Aktualitet

RENEA zbarkon në lagjen e Licëve në Shkodër dhe arreston tre të rrezikshmit, mes tyre kushëririn e ‘të fortit’ të Bajrave

Dosja.al mëson se arrestimi i tyre është bërë në kuadër të një megaoperacioni, të zhvilluar mbrëmjen e sotme nga RENEA, FNSH-ja dhe Policia e Shkodrës.
Featured image of article: RENEA zbarkon në lagjen e Licëve në Shkodër dhe arreston tre të rrezikshmit, mes tyre kushëririn e ‘të fortit’ të Bajrave
Përditësuar:

SHKODËR– Tre persona, mes tyre, Xhemiljano Ndou, kushëriri i Barush Bregut, të njohur ndryshe si i forti i Bajrave, kanë rënë në pranga.

Dosja.al mëson se arrestimi i tyre është bërë në kuadër të një megaoperacioni, të zhvilluar mbrëmjen e sotme nga RENEA, FNSH-ja dhe Policia e Shkodrës.

Ndou, mësohet se është arrestuar bashkë me dy të tjerët, teksa udhëtonte në një automjet të llojit “Mitsubish” me targa ‘AA 579FG’, në lagjen e Licëve, një nga bandat kryesore që njihet për përplasjet me fisin Bajri. Pas një kontrolli mësohet se atij i është gjetur një dozë lënde narkotike.

Ndou rezulton të jetë pronar i një prej lokaleve bastesh në Shkodër. Tre të arrestuarit, përfshirë kushëririn e Bregut, mësohet se janë persona të shpallur në kërkim dhe me precedentë penalë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Barush Bregu nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai u arrestua më 4 Maj, gjatë operacioni të FNSH-së dhe RENEA-s në Komunën e Parisit.Bregu, akuzohet se është pjesë e grupit kriminal të Bajrajve, që u arrestuan vjeshtën e 2018-ës në operacionin OAZ.

Bashkë me Bajrjajt, ai akuzohet se ka marrë pjesë në disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në këtë qytet por që ende nuk janë zbardhur. Ai është i dënuar me 4 vite burg për kultivim narkotikësh.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment