumentet e pronave që mori nga Adil Aliko dhe Sait Fishta është pjesë e të arrestuarve, bashkë me biznesmenin Fishta dhe me të vëllain, Besnikun. Gjithashtu, është arrestuar edhe kunati sekser i Cilit, Enri (Gazmir) Ajdinaj.

Dosja.al gjithashtu ka mësuar se disa nga të arrestuarit janë: Xhevair Sejati; Neuland Miçi; Skënder Toska; Armando Hajdinaj; Sidi Ramaj; Erment Beqaraj; Askerd Malkë; Elidon Alikollari; Lisandër Alikollari; Ervin Çela; Ali Hysa; Antonio (Saimir) Hasa; Entilon Kamberaj; Abaz Dani (Mesi); Shpresa Gjoci; Sait Fishta; Besnik Fishta; Henri Çili; Enri (Gazmir) Ajdinaj; Ilir Korbi; Liko Jazi; Amarildo Aliko; Eraldjan Hodo; Renato Riza Toska; Kejsi Kujtim Meço; Edmond Xaka; Kristina Bashi; Adriatik Braka.

Kryepolici Veliu tha se janë 4 episode ku janë sekuestruar 128 kilogramë kanabis, heroinë dhe kokainë, 2 kallëpe tritol, sasi prej 10 mln lekë, 7500 euro, 3500 euro, 7 makina, kontrata noteriale, 3 pushkë, 2 automatik kallashnikov, 8 kallëpe lende plasëse tritol, 620 fishekë, 2 granata difensive, 71 krehër fishekësh, 13 automjete te markave te ndryshme, 40 telefona celular, dokumente noteriale, kontrata, certifikata pronësie të ndryshme dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

NJOFTIMI I PLOTE:

Policia e Shtetit Operacioni policor i koduar “Mezhgorani”. Gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, shërbimet e Policisë Gjyqësore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, Drejtorinë e Forcës së Posacme Operacionale dhe FNSH-në, nën drejtimin dhe bashkëpunimin me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Përmet, pas një hetimi 6-mujor, në funksion të procedimit penal të regjistruar në vitin 2019, për veprat penale “Falsifikimi i kartëmonedhave”, finalizuan me sukses operacionin policor “Mezhgorani“.

Si rezultat i punës hetimore e procedurale nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, duke aplikuar metodat speciale të hetimit u bë e mundur të dokumentohej aktiviteti kriminal për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” ‘’Falsifikimi i kartëmonedhave”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe lëndëve plasëse”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Si rezultat i provave ligjore të administruara, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit të lëshuara nga Prokurori i Çështjes në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet dhe konkretisht:

Xh. S., 37 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

N. M., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

S. T., 38 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

A. H., 30 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

S. R., 30 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

E. B., 31 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

A. M., 25 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

E. A., 25 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

L. A., 29 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

E. Ç., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

A. H., 41 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

A. (S.) H., 37 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

E. K., 33 vjeç, banues në Këlcyrë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

A. D. (M.), 56 vjeç, banues në Krujë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

Sh. Gj., 56 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;

S. F., 60 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”, i dyshuar për veprat penale për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”;

B. F., 57 vjeç, banues ën Shkodër, i dyshuar për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”;

H. Ç., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

E. (G.) A., 34 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” “Mashtrimi”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

I. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim;

L. J., 56 vjeç, banues në Patos, i dyshuar për veprat penale “Falsifikim te dokumenteve”dhe “Mashtrimi”;

A. A., 20 vjeç, banues në Lazarat, i dyshuar për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”;

E. H., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”;

R. T., 32 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit ne krim” dhe “Moskallëzim krimi”;

K. M., 40 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit ne krim” dhe “Moskallëzim krimi”;

E. X., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit në krim” dhe “Moskallëzim krimi”;

K. B., 24 vjeç, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit ne krim” dhe “Moskallëzim krimi”;

A. B., 20 vjeç, banues në Ballsh, i dyshuar për veprat penale “Organizimi i lotarive pa lejuara”dhe “Moskallëzim krimi”;

Gjithashtu, në kuadër të operacionit janë shpallur në kërkim 6 persona dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 12 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale që kanë lidhje me procedimin.

