Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Tiranë- Pas një interviste rreth 2 orëshe, ku Presidenti Ilir Meta ishte në “Opinion” përballë një paneli gazetarësh, fundi i emisionit u shoqërua me shkëmbim dhuratash mes gazetarit Blendi Fevziu dhe kreut të shtetit.
Pasi i dhuroi Presidentit një stilograf, vetë drejtuesi i emisionit i kërkoi kreut të shtetit t’ia jepte dhuratë Kushtetutën. Presidenti Ilir Meta pasi u mendua për disa sekonda pranoi t’ia jepte Blendi Fevziut, por me kushtin që ta mbajë në një vend të nderuar dhe me dinjitet.
Blendi Fevziu: Tani t’ju kërkoj edhe unë një gjë. Më mirë live…
Ilir Meta: Çfarë?
Blendi Fevziu: A mund të ma jepni Kushtetutën tuaj dhuratë?
Lorenc Vangjeli: Është bashkë me reformën në drejtësi brenda ai.
Ilir Meta: Tani…
Blendi Fevziu: Ma jepni një Kushtetutë se nuk ju gjen gjë? Dhuroni Kushtetutën të paktën.
Ilir Meta: OK, por duhet ta mbash në një vend të nderuar.
Blendi Fevziu: Pa diskutim.
Ilir Meta: Dhe të gjithë shqiptarët duhet ta kuptojnë që kjo është Shqipëria jonë, kjo është Amerika jonë, kjo është Europa jonë dhe vetëm duke dashur Kushtetutën tonë siç duan amerikanët Kushtetutën e tyre do të bëhemi ai vendi që kanë aspiruar të parët tanë dhe që të jetojnë dhe të shkëlqejnë fëmijët tanë këtu. Unë po e puth dhe ta mbash me dinjitet këtë Kushtetutë.
Blendi Fevziu: Në një vend që nuk ka fotografi politikanësh do ta vendos.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Shqipëri-Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri. Lajmet nga politika dhe aktualiteti zënë faqet e para të portaleve. Dosja.al ...
Shqipëri– Dëshira e shqiptarëve për të ikur nuk ndalet. Krahas atyre që po kërkojnë të largohen përmes kontratave të punës, kryesisht në Gjermani, i lartë mbete...
“Korrupsioni dhe krimi i organizuar shihen nga 86% e qytetarëve si pengesat kryesore për integrimin e Shqipërisë në BE” – thotë autori i studimit, Arjan Dyrmish...
TIRANË–Dosja.al zbulon ekskluzivisht se mbrëmjen e së enjtes u arrestua në Tiranë për llogari të Gjykatës së Gjirokastrës, pronari i Universitetit Europian...
TIRANË– Jo më larg se dy ditë më parë, farmacistja Elda Zavalani premtoi se do të dhuronte maska falas për të gjithë qytetarët, që janë në kërkim të tyre d...
TIRANË– Psikologia Lira Gjika ka shkruar rreth ngjarjeve të rënda që mbushën mediat dy ditët e fundit pasi dy gra u vranë nga burrat e tyre. Në një status ...
TIRANË- Presidenti i vendit Ilir Meta, ka shpjeguar në studion e emisionit “Opinion” procedurën e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke shpj...
KORÇË – Një makinë që transportonte 4 refugjatë sirianë, e drejtuar nga një vajzë, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një...
TIRANË– Qendra Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rinjve nga Dhuna Seksuale CRCA/ECPAT ka ftuar të gjithë qytetarët që ditën e nesërme, datë 28 shku...
TIRANË– Mbërrin në Tiranë për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës, efektivi i policisë që u plagos nga Fatmir Kolecaj, 46-vjeçari që vr...