LIVE UPDATES
Bota

Kush do ta paguajë faturën e pandemisë?

11 Shkurt 2021, 07:20 Nga DOSJA
Kush do ta paguajë faturën e pandemisë?

GJERMANI- Ministrit gjerman të Financave i bëhet vazhdimisht e njëjta pyetje: Edhe për sa kohë mund ta përballojë Gjermania mbylljen? “Ne mund të përballojmë atë që është e nevojshme,” përgjigjet gjithmonë socialdemokrati Olaf Scholz.

A është kështu? Në valën e dytë të infeksioneve janë mbyllur prej tashmë katër muajsh restorantet, palestrat, teatrot dhe muzetë. Nga mesi i dhjetorit u mbyllen dyqanet. Shteti u heq kompanive shpenzimet e pagave që këto të mos i pushojnë nga puna punëtorët. Kompanitë marrin ndihma kalimtare, që të mos shpërthejë vala e falimentimeve.

Miliarda shtesë

Deri në 50 miliardë euro janë planifikuar si ndihmë ekonomike vetëm për periudhën nga nëntori 2020 deri në qershor 2021. Kësaj i shtohen edhe kostot e tjera të pandemisë duke filluar nga shëndetësia e deri te mbështetja e familjeve.

Në vitin 2020 qeveria federale u desh të merrte rreth 131 miliardë euro hua, këtë vit janë planifikuar deri në 180 miliardë euro hua.

Grindje në koalicion

Në fakt, brenda koalicionit ka nisur një grindje mbi kostot e pandemisë. Në mars 2021, ministri i Financave duhet të paraqesë pikat kryesore për buxhetin e vitit 2022 dhe planin financiar për vitet e mëpasshme. Ekonomia ka rënë, fuqia ekonomike ka rënë. Edhe të ardhurat po bien në mënyrë të vazhdueshme.

Lind pyetja se nga do të vijnë të ardhurat, nëse në vitin 2022 do të hyjë në fuqi rregullorja e frenimit të huasë, për momentin e shfuqizuar për shkak të pandemisë? Ajo lejon që shteti të hyjë në borxh të ri strukturor në masën deri në 35% të të ardhurave të brendshme bruto.

Si do të mbyllen boshllëqet?

Gjermania është në vit zgjedhjesh, dhe askush nuk flet për mundësinë e uljeve të shpenzimeve shtetërore. Ministri i ekonomisë, Peter Altmeier, CDU, ka hedhur idenë e shitjes së aksioneve nga të Postës dhe Telekomunikacionit, të cilat gjatë pandemisë kanë pësuar një rritje të madhe në vlerë.

Një variant tjetër do të ishte ndryshimi i ligjit themelor dhe rritja kuotës së borxhit për disa vjet. Para pak kohësh këtë e propozoi drejtori i kabinetit të kancelares Merkel, Helge Braun. Por ky propozim u prit me shumë kritika nga kolegët e partisë së vet, CDU.

Tatim mbi pronën

Ministri i financave Scholz, i cili vetë do të kandidojë për socialdemokratët për postin e kancelarit, është për tatimin e pronës. “Është e pamundur të mendosh se mund të arrijmë ta kapërcejmë këtë fazë pa një sistem të drejtë tatimor derisa të kthehemi sërish në vijën e rritjes ekonomike e ku të na ndihmojë vetë ekonomia”, tha Scholz para ca kohësh.

Qarqet më të majta janë të mendimit se, veç tatimit mbi pronën, mund të vihet edhe një taksë shtesë pasurie, si ajo që iu kërkua gjermanëve pas shkatërrimit të Gjermanisë, pas Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 2012, të Gjelbrit e propozuan një taksë të tillë në Bundestag, asokohe për të përballuar barrën e tatimeve të krizës së financave.

Shufra ari në bodrum?

Ekonomisti Clemens Fuest, President i Institutit Ifo në Mynih, e konsideron të tepruar taksën e pronës prej dhjetë deri në 20 përqind të vlerës neto. “Pas luftës kemi pasur një shkatërrim të pabesueshëm të shtëpive dhe infrastrukturës, imigrim të miliona njerëzve që nuk kishin asgjë,” tha para pak kohësh në një leksion në internet. Kriza e Coronës është “e keqe, por nuk mund të krahasohet me krizën e asaj kohe.”

Vendet që kanë vendosur taksë mbi pronën janë shumë të rralla. Prandaj, është thuajse e sigurt se kjo do të kishte si pasojë largimin e kapitalit, thotë Fuest. “Kjo do të çonte në më pak rritje dhe më pak të ardhura nga burime të tjera të taksave”, Fuest mendon se të ardhurat shtetërore mund të rriten vetëm ose me rritjen e tatimit mbi të ardhurat ose me rritjen e tatimit mbi vlerën e shtuar.

MARRË NGA DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota clemens fuest olaf scholz clemens fuest olaf scholz

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale