Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ish Nënpresidenti Joe Biden dhe Senatorja Kamala Harris u shfaqën për herë të parë në publik së bashku në qytetin Uillmington të Delauerit javën e kaluar. Kjo pas vendimit historik për ta emëruar atë si kandidate për nënpresidente në përpjekjet e demokratëve për të mposhtur Presidentin republikan Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit.
Partia Demokrate zgjodhi Milluokin në shtetin Uiskonsën si qytetin mikpritës të kuvendit të saj, por për shkak të pandemisë nga COVID-19 pjesa më e madhe e ceremonisë zyrtare të emërimit do të zhvillohet përmes internetit. Në kuvend do të marrin pjesë figura të rëndësishme të partisë në të kaluarën dhe të tashmen që nga ish-kandidatja për presidente Hillary Clinton dhe ish-presidenti Barack Obama tek Alexandria Ocasio-Cortez, ligjvënëse në mandatin e parë nga Nju Jorku. Ish-kandidati presidencial dhe senatori aktual, Bernie Sanders, thotë se Kamala Harris forcon dyshen demokrate.
“Si dikush që e njeh prej disa vitesh, besoj se Kamala është tepër e zgjuar; jashtëzakonisht e fortë, dhe nuk do të doja të isha në vendin e Nënpresidentit Pence në një debat me të. Mendoj se ajo është një pasuri për fushatën e zotit Biden. Mendoj se ajo do të jetë mirë në fushatë”, thotë senatori Bernie Sanders.
“E dëgjova sot që ajo nuk i plotëson kërkesat, dhe meqë ra fjala, avokati që shkroi atë pjesë është një avokat shumë i kualifikuar, shumë i talentuar”, tha presidenti Trump
Në një konferencë shtypi kohët e fundit në Uashington, në përgjigje të një pyetje nga Zëri i Amerikës, Presidenti Trump tha se kishte dëgjuar argumenta bindëse që vinin në dyshim ligjshmërinë e zonjës Harris për të kandiduar.
Kamala Harris ka lindur në Oaklënd të Kalifornisë, dhe kritikët I krahasuan vërejtjet e presidentit Trump me pretendimet e tij të mëparshme të rreme që vunë në dyshim shtetësinë e ish-Presidentit Obama.
Këshilltari i lartë i fushatës së presidentit Trump, Jason Miller, fajësoi mediat për përqëndrimin në çështjen e ligjshmërisë së zonjës Harris.
“Nuk është diçka për të cilën po flet ndokush në fushatën tonë. Presidenti tha se nuk është diçka që ne po e ndjekim. Nuk është diçka që na intereson. Dhe, për mendimin tonë, është çështje e mbyllur. Të vetmit njerëz që vazhdojnë ta sjellin atë në vëmendje janë në media”, tha zoti Miller.
Kuvendi Kombëtar Demokrat, ku zoti Biden pritet të marrë dhe pranojë emërimin e partisë si kandidat zyrtar për president zhvillohet nga 17 deri në 20 gusht.
Donald Trumpi do të pranojë emërimin e partisë së tij në Kuvendin Kombëtar Republikan që fillon në 24 gusht.
Marrë nga: VOA
(A.K.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SPANJË- Protesta masive janë zhvilluar ditën e djeshme në Madrid të Spanjës pas vendsojes së disa masve të kufizuese ëpr parandalimin e Covid-19. Spanja k...
KOSOVË-Monumenti NEWBORN, i njohur si simbol i pavarësisë, i vendosur në Prishtinë, do të bëhet me bazament dhe ndriçim. Mediat e kosovare kanë bërë...
Sot është regjistruar temperatura më e lartë në tokë. Sipas mediave të huaja në Parkun Kombëtar “Death Valley” të Kalifornisë ditën e sotme ka qenë 54.4 gradë ...
KOSOVË– Kreu i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai në një postim në rrjetet sociale ku ...
ITALI- Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtuar edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë.Në 24 orët e fundit në të ...
MAQEDONI E VERIUT– Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme ka raportuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 persona si shkak i COVI...
BJELLORUSI- Alexander Lukashenko, udhëheqësi i Bjellorusisë, është shprehur se ai do të jetë i gatshëm të dorëzojë pushtetin pas një referendumi. mediat e huaj...
GREQI- Profesori grek Konstantinos Pangalis, ditën e sottme në një intervistë që ka dhënë për mediat e huaja ka shpjeguar se e cilët janë grekët e sotëm. Në int...
GREQI- Ambasadori gjerman në Athinë, Ernst Reichel është vënë në qendër të kritikave, aq sa shumë zyrtarë kanë bërë thirrje që ai të largohet nga vendi.Kjo pasi...
BRITANI- Më shumë se 100 mijë persona janë regjistruar si vullnetarë për t’u bërë pjesë e testimeve mjekësore për vaksinën e ardhshme kundër virusit COVID-19 në...