Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se të gjithë skeptikët mund të kërkojnë rinumërim të votave për procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së. Në një konferencëm e gazetarët, Berisha tha se Komisioni i numërimit të votave do të jetë i gatshëm që tu heqë edhe dyshimin më të vogël në lidhje me numrin e votave.
“Të dashur miq, nga 430 kandidatura, u zgjodhën 150, u zgjodhën më të mirët ndër më të mirët. Por ju garantoj se mbeten edhe shumë të tjerë si më të mirët ndër më të mirët, pa hyrë në Këshillin Kombëtar. Ata që të gjithë, për kontributin e tyre në PD, vlerat që mbajnë, mbeten padyshim bashkëpunëtorë të çmuar, aktivistë të çmuar, personalitete të çmuara të PD, pavarësisht nga mosvotimi në pragun e duhur për të qenë anëtar i KK. Natyrisht është e pashmangshme që në një votim të tillë të mos ketë edhe hatërmbetje dhe zemërthyerje. Ajo çfarë unë i them çdo njërit prej tyre, në mënyrën më miqësore, qoftë edhe dyshimin më të vogël po të kenë për numërim jo korrekt, le të nderojnë veten dhe PD, duke kërkuar rinumërimin votë për votë të kandidaturës së tij. Komisioni i numërimit të votave është i vendosur të plotësojë çdo kërkesë të kësaj natyre. Nuk mund të refuzohen. Nëse më përpara në këtë parti, e them me keqardhjen më të madhe, delegatët votonin, kurse votat manipuloheshin dhe nuk lejoheshin të rinumëronin, kjo praktikë merr fund njëherë e përgjithmonë. Siç jeni ju dëshmitarë, çdo votë është numëruar para kamerave tuaja dhe kjo është transparenca më e plotë, më e gjerë, në një proces votimi. Ky proces është transmetuar Live në një seri rrjetesh sociale, por edhe rrjeteve televizive. Përveç arkivës digjitale të votës, ekzistojnë edhe fletët e votimit të cilat çdo njeri që dëshiron do të ketë të drejtë t’i kontrollojë, t’i rinumërojë. Imagjinoni për një moment në partinë karshi, e cila në aspekt me votën ngjason me një strukturë të shpellave mafioze ku nuk shihet dhe nuk ekziston vota,”- tha Berisha.
Kuvendi, Berisha: Do na bashkohen të gjithë, Kongresi i PS si Cosa Nostra
(F.m/dosja.al)
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
TIRANË- Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar për raportin e Reporterëve pa Kufij në lidhje me lirinë e medias dhe shtypit në Shqipëri. Me anë të një p...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar me Presidentin e Asosaciont Gjerman-Kosovar në Gjermani, Erhard Buhler. Me anë të një postimi në Faceboo...
LITUANI- Ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Gabrielius Lindsbergis, në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e jashtëm të RMV-së, Bujar Os...
Nga Viola von Cramon për“Friends of Europe”Pavarësisht ndryshimeve premtuese të qeverisjes në vendet e Ballkanit Perëndimor, ende mungojnë reformat e thella. Nd...
TIRANË– Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastari King Smith ka theksuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për gazetarët dhe lirinë e sh...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend, pas fjalimit të presidentit ukrainas Volodymir Zelensky, krahasoi Rusinë me Serbisë. Pasi i ...
TIRANË– Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në mesazhin e tij para ligjvënësve shqiptarë, nëpërmjet një video call, ka kujtuar në Kuvendin e Shq...
KIEV- Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenskyy, në fjalën e tij drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, ka nisur me një urim për festën e Kurban Bajramit. Në fjalën ...
TIRANË– Kryetari Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla i është përgjigjur, Sali Berishës, pas kërkesës të largimit të ambasadorit rus...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi që të anulohen vizat turistike për çdo qytetar rus që kërkon të hyjë në vendin tonë. Pas video-mesazhit...