Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Një nga kushtet për çeljen e negociatave sipas deputetes Rudina Hajdari do të jetë ndëshkimi i të gjithë politikanëve të korruptuar dhe që kanë vjedhur vota.
Gjatë një interviste në rubrikën “Mbrëmje Ide” me gazetaren Mirela Milori, deputetja e opozitës pohoi se kjo ka qenë një kërkesë e faktorit ndërkombëtar, sidomos palës gjermane, në takimet e vazhdueshme që janë kryer.
Rudina Hajdari: Mos harrojmë se krahas reformës zgjedhore, na ndan një muaj nga vendimi i çeljes së negociatave i cili do vijë me kushte të qarta. Ju e patë qartë sot, ishin nëntë kushte dhe një nga kushtet ishte shumë e qartë. Jo në mënyrën e nëntë kushteve pra të detajuara në atë lloj mënyre, por gjithë kohës, sidomos pala gjermane, kanë kërkuar që të ketë ndëshkime ndaj figurave politike që janë të korruptuar apo që janë akuzuar për vjedhje votash. Kanë kërkuar që të ketë ndjekje penale ndaj figurave të rëndësishme politike.
Mirela Milori: Do vendosen kushte për çeljen e negociatave për figura të rëndësishme do të kërkohet ndjekje penale? Në takimet që keni pasur ky ka qenë konteksti?
Rudina Hajdari: Kanë kërkuar që të ketë ndjekje penale dhe ndëshkim të figurave në nivel më të lartë politik, jo vetëm në nivelet e mesme të administratës shtetërore.
Mirela Milori: Çfarë kuptoni me nivel të lartë politik?
Rudina Hajdari: Në funksionet më të larta.
Mirela Milori: Ministra?
Rudina Hajdari: Kjo është një gjë për t’u parë. Nëse rezultojnë të tillë persona të cilët kanë një precedent penal, atëherë patjetër që do ketë ndjekje penale dhe hetim të mëtejshëm në lidhje me këta persona.
Deputetja opozitare tha më tej se pala gjermane nuk ka përmendur emra dhe sipas saj për këtë çështje duhet shikuar vullneti i qeverisë. Sipas Rudina Hajdarit, çuarja përpara e reformës në drejtësi, që ka të bëjë me ngritjen e SPAK, BKH, Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese, është kusht më vete i ndërkombëtarëve.
Për sa i përket komisionit të reformës zgjedhore, deputetja tha se “është një nga betejat që do tregojë vlerësimin e opozitës brenda parlamentit. Mendoj me mënyrën se si do udhëheqim këtë betejë do krijojmë besueshmëri te publiku. Patjetër që është një betejë shumë e rëndësishme”.
Marrë nga ABC news
(a.m./dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Avokati Spartak Ngjela i ftuar në “Real Story” ka folur lidhur me reformën zgjedhore dhe ndikimin e ndërkombëtarëve për të. Në fjalën e tij, Ngjela...
TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora ka komentuar ftesën për dialog pa kushte të kryeministrit Edi Ram...
TIRANË– Është shoqëruar me debate të forta diskutimi për krizën politike në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në Neës 24.Avokati ...
TIRANË- Avokati Spartak Ngjela ndryshe nga se pretendohet, sot në vend, ka deklaruar se në Shqipëri nuk ka krizë politike.I ftuar në emisionin “Real Story”...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pas takimit me kryedemokratin Lulzim Basha dhe me aleatët e tjerë tha se opozita nuk do të lëvizë nga qëndrime...
GJERMANI- Kryetari i Komisionit parlamentar për monitorimin e zgjedhjeve në parlamentin gjerman Patrick Ernest Hermann Sensburg, vlerësoi reformat e ndërmarra n...
TIRANË- Vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave për kalimin në pronësi, të Bashkisë Tiranë, të disa pasurive të paluajtshme në zonën kadastrale 3292, si...
TIRANË– Deputeti i përjashtuar i PD-së, Myslim Murrizi ka reaguar ashpër pas ftesës për dialog që kryeministri Edi Rama i bëri opozitës.Me anë të një statu...
GJERMANI- Kancelarja Angela Merkel ka shprehur hapur se qeveria gjermane ka dhënë një rekomandim pozitiv lidhur me hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedo...
STRASBURG– Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur Kongresin e 7-të të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, të mbajtur në Tiranë.Edhe pse ndod...