Më parë është bërë arrestimi i shtetasve:

E. B, banues në Shkodër, arrestuar më datë 23.12.2019, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim”, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”;

S. S, banues në Përmet, arrestuar më datë 18.10.2019, për veprën penale , aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”;

Z. B., banues në Shkodër, arrestuar më datë 31.10.2019, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotike”, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”;

I. R., banues në Shkodër, arrestuar më datë 23.12.2019, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotike”, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”;

F. R, banues në Tepelenë, arrestuar më datë 22.02.2020, për “Armëmbajtje pa leje”, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”;

E. A., banues në Tiranë, arrestuar më datë 23.02.2020, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”;

D. D., banues në Përmet, arrestuar më datë 23.02.2020, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”;

Këtyre personave ne 4 episode te ndryshme kohore iu është bërë e mundur t’i sekuestrohet sasia prej 128 kg lëndë narkotike cannabis sativa, droga të forta në formë dozash heroine dhe kokaine, 2 kallëpe lëndë plasëse tritol, shuma parash prej 10 million lekësh, shuma prej 7500 euro, 3500 euro të dyshuara të falsifikuara, 7 automjete, dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe kontrata noteriale të ndryshme.

Në kuadër të operacionit, sot më datë 28.02.2020 u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për kontrollin e 61 banesave, 10 ambienteve Njësi Shërbimi, kontrollin e 33 automjete dhe gjatë ekzekutimit të këtij vendimi u sekuestruan:

3 pushkë automatike me silenciator, 2 automatik kallashnikov, 8 kallëpe lende plasëse tritol, 620 fishekë, 2 granata difensive, 71 krehër fishekësh, 13 automjete te markave te ndryshme, 40 telefona celular, dokumente noteriale, kontrata, certifikata pronësie të ndryshme dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Në këtë operacion u angazhuan 15 grupe të reparteve të FNSH Shkodër Fier e Tiranë, Forca e Posacme Operacionle në Policisë e Shtetit dhe shërbimet e DVP Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e Shkodër.

Nga ana jonë u kryen veprimet procedurale dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Prodhimi dhe shitje narkotikeve “Mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”, Falsifikimi i kartëmonedhave”, Falsifikimi i dokumenteve”, “Moskallëzim i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Mashtrimi”, “Fshehje te ardhurave”, Organizimi i lotarive te palejuara”, “Shpërdorim detyre”

Operacioni është në vijim e për këtë arsye nuk mund të bëjmë me dije detaje që cenojnë vijimësinë e operacionit.

Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar pa kompromis, krimin e organizuar dhe krimin në përgjithshësi, ndaj fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, çdo rast të paligjshmërisë në cilëndo fushë që ajo shfaqet, duke u garantuar reagim të shpejtë profesional e anonimat të sigurt për qytetarët.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abaz dani adriatik braka ali hysa amarildo aliko antioni hasa ardi veliu armando hajdinaj arrestohet henri cili askerd malke besnik fishta edmond xaka elidon alikollari enri ajdinaj entilon kameraj eraldjan hodo erment beqaraj ervin cela henri cili ilir korbi kejsi meco kristina bashi liko jazi lisander alikollari operacioni mezhgorani renato toska sait fishta shpresa gjoci sidi ramaj skender toska suland mici xhevair sejati abaz dani adriatik braka ali hysa amarildo aliko antioni hasa ardi veliu armando hajdinaj arrestohet henri cili askerd malke besnik fishta edmond xaka elidon alikollari enri ajdinaj entilon kameraj eraldjan hodo erment beqaraj ervin cela henri cili ilir korbi kejsi meco kristina bashi liko jazi lisander alikollari operacioni mezhgorani renato toska sait fishta shpresa gjoci sidi ramaj skender toska suland mici xhevair sejati

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë